Franca

Kundërpeshë Amerikës, Macron shpalos ambicien europiane në teknologji

Postuar në 16 Qershor, 2021 15:10

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka një objektiv në “luftën” me gjigantët e teknologjisë. Macron thotë se deri në vitin 2030, Europa duhet të ketë 10 kompani të tilla me vlerë 100 miliardë €.

Franca gjobit Google me 200 milionë euro

Postuar në 07 Qershor, 2021 12:37

Rregullatori i konkurrencës në Francë gjobiti Google me 220 milionë euro (267 milionë dollarë) pasi zbuloi se kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në tregun e reklamave në internet. Gjoba është pjesë e një ujdie të arritur pasi tre grupe mediatike: Neës Corp, Le Figaro dhe Gurpi belg Rossel e akuzuan Google për vendosjen e një monopoli në shitjet online.

Franca do të hetojë pasuritë e kreut të Bankës Qendrore të Libanit

Postuar në 06 Qershor, 2021 15:09

Franca ka hapur një hetim mbi pasurinë personale të Riad Salameh, shefi i bankës qendrore në Liban.

Prokurorët francezë po hetojnë mbi dyshimet për lidhje kriminale dhe pastrim parash nga Salameh, një gjë që e ka bërë më parë edhe Zvicra. Gjetjet e hetimit mund të hedhin dritë mbi origjinën e pasurisë së bankierit 70-vjeçar.

Salameh është në detyrë që nga viti 1993 dhe është akuzuar në mënyrë të përsëritur nga qeveria e kryeministrit të përkohshëm Hassan Diab si përgjegjës për rënien e paundit libanez.

Një ndjesë civile për ca miliona të vrarë

Postuar në 29 Maj, 2021 13:17

Këto dy javë në zemër të atij që pretendon se është rajoni i demokracisë liberale, që ka në themel të qytetërimit të vet të drejtat e njeriut, në Gjermani dhenë Francë, ka patur dy zhvillime shumë të ngjashme. Të dyja këto vende kanë njohur apo pranuar përgjegjësinë direkte për kryerjen e akteve të genocidit në Namibi dhe në Ruanda. Në Namibi, ka dorë Gjermania që qysh në fillim të shekullit të 20-të, në emër të qytetërimit të vet të shkëlqyer kualifikonte të drejtën e jetës nisur nga ngjyra e lëkurës dhe kraniometria.

Macron: Vetëm populli i Ruandës mund të na falë për rolin në gjenocid

Postuar në 27 Maj, 2021 16:09

Vetëm qytetarët e Ruandës mund ta falin Francën për rolin e saj në gjenocidin e vitit 1994. Gjatë vizitës në Kigali, presidenti francez zgjodhi t’u drejtohet direkt ruandasve përmes një fjalimi të mbajtur në Gisozi Memorial Center, ku janë varrosur 250 mijë ruandas të etnisë Tutsi.

Ushtria franceze, letër Macron-it: Vendin e kërcënon një luftë civile  

Postuar në 10 Maj, 2021 22:50

Anëtarët në shërbim të ushtrisë franceze i kanë dërguar një letër presidentit Macron, duke e akuzuar si "frikacak, mashtrues dhe pervers".

Khodorkovski: Gjermania dhe Franca, në “shënjestrën” e Kremlinit

Postuar në 10 Maj, 2021 15:57

"Ajo që po bën Kremlini me BE-në duket si luftë e ftohtë". Sipas opozitarit rus, Mikhail Khodorkovski, i cili mbajti një fjalim në Parlamentin Evropian, në mënyrë të veçantë Gjermania dhe Franca janë “më shumë në vëmendjen e Kremlinit".

Vonesa në blerjen e vaksinave të Pfizer, në BE po akuzojnë Francën

Postuar në 09 Maj, 2021 15:08

Gazeta gjermane “Die Welt” shkruante të premten se Franca ka bllokuar BE-në në porositjen e 1.8 miliardë dozave të tjera të vaksinës anti-CoVid të zhvilluara nga Pfizer. Gazeta ka referuar burime diplomatike nga Bashkimi Europian sipas të cilëve kompanitë franceze qëdrojnë pas këtij akti të Parisit zyrtar për shkak se kërkojnë një rol më të madh në tregun e vaksinave. Çdo porosi kërkon miratimin unanim nga blloku, çka shpjegon se pse një votë e Francës ka këtë efekt.

Do të ishte një shkatërrim për të cilin Franca do të jetë përgjegjëse

Napoleon Bonaparti: tiran, gjeni apo të dyja bashkë?

Postuar në 02 Maj, 2021 23:53

Më 5 maj 1821, Napoleon Bonaparti vdiq në moshën 51 vjeç, i burgosur në bazën e atëhershme britanike të Shën Helenës në Atlantikun jugor. Korsikani trupvogël që nga një  oficer i artilerisë franceze u kthye në Perandorin që mbizotëronte Evropën kontinentale, është ende temë për të cilën shumë historianë kundërshtojnë njëri-tjetrin edhe 200 vjet pas vdekjes së tij. A ishte ai një gjeni vizionar apo një tiran brutal - apo një kombinim i këtyre të dyjave?

Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë

Postuar në 19 Prill, 2021 18:15

Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v

Pages

Subscribe to RSS - Franca