fiton

“Gener 2” merr edhe ndërtimin e ByPass-it të Vlorës

Postuar në 25 Tetor, 2018 13:40

“Gener 2” merr një tjetër financim për ndërtim rrugësh në Shqipëri. Pas marrjes me PPP të aksit Thumanë - Fushë Krujë - Kashar – Vorë kjo kompani në bashkëpunim me shoqërinë italiane “Impresa Ing.E.Mantovani” do të ndërtojë edhe ByPass-in e Vlorës.

“Gener 2” dhe  “Impresa Ing.E.Mantovani” u shpallën fituese nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim si dhe Banka Europiane e Investimeve për këtë nyje të jugut, ku punimet kanë ngecur prej vitesh.

Hungaria ngjyroset “Portokalli”, Orban rikonfirmohet

Postuar në 09 Prill, 2018 09:10

Viktor Orban mori një fitore dërrmuese të dielën në zgjedhjet parlamentare në Hungari. Suksesi i një prej kryeministrave më të diskutueshëm në Europë është i pashembullt.  Partia e tij Fidesz mori 48,8% të votave me një avantazh prej gati 30 pikë përqindje nga kundërshtarët.

Ky rezultat do të thotë se Fidesz mbledh 133 vende në parlament nga 199 gjithsej duke i lejuar që ashtu si në dy zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2010 dhe 2014, të ketë shumicën e nevojshme për të kaluar reformat kushtetuese.

Fitore me duar në xhepa e PS në Kolonjë

Postuar në 21 Nëntor, 2016 10:11

Fitore me duar në xhepa mund të quhet e ajo e kandidatit të majtë në Kolonjë. Bashkia e këtij rajoni ne 3 vitet e ardhshme do te drejtohet serish nga Partia Socialiste. Kandidati i Saj, Ilia Stefo fitoi me 2100 vota me shume zgjedhjet e pjesshme qe u zhvilluan kete te diele perballe Dritan Hajros se PAA-se te mbeshtetur nga Partia Demokratike.

Konkurs kungujsh. Fiton më i madhi, rreth 2000kg! (foto)

Postuar në 15 Tetor, 2015 12:12

Kalifornia habit me këto konkurset e çuditshme, por joshëse në fakt për jetën e fshatarëve. Kështu, mes “shokëve” ka fituar ai me peshë 1,969 kg, të cilit iu dha dhe titulli për “Kungulli më i rëndë” në konkursin vjetor San Francisco Bay Area.

Subscribe to RSS - fiton