Gjeorgji

Stalini krah një shenjtoreje, debati i ri në Gjeorgji

Postuar në 13 Janar, 2024 09:37

Një ikonë ku shfaqet Stalini ka hapur një debat të ri në Gjeorgji. Ikona e paraqet ish-liderin komunist ndërsa bekohet nga Shën Matrona e Moskës, një vizionare dhe shëruese ruse e shekullit XX.

Por Kisha Ortodokse Gjeorgjiane ka rezerva për vërtetësinë e asaj që paraqet ikona e vendosur në një katedrale të Tbilisit.

Patriarkana e Gjeorgjisë thotë se nuk ka shumë prova që mbështesin faktin se Stalini dhe shenjtroja janë takuar ndonjëherë dhe për këtë arsye u ka kërkuar dhuruesve të bëjnë ndryshime në të.

Profil/Saakashvili dhe fundi i shpresës transformuese të elitave të reja

Postuar në 07 Dhjetor, 2017 15:22

Për një "i": Intervista e rreme e ish-shefit të MI6 që u kontrabandua përmes "The Guardian"

Postuar në 14 Gusht, 2017 10:19

Një intervistë e ish-shefit të shërbimeve sekrete britanike John Scarlett u qarkullua dy ditë më parë online në një faqe që kishte url dhe pamjet grafike identike me gazetën “The Guardian”. E përgatitur me kujdes, intervista synonte të kontrabandonte te lexuesi perëndimor një narrativë ruse për ngjarjet e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, duke ia faturuar ato ish-shefit të shërbimit britanik. Zbulimin e këtij lajmi të rremë e ka bërë Peter Pomerantzev, por atë e ka sjellë në vëmendje Anne Applebaum.

Shteti si Punë Laboratori, Shehaj e Tatimeve drejt Gjeorgjisë për një model të ri

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 04:53

Drejtoresha e Tatimeve Briseida Shehaj dhe një pjesë e drejtuesve të kësaj drejtori janë nisur për në Gjeorgji. Burime nga Ministria e Financave bëjnë me dije se aryse e kësaj vizite që do të zgjasë 6 ditë është njohja dhe marrja e përvojës së Gjeorgjisë në bashkimin e tatimeve dhe doganave në një institucion. Gjeorgjia mbahet si vendi me suksese në lëmin fiskal dhe me sa duket qevria shqiptare mendon që të provojë edhe këtë gur në rritjen e performancës në administrimin fiskal.

Kush tha që Meta nuk del dot jashtë shtetit? Ka dy ditë që po jep leksione demokracie në mes të Kaukazit

Postuar në 15 Shtator, 2015 21:39
Subscribe to RSS - Gjeorgji