futbolli

1 vit pezullim për kapitenin e Tiranës. Muça: “Po dialogoja me tifozët”!!!

Postuar në 12 Maj, 2016 16:37

Komisioni i Disiplinës ka dënuar me 1 vit pezullim kapitenin e Tiranës, Gentian Muça për thirrjet e tij pas ndeshjes Tirana-Partizani. Në konferencën për shtyp, Muça tha se ai ka bërë dialog me tifozët:

Por a mund të quhet dialog me tifozët ky?

“O sa mirë (mos) me qenë shqiptar” (Video)

Postuar në 07 Maj, 2016 22:51

Futbollin shqiptar  këto vitet e fundit e ka udhëhequr sllogani “O sa mirë me qenë shqiptar”, frazë e përzgjedhur edhe  si sllogani shoqërues i autobusit të kombëtares shqiptare në finalet e Euro 2016. Por si gjithmonë ka dy anë të medaljes: krenaria me sllogane dhe drone dhe realiteti i futbollit në fushat e Shqipërisë. Pamjet i takojnë takimit Pogradeci-Luftëtari, i vlefshëm për javën e parafundit të kategorisë së Parë. Sfida ishte vendimtare për ngjitjen në superligë të dy ekipeve.

De Biasi preferohet si trajner edhe për përfaqësuesen italiane

Postuar në 21 Tetor, 2015 19:16

Për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare janë afruar trajnerë të famshëm. Kështu na thanë para disa ditësh zyrtarë të FSHF-së, por pa zbuluar emra. Një sulm në shpinë për trajnerin aktual Gianni De Biasi, i cili edhe sikur Armand Duka të arrijë ta dëbojë nga përfaqësuesja jonë e ka një vend të sigurtë. Gjatë emisionit “Football Night” në “Sky Sport Italia” De Biasi ka deklaruar se kontrata e tij me përfaqësuesen shqiptare rinovohet automatikisht deri në vitin 2017. Kjo pasi rezultati që arriti me kualifikimin e përcakton këtë gjë.

Partia me siglën FSHF

Postuar në 20 Tetor, 2015 12:09

Ajo çfarë ndodhi pas ndeshjes kualifikuese në Europian të kombëtares shqiptare të futbollit, provon më së miri se Federata Shqiptare funksionon as më shumë e as më pak si partitë politike. Kuptohet me kryetar të përjetshëm dhe historik, Armand Dukën. Pas ndeshjes, disa media shkruan se merita e kualifikimit i takon më së shumti trajnerit De Biasi, i cili u prit mirë edhe nga tifozët, por edhe nga qeveria, kreu i së cilës nuk dihet nëse rastësisht ose jo, përmendi në fjalën e tij edhe Platininë. E kundërta me Armand Dukën, i cili fishkëllye hapur.

Mikpritja e vërtetë shqiptare, rasti i De Biasit*

Postuar në 19 Tetor, 2015 16:31

Ajo që po ndodh me Giani de Biasin mund të shndërohet shumë shpejt në një rast ilustrues të mikpritjes së përçudnuar shqiptare.

Çudia nuk vijon më shumë se tri ditë

Postuar në 14 Tetor, 2015 13:39

Kjo është një fjalë e urtë, që lidhet me numrin magjik, 3. Si për shembull përkujtohen të tretat, apo në shprehjen e famshme “E treta e vërteta!”, apo ofshamat e mallkimeve: “Qofsh tri herë i mallkuar!”, apo urimet “Qofsh tri herë i bekuar!”, e të tjera si këto.

Pra, edhe Çudia nuk mund të vazhdojë më shumë se tri ditë. E kam fjalën për Kombëtaren, që u kualifikua në Europian. Mbas 60-70 vjetësh që kemi formalisht apo realisht klube sportive topshkelmuese, do hyjmë më në fund, një herë te porta e madhe e një kampionati. Kampionati europian i topshkelmuesëve .

Nga festa në histeri. Ministrja e Arsimit: “Justifikohet braktisja e mësimit në një ditë historike si kjo e sotmja”

Postuar në 12 Tetor, 2015 15:49

Shqipëria u kualifikua në kampionatin Eruopian të futbollit, por kjo nuk ka pse të shërbejë si një çast histerie kolektive ku çdo normë e rregull shkelmohet. Duke lënë mënjanë sjelljen e politikanëve që janë të parët për t’ja marrë çdo valleje e për të ndjekur çdo zakon, bie në sy fakti se në këtë tallava kombëtare është bashkuar me një deklaratë edhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla.

Propaganda e “statistikës së fitores” - Kur kryeministri kërkon “tri pikë” në tavolinë

Postuar në 10 Tetor, 2015 19:15

Me një mikun tim, mbështetës të “të kaltërve” të Chelsea-it, i cili “urrente” Liverpool-in, hahesha gjithmonë me fjalë, duke i thënë se ekipi i tij ka filluar të fitojë për arsyen e thjeshtë se u bënë investime të mëdha financiare. Ai ma ktheu duke më thënë se e rëndësishme për të ishte të fitonte skuadra që mbështeste. Pas kësaj nuk kisha më argumenta. Statistika e fitores është më e rëndësishmja. Megjithatë më erdhi edhe mua dita që të mburresha me “statistika të fitores” gjatë Ligës së Kampioneve në sezonin 2004-2005.

Të trajtosh një ndeshje futbolli si zgjedhjet

Postuar në 10 Tetor, 2015 15:13

Ka dy ditë që me ndeshjen Shqipëri-Serbi po merret politika. Fjalimi i kryeministrit të vendit, ishte një lajm i gëzuar për çdo shqiptar, pasi na bëri të kuptojmë se çfarë estrade kishte ndërmend ky njeri nëse ekipi ynë do të fitonte. Se çfarë vizitash, kapardisjesh të pështira, çfarë takimesh me veshje sportive do kishte bërë ky njeri, si e si, për të shitur dënglën e radhës. Sepse siç thotë një miku i vet i afërt: ky është një shitës rrace.

"Elbasan Arena” kthehet në Gulag për ndeshjen Shqipëri - Serbi

Postuar në 23 Shtator, 2015 12:24

Afrimi i ndeshjes Shqipëri-Serbi ka vënë në gatishmëri shtetin shqiptar. Ka ditë që tani lexohen lajme për angazhim forcash masive, kontrolle nga toka e ajri, angazhim të Shërbimit Informativ e deri në ndalim të tifozëve ultras në disa pjesë të stadiumit. “Panorama Sport” shkruan se çmimi i biletës ka arritur deri në 1000 euro dhe padyshim që përgjegjëse për këtë është Federata Shqiptare e Futbollit. Sikur të mos mjaftonin këto, shqetësimi po rritet edhe për dhunën që po vjen nga policia. Ka disa ditë që ka ankesa nga tifozeria për dhunën e policisë në stadiume e askush nuk do të dijë më.

Pages

Subscribe to RSS - futbolli