galeria e arteve

Fushata e pyllëzimit, pse nuk po (ri)mbillet lisi para Galerisë së Arteve?

Postuar në 11 Mars, 2019 13:13

Z. Veliaj ka dy vite të paktën që ka nisur një fushatë të pandalshme të mbjelljes së pemëve. Pavarësist mungesës së transparencës për këtë nismë, në thelb ajo është pozitive. Fundja pemët do të mbeten aty me dobinë e tyre edhe pas ikjes së kryebashkiakut aktual.

Por pemët po mbillen kryesisht në periferi, nëpër zona të kufizuara dhe pak po bëhet që edhe qyteti brenda, aty ku ka hapësirë të gjelbërohet edhe më shumë.

Qeveria mbyll “Onufrin”, arsyeja? “Sekret shtetëror!”

Postuar në 26 Nëntor, 2018 16:51

Me miratimin nga Parla menti të ligjit absurd për artin, ligjërisht ndryshoi edhe emri i Galerisë Kombëtare. Një rast unik i llojit të vet në planet, ku në shek. XXI, një vend europian (kuptohet vetëm gjeografikisht), pa motiv dhe pa arsye, ndërron emrin nga Galeria Kombëtare e Arteve, në Muzeumin e Arteve të Bukura. Emër ky, me efekt teletransportuese në stacionin e shek. XIX, që historikisht është edhe koha e lindjes së muzeve të tillë kudo në Europë. Me peshën e emrit imponues “Artet e Bukura”, me të drejtë mendja të vete te tradita europiane e pikturës, dy shekuj më parë.

Lisi i Galerisë së Arteve dhe miqtë e Amerikës në Tiranë

Postuar në 27 Dhjetor, 2017 17:37

E mbani mend këtë pemë?

Shpresoj që po. Sepse njeriu duhet të kujtojë edhe pemët, ato që kanë një kuptim dhe kanë një vend në gjeometrinë rutinore të përditmërisë sonë. Duhet t’i kujtojë edhe si emblema të një qyteti që e përthith jetën tonë që ikën pa kuptuar.

Ky është lisi i ndjerë i Galerisë së Arteve.  I dashuri lis mbushi këtë vit 5 vjet nga ekzekutimi me vdekje që iu bë në një natë korriku apo qershori të vitit 2012.

Subscribe to RSS - galeria e arteve