Gjykata Kushtetuese

PD, thirrje Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Koço Kokëdhimës

Postuar në 25 Janar, 2016 13:07

Partia Demokratike dha sot një shfaqje të arrogancës së saj me sistemin e drejtësisë, kulturë që ka shoqëruar klasën politike këto 25 vjet. Deputeti Eduard Halimi, i cili udhëheq grupin demokrat të reformës në drejtësi kërkoi nga Gjykata Kushtetuese të zbardhë e të bëjë efektiv sa më parë vendimin për rastin e deputetit Koço Kokedhima, i cili sipas opozitës është në 150 shkelje të ligjit themelor, duke përfituar fonde publike me biznesin e tij. "Nën presionin e Edi Ramës, vendimi ende nuk është zbardhur dhe nuk është bërë efektiv.

Presidenti vihet në lëvizje kundër mazhorancës. Çon në Kushtetuese ligjin e pronave

Postuar në 23 Janar, 2016 12:46

Presidenti i Republikës ka deklaruar se do të çojë në Gjyaktën Kushtetuese ligjin e ri të pronave. Kjo iniciativë e kreut të shtetit vjen dy ditë pasi Kuvendi rrëzoi dekretin e tij për rishqyrtim të ligjit. Shumica nuk i ndryshoi asnjë nen ligjit në fjalë që është debatuar shumë që nga propozimi i tij.

Qeveri të plotfuqishme. Një shembull i ngjashëm me Shqipërinë në Poloni

Postuar në 24 Dhjetor, 2015 18:08

Parlamenti i Polonisë ka miratuar së fundmi një ligj që ndryshon disa aspekte të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese. Siç njofton “Euobserver” ligji i ri detyron shumicë të cilësuar për vendimet e Gjykatës Kushtetuese, në ndryshim nga sa është sot, ku vendimet merren me shumicë të thjeshtë. Po kështu parashikohet që të zgjatet në tre ose gjashtë muaj nga dy javë që është sot, afati brenda të cilit Gjykata duhet të shprehet për një çështje që është kërkuar nga pal të ndryshme.

Shkrepje bosh nga qeveria. Gjykata Kushtetuese rrëzon nismën e Tahirit për armëmbajtjen pa leje

Postuar në 20 Dhjetor, 2015 10:22

Nismat e vitit të kaluar të Ministrisë së Brendshme për të ashpërsuar dënimin e personave që arrestohen për veprat penale të armëmbajtjes pa leje, cilësohen si antikushtetuese. Është ky vendimi më i fundit i Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzon në këtë mënyrë qeverinë për shtimin e masës së dënimit për rastet e mbajtjes pa leje të armëve dhe eksplozivit nga 5-8 vjet burgim dhe në rrethana cilësuese nga 15-20 vjet burgim, kur eksplozivi mbahet, transportohet për qëllime kriminale.

Ndalimi i një partie: Rasti i Partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë

Postuar në 10 Dhjetor, 2015 16:19

Gjykata Kushtetuese Gjermane është ajo që do ta marrë tani vendimin. Mundësisht një vendim sa më përfundimtar dhe të pakontestueshëm. Pengesat për të ndaluar një parti në Gjermani janë të larta. Asnjë ministër, asnjë parti në Bundestag nuk lejohet ta ndalojë pa e zgjatur një parti tjetër.

PD, dy nisma ligjore për të devijuar çështjen CEZ

Postuar në 24 Shtator, 2015 21:43

Në mbrëmje Partia Demokratike iu kundërpërgjigj deklarateve të Ilir Metës për një hetim ndërkombëtar të akuzave ndaj aferave në CEZ, duke tentuar ta devijojë çështjen në atë që në fakt nuk është thelbi i problemit.

 Partia Demokratike ka të akuzuar publikisht ish-ministrin e saj, Ridvan Bode për ndikimim të paligjshëm në uljen e çmimit të energjisë që KESH do t’i shiste CEZ Shpërndarje, në këmbim të aprovimit nga çekët të një kompanie të sugjeruar nga ish-drejtuesit e ERE-s (Entit Rregullator të Energjisë).

Pages

Subscribe to RSS - Gjykata Kushtetuese