forumi

Glorifikimi i të ashtuquajturit "Shpëtimi i Hebrenjve" në Shqipëri

Postuar në 29 Tetor, 2020 13:23

 

Aeroporti i Gjirokastrës, një shaka e kripur para fushatës elektorale*

Postuar në 23 Gusht, 2016 14:57

Diku aty në të djathtë të rrugës Gjirokastër-Lunxhëri, sa kalon urën e lumit Drino, shtrihet një fushë mbuluar me bar, rrethuar me tela me gjemba, me një portë hekuri, me një ngrehinë që është quajtur stacioni meteorologjik dhe një numër blloqesh betoni të vendosur jo shumë larg njëri-tjetrit. Ne lunxhotët, që venim e vinim nga fshati në Gjirokastër, i thoshim “Fusha e aeroplanëve”, megjithëse në të nuk kishim pasur rastin të shinim ndonjë të tillë.

Rama jep sqarime në mediat kosovare për takimin e Nishit

Postuar në 19 Gusht, 2016 17:51

Kohët e fundit është folur për një takim të dy qeverive, asaj shqiptare dhe asaj serbe në kuadrin e planit gjerman për Ballkanin. Axhendën e këtij takimi e ka zbardhur kryeministri Rama, që ka shpjeguar se bëhet fjalë për një forum biznesi të ndërmjetësuar nga Banka Botërore.

Një leksion nga Putin për gazetarin e CNN (Video)

Postuar në 23 Qershor, 2016 11:11

Një nga gazetarët kryesorë të CNN, nga Fareed Zakaria u zu ngushtë pas pyetjeve që i drejtoi presidentit rus, Vladimir Putin. Zakaria u ftua për diskutim në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg mbajtur fundjavën e kaluar. Në panel ishin  presidenti i Kazakistanit Nursultan Nazarbajev, Presidenti Putin Vladimir Putin dhe kryeministrin italian Matteo Renzi. Zakaria pyeti presidentin pse e cilësoi si "të talentuar" kandidatin republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump?

Kauza e zgjedhjeve/PD-ja premton: “Me debate dhe primare si në SHBA”

Postuar në 09 Mars, 2016 20:00

Partia Demokratike po përpiqet të shesë si arritje të vetën atë që sot në Partinë Socialiste është kauzë debati: zgjedhjet brenda partisë. Në përmbyllje të procesit të zgjedhjes së krerëve të Forumeve Rinore nëpër rrethe dhe në takim me të rinjtë fitues, kryetari i PD-së Lulzim Basha tha se procesi zgjedhor në këtë parti do të jetë një leksion demokracie në Shqipëri. “Kam vendosur t’i propozoj Këshillit Kombëtar për 35 përqind përfaqësim të të rinjve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nuk ju kam dhënë më shumë se ç’ju takon.

“Taksë e sheshtë 9% dhe TVSH-ja 15%”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:46

Forumi i Tiranës për Liri Ekonomikë ka zhvilluar sot një takim ku ka qenë i ftuar edhe kryetari i Partisë Demokratike si dhe konservatori britanik, Roger Scruton, materiale të të cilit lexohen shpesh të përkthyera në gazetën “Mapo”. Përtej akuzave të zakonshme të Bashës që përmblidhen në fjalinë: “Edi Rama është hajdut dhe aleat i kriminelevëe”, Basha ka nënvizuar edhe pjesë nga ajo që e quan si “platforma e PD-së”, e cila jep disa të dhëna për mënyrën sesi opozita e sheh daljen nga kriza.

Forumi Ekonomik Botëror: Sektorët më të korruptuar në Shqipëri, kryesojnë gjykatat

Postuar në 15 Tetor, 2015 08:51

Forumi Ekonomik Botëror ka matur indeksin e konkurueshmërisë globale, duke vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve. “Monitor” shkruan se në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë. Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Subscribe to RSS - forumi