Franca

Franca hap për publikun arkivat e gjenocidit në Ruandë

Postuar në 07 Prill, 2021 18:21

Franca ka hapur arkivat për gjenocidin e vitit 1994 në Ruandë. Autori kryesor i një raporti të porositur nga presidenti Emmanuel Macron në lidhje me të thotë se roli i Francës para dhe gjatë gjenocidit në Ruandë ishte një "dështim monumental" që vendi duhet të pranojë.

Franca akuzon Rusinë: Sputnik V, mjet propagande dhe diplomacie agresive  

Postuar në 26 Mars, 2021 12:01

Franca akuzon Rusinë se po e përdor vaksinën e saj, Sputnik V, si një mjet për të përhapur ndikimin dhe mesazhin e Moskës dhe jo si mënyrë për të luftuar krizën globale të shëndetit.

"Për sa i përket mënyrës se si menaxhohet, ajo (vaksina Sputnik V) është më shumë një mjet propagande dhe diplomacie agresive sesa një mjet solidariteti dhe ndihme shëndetësore", i tha ministri i Jashtëm, Jean-Yves Le Drian, radios France Info.

Macron: Turqia po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet franceze

Postuar në 24 Mars, 2021 12:06

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëron se Turqia mund të ndërhyjë në zgjedhjet e Francës vitin e ardhshëm. Në një intervistë për France 5, Macron tha se nuk mund të qëndrojë indiferent ndaj një përpjekjeje të tillë.

“Mendoj se duhet të jemi të qartë në këtë pikë. Unë mendoj se kjo është e padurueshme. Nuk dua të angazhohem sërish në një marrëdhënie paqësore nëse pas shpine po bëhen manovra të tilla", citohet Macron nga Euronews.

Franca kthen pikturën e Klimt që u shit gjatë pushtimit nazist të Austrisë

Postuar në 16 Mars, 2021 14:06

Franca do t’u kthejë një pikturë të artistit austriak Gustav Klimt trashëgimtarëve të familjes hebreje që u detyrua t’u shiste atë nazistëve.

Ministrja franceze e kulturës, Roselyne Bachelot, tha se kthimi i pikturës te pronarët e ligjshëm është njohje e krimeve që rënduan mbi ta.

Shteti francez e bleu veprën në vitin 1980 pa e ditur historinë e saj.

Radioaktiviteti i viteve ’60 kthehet në Europë

Postuar në 06 Mars, 2021 10:08

Testet bërthamore që Franca ka kryer dikur në shkretëtirën algjeriane, tani po kthehen në Europë.

Pluhuri radioaktiv i Saharasë ka kaluar mbi Francë që nga shkurti, njoftoi Shoqata për Kontrollin e Radioaktivitetit në Perëndim.

Pluhuri zhvendoset nga era dhe po rrit ndotjen në disa pjesë të Evropës Jugore. Shkencëtarët konfirmuan se pluhuri është radioaktiv pasi mblodhën mostra.

Nivelet aktuale të rrezatimit nuk konsiderohen të rrezikshme.

Franca pranon vrasjen e algjerianit Ali Boumendjel në 1957

Postuar në 03 Mars, 2021 18:22

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka pranuar për herë të parë se forcat e vendit të tij "torturuan dhe vranë" luftëtarin algjerian të lirisë, Ali Boumendjel, në 1957.

Macron e bëri këtë rrëfim "në emër të Francës" gjatë një takimi me nipërit e mbesat e Boumendjel, duke dhënë një shpjegim të sinqertë dhe zyrtar për vdekjen e tij mbi 60 vjet më parë, një ngjarje që deri deri më tani është klasifikuar si vetëvrasje.

Një deklaratë zyrtare nga Pallati Elysee konfirmoi që Boumendjel u torturua dhe më pas u vra më 23 mars 1957, pasi u arrestua gjatë betejës së Algjerit.

Shërimi nga Covid-19, sa një dozë vaksine

Postuar në 12 Shkurt, 2021 16:24

Në Francë, ata që e kanë kaluar Covid-19 do të vaksinohen me një dozë të vetme. Autoriteti francez i Shëndetit Publik njoftoi sot se ata që e kanë kaluar Covid-19 zhvillojnë një përgjigje imune të ngjashme me atë që të jep një dozë vaksine, dhe se një dozë e vetme pas infeksionit mund të jetë e mjaftueshme, raporton France 24.

Berisha: Sulmi i Ramës kundër Francës, shprehje vasaliteti ndaj presidentit turk, Erdogan

Postuar në 23 Janar, 2021 14:26

Gjatë një interviste në syri.net, ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se sulmi i fundit i Edi Ramës ndaj Francës në fakt lidhet me një rreshtim prej vasali të tij ndaj Presidentit të Turqisë, Erdogan. Në interpretimin e vet, Berisha thotë se marrëdhënia e Ramës me Erdogan manifeston të gjitha shenjat e një vasaliteti të Shqipërisë, që i shtohet rasteve të rrëmbimit të personave të dyshuar si gulenistë.

Këshilli i Myslimanëve të Francës firmos kartën e parimeve kundër ekstremizmit

Postuar në 18 Janar, 2021 14:08

Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka pranuar të firmosë një kartë parimesh të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron që kërkon të eliminojë atë që e quan sektarizëm dhe ekstremizëm.

Karta në fjalë refuzon përpjekjet për të instrumentalizuar Islamin për qëllime politike dhe afimron barazinë mes mashkullit dhe femrës.

Xhamitë nuk janë krijuar për të përhapur fjalime nacionaliste që mbrojnë regjimet e huaja

Macron tenton uljen e tensioneve me Turqinë

Postuar në 15 Janar, 2021 16:26

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar një letër homologut turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas kreut të diplomacisë turke, letra është një përpjekje për të përmirësuar lidhjet e prishura së fundmi. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu, është e pritshme një marrëveshje Ankara-Paris, me fokus në katër çështje kryesore, që përfshijnë divergjencat që dy vendet kanë mbi konfliktet rajonale, përkatësisht ato në Siri dhe Libi.

Pages

Subscribe to RSS - Franca