gamelei

Rusia regjistron më 12 gusht vaksinën e parë kundër CoVid-19

Postuar në 07 Gusht, 2020 16:05

Qendra Gamelei në Moskë pritet të regjistrojë më 12 gusht të këtij viti vaksinën e parë kundër CoVid-19 në botë. Lajmi është konfrmuar nga zv.ministri rus i Shëndetësisë, Oleg Gridnev sipas të cilit përparësi do të kenë personeli mjekësor dhe të moshuarit. Sipas Miistrisë ruse të Shëndetësisë është planifikuar nisja e fushatës së vaksinimit të popullatës në muajin tetor dhe ajo do të mbulohet tërësisht nga qeveria ruse.

Vaksina në fjalë është testuar mbi 38 vullnetarë dhe i ka kaluar protokollet e sigurisë. Sipas mediave ruse ajo prodhoi imunitet te të vaksinuarit.

Subscribe to RSS - gamelei