Gjyqtarët

Korrupsioni në gjyqësor, ose gjyqtarët hajdutë, kërkesë e panegociueshme nga BE

Postuar në 24 Nëntor, 2015 18:48

Bashkimi Europian po shprehet shumë qartë së fundmi për situatën e korrupsionit në Shqipëri. Sidomos në gjyqësorin shqiptar. Fjalët e hapura, akuzat direkte, vijnë nga ambasadorja e BE-së në Tiranë si konstatime, njësoj siç flitet nga shumëkush në Shqipëri. E ndërkohë që edhe vetë kryeministri e quan gjyqësorin një korporatë, apo më keq, askush nuk i kërkon atij, apo ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin, të provojnë atë që thonë. Gjithsesi deklaratat e Vlahutin duhen marrë si adresime direkte të BE-së që e ftojnë politikën të veprojë:

Nishani: Problemi më i madh është kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika

Postuar në 30 Tetor, 2015 08:48

Në një intervistë në “Top Story” me gazetarin Sokol Balla, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani duke folur për reformën në drejtësi, tha se drafti i komisionit të posaçëm ka propozime që bien ndesh me Kushtetutën, duke krijuar precedentë të rrezikshëm.  “Më shqetëson ekzistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. Problemi im më i madh është te kapja e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar nga politika. Edhe thirrjet e kryeministrit janë problem për mua, reforma s’mund të bëhet me thirrje dhe deklarata.

Të huajt marrin në dorë kontrollin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 09:53

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që janë aktualisht në detyrë do t’i nënshtrohen një verifikimi të imtësishëm të pasurisë dhe  lidhjeve të mundshme me krimin dhe performancës profesionale. Kështu do të konsiderohen të ligjshme vetëm të ardhurat për të cilat janë paguar taksa dhe tatime, ndërsa gjyqtarët dhe prokurorët që nuk do mund të justifikojnë pasurinë e tyre do të shkarkohen nga detyra.

Gazeta “Mapo” shkruan se për të bërë vlerësimin dhe rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve të tyre ligjorë do të krijohet Komisioni i Pavarur I Kualifikimit.

Pages

Subscribe to RSS - Gjyqtarët