Gjermani

Dyshime për korrupsion

Postuar në 24 Shkurt, 2017 09:52

Ngritja në sondazhe për Martin Schulz, i cili pretendon të vihet përballë Angela Merkel në zgjedhjet e ardhshme, u prit mirë edhe në disa qarqe në Shqipëri. Njësoj si italiani Pitella, ai shitet në mediat pranë qeverisë si mik i Edi Ramës. Por kjo miqësi mund të mos marrë publicitetin që normalisht do të kishte në një vend si Shqipëria, pasi Schulz është nën dyshime serioze për korrupsion. Ngjan thuajse e jashtëzakonshme, por ja që edhe miqtë e Edi Ramës dyshohen për korrupsion.

Rezistojnë neonazistët në Gjermani, NPD parti e ligjshme

Postuar në 17 Janar, 2017 11:22

Gjykata Kushtetuese në Gjermani ka pranuar se objektivat e partisë neonaziste NPD janë në konfliktit me Kushtetutën, por konsideroi se kjo organizatë politike nuk është në gjendje të përmbysë rendin Demokratike, ndaj dhe rrëzoi kërkesën për ta nxjerrë atë jashtë ligjit.
Kështu për herë të dytë dhe mesa duket përfundimtare, Gjykata i njeh të drejtën Partisë neonaziste të vazhdojë të ekzistojë. 

Vritet në Milano atentatori i masakrës në Berlin (Foto)

Postuar në 23 Dhjetor, 2016 12:05

Vritet në Milano 24 vjeçari tunizian i dyshuar për sulmin terrorist në Berlin. Aniz Omri, njeriu më i kërkuar nga policia gjermane që prej të mërkurës, u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë mëngjesin e të premtes në San Giovanni të Milanos.
Ishin karabinierët italianë që ndaluam për një kontroll të rastësishëm dy burra, njëri prej të cilëve nxorrën armë dhe shtoi kundër tyre, duke thënë "Allahu Ekber" para se të vdiste.

Autori i masakrës së Berlinit, i arrestuar 3 here nga policia gjermane

Postuar në 21 Dhjetor, 2016 21:49

Teksa të gjitha forcat e sigurisë në Gjermani janë vënë në gjurmët Anis Amri, 24-vjeçarit tunizian, i dyshuari kryesor për masakrën e Berlinit që shkaktoi 12 viktima dhe 48 të plagosur, detaje të reja publikohen rreth tij.Siç raportojnë mediat e huaja, personi më i kërkuar në Europë ka qenë i dënuar në Itali me 4 vjet burg, pasi në vitin 2012 kishte djegur një shkollë. Ai e vujti dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Uçardones në qytetin e Plaermos ku sipas autoriteteve italiane ishte shfaqur në disa raste si një person i dhunshëm.

Përdhunohet dhe vritet vajza e zyrtarit të lartë të BE-së

Postuar në 05 Dhjetor, 2016 11:10

Një emigrant afgan ka pranuar se është autori i vrasjes së një studente mjekësie, e cila punonte si vullnetare në një kamp refugjatësh në Gjermani. Maria Ladenburger, ishte vajza e një zyrtari të lartë të Bashkimit Evropian.
Ajo po kthehej me biçikletë nga një festë që ishte organizuar në qytetin universitar të Freiburg kur u sulmua në rrugë. Autori e përdhunoi, e vrau dhe më pas trupin e pajetë të vajzës e hodhi në ujërat e lumit Dreisam.

Kandidon për mandatin e katërt

Postuar në 20 Nëntor, 2016 13:50

Angela Merkel i dha fund dilemës që e mundonte prej kohësh nëse duhet të rikandidonte për një mandat të katërt si kancelare e Gjermanisë. Nga selia e partise demokristiane ajo bëri publik vendimin për të garuar serish per postin qe ajo mban tashme prej 11 vitesh. Merkel tha se pret te perballet me fushaten me te veshtire deri me sot, ndersa u zotua se do te lufotje per vlerat e kombit dhe menyren Gjermane te jetes. “Beteja për vlerat tona dhe mënyrën tonë të jetesës do të jenë dy shtyllat kryesore të programit.

A po vjen fundi i Merkel?

Postuar në 24 Shtator, 2016 13:17

Edhe pse kancelarja gjermane kohët e fundit ka pranuar se  ka bërë gabime me çështjen e emigrantëve shumica e gjermanëve beson se Angela Merkel nuk do të rifitojë besimin e tyre. Sipas një sondazhi të revistës Focus. Dhe nuk janë vetëm votuesit e partive ekstreme të krahut të djathtë si Alternativa e Popullit për Gjermaninë (AFD) që e besojnë këtë, por edhe mbështetësit e saj.

Gjermania refuzon “spiunët” e Erdogan, nuk pranon gjuetinë ndaj gulenistëve

Postuar në 15 Gusht, 2016 12:51

Policia turke ka kryer bastisje në tri gjykata të Stambollit pas lëshimit të urdhër-arresteve ndaj 173 anëtarëve të administratës së gjykatave në kuadër të hetimit për tentativën e  grushtit të shtetit muajin e kaluar. Ndërkohë, kryebashkiaku i Berlinit tha se  zyrtare turq i ishin afruar duke i kërkuar atij të identifikonte mbështetësit e Gulen në Gjermani,  diçka që ai refuzoi kategorikisht.

Dënohen me burgim të përjetshëm dy agjentë të UDB-së

Postuar në 14 Gusht, 2016 13:27

Gjykata e Mynihut (Muenchen), pas përfundimit të gjykimit kundër dy ish shefave të UDB-së jugosllave, Zdravko Mustaç dhe Josip Perkoviq, i shpalli ata fajtorë për vrasjen e emigrantit kroat Sthjepan Gjurekoviqit dhe i dënoi me burgim të përjetshëm, njofton agjencia e lajmeve INA.

Operacion pastrimi nga radikalët islamikë në Gjermani, kontrolle të rrepta në të gjitha xhamitë

Postuar në 10 Gusht, 2016 12:40

Policia gjermane ka kryer një sërë operacionesh kundra të dyshuarve si të lidhur me shtetin islamik. Aksioni i përbërë nga 150 agjentë kishte si objektiv predikuesit esktremistw, të cilët sipas akuzës rekrutonin të rinj për të luftuar në Siri dhe Irak. Operacionet u realizuan konkretisht në Duesseldorf, Duisburg dhe Dortmund. Operacioni vjen një ditë pasi policia arrestoi pranë një stadiumi një 24 vjecar refugjat sirian i dyshuar se ishte një përfaqësues i lartë i ISIS dhe planifikonte sulme gjatë Bundesligës.

Pages

Subscribe to RSS - Gjermani