gara

Usain Bolt, "mbreti" i 100 metrave, fiton sërish medaljen e artë (Video)

Postuar në 15 Gusht, 2016 09:33

Usain Bolt fitoi medaljen e parë të artë në Olimpiadën e Rios dhe të tretën radhazi në Lojrat Olimpike. Në finalen e garës së 100 metrave për meshkuj xhamajkani vendosi kohën 9 sekonda e 81 të qintat. Kampioni i botës në fuqi e nisi jo mirë garën, por fitoi epërsi në metrat e fundit, duke prerë i pari finishin.

Pas tij në podium u ngjitën amerikani Xhastin Gatlin dhe kanadezi Andre De Grase. Pas garës Usain Bolt deklaroi se këto janë lojërat e fundit olimpike për të, por më parë duhet të marrë pjesë në garën e 200 metrave dhe stafetën 4x100 metra.

Cliton kryeson në sondazhe, në avantazh me 11% ndaj Trump

Postuar në 11 Qershor, 2016 10:47

Hillary Clinton kryeson me 11 pikë përqindjeje të Donald Trump në garën e zgjedhjeve presidenciale, sipas një sondazhi të kryer nga kompania Ipsos për llogari  të Reuters.

 Clinton mban pothuajse të njëjtën distancë me kandidatin e republikanëve zhvilluar në anketën e javës së kaluar.

Sipas sondazhit, 46% e votuesve janë në favor Klinton, ndërkohë që 34.8% në favor të Trump. 19.2% e votuesve nuk  mbështesin asnjë prej dy kandidatëve.

Në sondazhin e kryer nga e hëna deri të premten  morën pjesë 1.276 votues shkalla e gabimit është ± 3,2%.

Shqipëria nuk ka profesionistë, por liderët nuk mungojnë. Ca i shpall BBC-ja, ca konkursi, por asnjëherë Vota

Postuar në 07 Maj, 2016 17:03

Shkruan kryeministri në Facebook: "Neser ne 11.30 nis nga Teatrit i Durresit gara kombetare per lideret e rinj ‪#‎FRESSHVOICE.‬ 190 konkurente perballe jurise ne nje gare unikale"(https://www.facebook.com/edirama.al/?fref=ts). 

Trump, kandidati i republikanëve. Tërhiqet edhe Kasich, megjithë spotin e huazuar nga “Star Wars”

Postuar në 04 Maj, 2016 19:08

Donald Trump është përfundimisht kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë pasi rivali i tij kryesor, Ted Cruz u dorëzua, armët në tokë i uli edhe John Kasich, Guvernator i Ohio. Ky i fundit deklaroi dje se do të vazhdonte garën, duke shpallur përmes një spoti që imitonte pasazhet hyrëse të “Star Wars” se ai ishte “E vetmja shpresë”. Në fak ka zgjatur vetëm disa orë, pasi sot Kasich ka njoftuar një takim në shtetin e tij, duke anulluar aktivitete në Washington.

Sa gënjejnë kandidatët amerikanë për president?

Postuar në 24 Prill, 2016 12:56

Faqja amerikane e internetit, "PolitiFact", e cila ka marrë çmimin "Pulitzer" për kontrollin e vërtetësisë së deklaratave të politikanëve, ka llogaritur se kandidtati republikan për president, John Kasich, ka nivelin më të lartë të vërtetësisë së deklaratave që ka bërë gjatë fushatës presidenciale aktuale – 52%. Ai ndiqet nga Hillary Clinton, e cila i ka patur deklaratat 50% të vërteta dhe nga Bernie Sanders me 49%. Më të pavërteta i ka patur deklaratat kandidati Donald Trump – vetëm 9% të deklaratave të vërteta – i ndjekur nga kandidati Ted Cruz, me vetëm 22% të deklaratave të vërteta.

Teza e Blushit: 100 mijë > 1 milion

Postuar në 12 Shkurt, 2016 11:11

Ben Blushi ka kohë që ka nisur një sulm frontal ndaj Edi Ramës – si për qeverisjen që ky i fundit po i bën vendit, ashtu dhe drejtimin që po i bën PS-së. Akuzat e Blushit nuk janë të tipit të oponencës ndaj Ramës për çështje të veçanta, por të një opozite të plotë ndaj pothuaj çdo gjëje që bën Rama. Dhe zgjidhja që ka ofruar Blushi është kryerja e zgjedhjeve për kryetar të PS-së me parimin “një anëtar, një votë”, siç e kërkon statuti, dhe vajtjen e tij në krye të qeverisë, në qoftë se i fiton zgjedhjet brenda partisë, po siç e kërkon statuti.

PS-ja ka më në fund një alternativë reale përballë Edi Ramës për garën për kryetar

Postuar në 29 Janar, 2016 00:18

Ben Blushi ka folur dje në mbrëmje në “Top-Story” për situatën kritike ku ndodhet Partia Socialiste, demokracia e saj e brendshme, kuptimi i garës politike brenda saj si dhe raporti me zgjedhësit. Ai ka përsëritur akuzat e njohura të tij për Edi Ramën, që përcaktohet këtu si njeriu që ka kthyer në model qeverisjeje dhe dominimi aleancën me banditë dhe me transformimin e PS-së në një strehë për njerëz që po e shkatërrojnë hierarkinë e vlerave të trashëguara në të.

“Një ditë pa makina”, një kauzë e madhe për amerikanët

Postuar në 19 Shtator, 2015 11:00

“Një ditë pa makina” mund të jetë dhe një ditë feste dhe argëtimi. Kështu kanë zgjedhur ta kalojnë amerikanët në Baltimorë. Prej 7 vitesh, më shumë se 41 milion mjete bëjnë pushim në aksin rrugor tepër të gjatë siç është tuneli i Fort McHenry. Ata e konsiderojnë një kauzë të madhe këtë datë jo vetëm në përfitime materiale, por edhe ato shëndetësore. Shumë garues shprehen se është një emocion i veccantë. Mandej një festë e madhe në mbrëmje mes miqsh, ushqim zgare dhe birra. Mijëra njerëz përfshihen në maratonën këmbësore duke vrapuar përgjatë këtij aksi rrugor.

Trump: “Nëse zgjidhem president i Amerikës do të dëboj 11 milionë klandestinë nga vendi”

Postuar në 16 Gusht, 2015 09:34

Bëhet gjithnjë e më agresiv Donald Trump, miliarderi amerikan që kandidon për postin presidencial në zgjedhjet amerikane 2016. Kandidati presidencial është i gatshëm të shpenzojë një miliard dollarë të aseteve të tij, nëse republikanët do ta mbështesin atë në fushatën zgjedhore. Trump thotë se është gati të shpenzojë një miliard dollarë për kandidim, dhe nëse do të arritë të fitojë, premton se do të largojë nga Shtetet e Bashkuara më shumë se 11 milion emigrantë të paligjshëm. 

Trump përbuz femrat? Ai përgjigjet: "Të qenit politikisht korrekt, problemi më i madh i SHBA"

Postuar në 07 Gusht, 2015 18:05

Donald Trump mbetet lajmi i lajmeve në SHBA. Gjatë debatit presidencial mes kandidatëve republikanë, Trump u pyet nga moderatorja Megyn Kelly për deklaratat e tij mbi femrat. Ajo ka cituar se ai i ka quajtur femrat që nuk pëlqen, dosa të dhjamosura, qen etjj. Trump reagoi me një përgjigje kaubojsi: "Problemi i madh i këtij vendi është të qenit 'politikisht korrekt'. Nuk po fitojmë më, as me Kinën apo me Meksikën. E kam fjalën në tregti. Na duhet forcë, mendje, shpejtësi. Nuk kam kohë për të humbur. Kam thënë ato që kam thënë". Dhe ngjitja e tij në sondazhe vazhdon.

Pages

Subscribe to RSS - gara