gjergj frasheri

Kritikë shkeljeve, operacion plastik në Kishën e Labovës së Kryqit

Postuar në 26 Prill, 2017 08:32

Kjo është një përgjigje për kolegun tim Arkitekt Restaurator Reshat Gega, i cili para disa ditësh ka njoftuar mbi “dëmtimet kriminale që po kryhen aktualisht  në Kishën e Shën Mërisë në Labovë të Kryqit“, të cilën e çmoj si reagim profesional me kurajo qytetarie (Reshat Gega, Alarm, po shkatërrojnë Kishës e Labovës së Kryqit, Dritare.net, 15.04.2017). E kam të lehtë t’i bashkohem denoncimit tënd i nderuar koleg, sepse je ndër të paktët arkitektë restauratorë idealistë të mësuar që i kanë mbetur këtij vendi prej shkollës klasike të viteve 70’-80’.

Tragjedi dhe komedi arkeologjike në Velierën e Durrësit

Postuar në 10 Prill, 2017 20:39

Sakrifikimi i lëndës arkeologjike për hir të ansamblit të Hyrjes së lashtë  Dyrrahut antik dhe Durrësit mesjetar pranë Portit, për t’i lënë vend ndërtimit të skulpturës arkitektonike “Vela/Veliera” hyri tashmë në histori – si kryevepër dhunimi që mund t’i jetë shkaktuar ndonjëherë pasurisë arkeologjike të këtij qyteti të famshëm mesdhetar në jetën e tij mijëravjeçare.

Prepotencë shtetërore dhe servilizëm institucionesh kundër arkeologjisë

Postuar në 17 Shkurt, 2017 08:42

E mora përsëri lapsin për ndodhitë arkeologjike në hapësirën “Vela/Veliera” të Durrësit, megjithëse e çmova të mjaftueshëm sqarimin që bëra në intervistën televizive në rubrikën e lajmeve të orës 19,30 të  Report Tv më 09.02.2017, si dhe intervistën më shkrim të botuar në gazetën Shqiptarja.com ( Kush do të fitojë, Vela prej Betoni e kryetarit apo Hyrja e Lashtë e Dyrrahut?, 10.02.1017).

Zoti Ministër, ikët nga kolltuku pa më dhënë përgjigje

Postuar në 18 Shtator, 2016 16:37

Para pak ditësh, ministri Haxhinasto e braktisi papritur zyrën e tij qeveritare të radhës. M’u shfaqën gjeneralët e bujshëm të Romës antike, të cilëve, sapo kishin fituar betejën e çastit, u vinte me urgjencë urdhri nga Perandori që të hidheshin me furi në betejën tjetër, për shembull të bindnin me dhunë popullin e provincës që të votonin Çezarin dhe jo Pompeun.

Subscribe to RSS - gjergj frasheri