gjykata

Profesionet e lira fitojnë betejën me qeverinë

Postuar në 14 Korrik, 2016 18:45

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nenin e ligjit që u përcakton pagën profesioneve të lira dhe mbi këtë pagë trefishoi pagesat e kontributeve. Me ndryshimet e bëra, 23 profesione të lira do të paguanin kontributet mbi pagën, e cila varion nga 40.500 lekë deri në 88.800 lekë. Për përcaktimin e nivelit të pagës u morën parasysh 6 kritere, duke nisur nga lloji i profesionit, zona, vitet e punës, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik dhe statuti i profesionit.

Burg për 2 nga 7 të pandehurit e skandalit të barnave. Liri me kusht për drejtorin e LSI, Pjerin Xhuvani

Postuar në 10 Korrik, 2016 18:50

Vetëm dy nga 7 të pandehurit për skandalin e barnave të rimbursueshme do të qëndrojnë me burg. Për 5 të tjerët Gjykata e Tiranës vendosi liri me kusht. Sipas vendimit me 4 vjet burg u dënua për akuzën e “mashtrimit” dhe “falsifikimit” i pandehuri Hysni Roçi, pronari i 5 farmacive që falsifikonin receta për ilaçet e rimburësueshme. Fatbardh Budo ish-punonjës i Fondit të Rimbuërsimeve i cili kishte për detyrë verifikimin e këtyre farmacive, u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Arrest me burg për Anjeza Shabanin

Postuar në 23 Qershor, 2016 12:56

Anjeza Shabani, administratore e kopshtit “Diren” u la në burg nga Gjykata e Tiranës. Prokuroria kërkoi mbajtjen e saj në burg për dy vepra penale atë të  “Dhunimit të të Miturve” dhe “Abuzimit me detyrën” pas skandalit të publikuar në emisionin “Stop” ku ajo shfaqet duke dhunuar një fëmijë 3-vjeçar. Dy edukatore të kopshtit “Diren” kanë dëshmuar në Prokurori se Anjeza Shabani ushtronte vazhdimisht dhune ndaj fëmijës 3 vjeçar, ashtu siç është parë ne videon e transmetuar nga emisioni “Stop”, në Televizionin Klan.

Informacioni i munguar nga Bashkia Tiranë, Gjykata rrëzoi kërkesat që kishin kaluar afatin e ankimimit. Olli: “Do ridepozitojmë kërkesat”

Postuar në 17 Qershor, 2016 17:45

Sot  këshilltarët e PD-së në Bashkinë e Tiranës kanë deklaruar se kanë fituar gjyqin në Gjykatën Administrative për kërkesën për informacion që kanë bërë ndaj Bashkisë së drejtuar nga Erjon Veliaj. Mirëpo pak më vonë doli në qarkullim një lajm se kjo nuk ishte e vërtetë, se gjykata ka rrëzuar kërkesën e këshilltarëve të PD-së. Ngjan disi e çuditshme sesi gjykata mund të rrëzojë një kërkesë për informacion!!!

Këshilltarët e PD-së në Bashkinë Tiranë fitojnë gjyqin. Gjykata detyron kryetarin e Bashkisë Erjon Veliaj të japë informacion

Postuar në 17 Qershor, 2016 13:31

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj detyrihet nga Gjykata Administrative që të japë informacion për këshilltarët e kësaj bashkie që i përkasin Partisë Demokratike. Situata absurde u bë e njohur para disa javësh kur këshilltarët denoncuan mosdhënien e informacionit duke paralajmëruar padinë civile. “Ashtu sikundër ju kemi bërë me dije, prej më shumë se 2 muajsh kemi qenë të detyruar, si rezultat i teatrit absurd të z.Veliaj, për të fshehur çdo informacion, t’i drejtohemi Gjykatës Administrative.

Projektligji i ri/Krijohet Gjykata e Falimentit

Postuar në 13 Qershor, 2016 13:51

Qeveria ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektligj që synon t’i japë zgjidhje problemit të falimentit të bizneseve. Në të parashikohet edhe ngritja e Gjykatës së Falimentit, që do të funksionojë brenda Gjykatës së Rrethit. “Gjykata...do të ketë kompetenca të shtuara për të gjitha procedurat e falimentit, duke përfshirë edhe bllokimin e pasurisë së debitorit, por edhe përcaktimin e një administratori të përkohshëm për kompaninë debitore që është në proces falimenti.

Gjykata Kushtetuese pranon shqyrtimin e kërkesës së Shukri Xhelilit për t'u rikthyer në detyrë

Postuar në 13 Qershor, 2016 12:35

Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtojë kërkesën e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë, Shukri Xhelili për rikthimin e tij në detyrë.

Hetimi për përgjimet, Gjykata konfirmon masën arrest shtëpie për dy punonjësit e policisë

Postuar në 10 Qershor, 2016 14:12

Arrest shtëpie për dy punonjësit e policisë së shtetit, Artion Duka dhe Entiol Xhelilaj. Kjo masë sigurie është rikonfirmuar nga Gjykata e Tiranës për dy oficerë policie që akuzohen se kanë kryer veprime të paligjshme me pajisjen përgjuese dhe kanë patur kontakt me këtë aparaturë.
Javën që vjen pritet që të shqyrtohet në Apel masa e sigurisë për për ish-drejtorin e Policisë, Haki Çako. Politika ka reaguar duke e cilësuar kriminale vendimin e gjykatës. Mbetet për t’u parë se cili do të jetë reagimi nëse masa e sigurisë për Çakon do të konfirmohet.

PS: Korrigjuar

Kryeministri si kastigues gjykatash dhe gjykatësish

Postuar në 08 Qershor, 2016 15:13

Një ditë pasi gjykata vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të Policisë, Haki Çako, në kuadër të hetimeve për pajisjen përgjuese, dy personat të prekur direkt në këtë aferë, ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministri Edi Rama, kanë reaguar duke përdorur gjuhën e forcës. Ministri shprehu që dje mbështetje për oficerët e shkarkuar, një sinjal që merr kuptime të tjera në kushtet e një personi që është në presionin hetimor.

Raporti psikologjik për Fullanin: “I shqetësuar për stabilitetin ekonomiko – financiar të vendit. Pagjumësi dhe mungesë oreksi”

Postuar në 20 Maj, 2016 17:49

19 faqe analizë psikologjike për Ardian Fullani. Arrestimi i tij dhe shkarkimi nga detyra e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, kanë sjelle pasoja për shëndetin dhe qëndrueshmërinë psikoogjike, të gjitha të analizuar nga psikologia Jonida Haxhiu, përcjellë nga “Panorama”. “Dëmi psikologjik, moral e ekzistencial i shkaktuar tek ish-Guvernatori, pas shkarkimit nga puna, është në nivel maksimal”, shkruan psikologia në raportin e vet, administruar dje si provë nga Gjykata Administrative.

Pages

Subscribe to RSS - gjykata