fishkellima

Opozitë që fishkëllen opozitën

Postuar në 29 Prill, 2018 18:58

Partia Demokratike mbajti Kuvendin Kombëtar, ku legalizoi ndryshimet në statut. Një hap më shumë drejt kontrollit të plotë të Partisë nga Lulzim Basha. Tjetër gjë mund të pritej nga një opozitë që ka përballë një qeveri me shumë defekte, aq më tepër në mandatin e saj të dytë. Zërave që mendojnë ndryshe nga Lulzim Basha delegatët iu përgjigjën me fishkëllima, gjest që mesa duket vazhdon të jetë konstituimi filozofik i partive politike, përfshi edhe i Partisë Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit.

Nuk e bojkotojnë, e fishkëllejnë(video)

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 13:05

Kryeministri Edi Rama është pritur me fishkëllima sot gjatë fjalës së mbajtur në Panairin e Sporteve të Aventurës. Ai ka replikuar me të pranishmit që duket se i kanë prishur disi humorin kreut të qeverisë. 

Antia, aty ku komunikohet me formën fishkëllore të greqishtes

Postuar në 18 Gusht, 2017 11:05

Banorët e fshatit Antia në ishullin grek të Evias kanë kultivuar prej shekujsh një traditë komunikimi me fishkëllima. Ajo quhet Sfyria. Fshati ka pësuar rrudhje demografike, nga 250 në 37 në dekadat e fundit dhe siç mund të merret me mend, me moshën e madhe, bien edhe dhëmbët, dhe me dhëmbët e rënë, fishkëllima e pleqve nuk arrin notat e larta. Ka spekullime të shumta nga vjen sfyria: disa thonë se vjen nga ushtarët persë që u strehuan këtu mijëra vjet më parë, disa mendojnë se sfyria vjen nga kohët byzantine, të tjerë se burimi është që nga kohët antike.

Subscribe to RSS - fishkellima