financimet

Ambasada ruse investohet tek Erion Veliaj

Postuar në 28 Mars, 2019 22:09

Ambasadori rus në Tiranë Aleksandër Karpushin ka folur për debatin më të fundit që qarkullon në Shqipëri se financimet ruse kanë prekur Partinë Demokratike dhe kryetarin e saj. Teksa vë në një kandar si PS ashtu edhe PD për zellin antirus dhe proamerikan, Karpushin ndalet jo rastësisht te kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ja se çfarë thotë ai gjatë një interviste televizive për A2 CNN:

Trump nis luftën e parave

Postuar në 01 Janar, 2018 18:04

Shkurtimi i fondeve për OKB-në nga administrate amerikane duket se do të përcaktojnë një moment të ri për rendin ndërkombëtar. OKB-ja u krijua me iniciativë të SHBA-së si pasuese Lidhjes së Kombeve, në emër të ruajtjes së paqes dhe krijimit të një rendi që përmbante botën nga luftërat.

Por me rezolutën e propozuar nga Turqia, SHBA duket se po humbet  betejat e veta në një organizëm që sot përfaqëson kombe që nuk janë më ata të vitit 1945.

Financimi i projekteve në Samitin e Triestes. Serbia merr 1.75 mld euro nga Banka Europiane e Investimeve

Postuar në 13 Korrik, 2017 11:37

Ka një lloj gare mediatike për të kuptuar nivelin e financimit të projekteve nga BE-ja për vendet e Ballkanit Perëndimor që morën pjesë në Samitin e Triestes. Edhe pse u adoptua plani për një Zonë Rajonale Ekonomike, shifrat më të besueshme deri më tani, janë dhënë për mediat nga Komisioneri për Zgjerimin, Johanes Hahn, sipas të cilit për Ballkanin do të vihen në dispozicion 1 miliardë euro.

Paratë e Triestes: 1 mld euro, 80 mijë vende pune. Korridori 8, mund të përfshijë edhe Shqipërinë

Postuar në 12 Korrik, 2017 13:24

Shqipëria mund të dalë me gisht në gojë nga Samiti i Triestes nëse lexojmë atë që thotë komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn. Në një intervistë për Deutsche Welle, Hahn jep një panoramë që i moderon shumë shifrat e propozuara për mandatin e dytë nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.

“Kumbari” i dy mandateve qeverisëse në Tiranë

Postuar në 10 Korrik, 2017 23:04

Socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 për shumë faktorë që lidheshin me qeverinë e Sali Berishës, por edhe me disa koniunktura ndërkombëtare. Pak përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, në nëntor të vitit 2013, në Tiranë erdhi ish-sekretarja amerikane Clinton, e cila i rezervoi një mundësi takimi Ramës në hollin e një hoteli. Ky ishte një mesazh jo pa rëndësi.

Ermir Gjinishi: Kreshnik Spahiu financohet nga lëvizja "Gulen". Njerëz të Gulen edhe në SHISH e Prokurori

Postuar në 20 Korrik, 2016 22:10

Sot në Zululand ka qenë i ftuar Ermir Gjinishi. U fol për grushtin e shtetit në Turqi, dhe për jehonën që kjo ngjarje pati në Shqipëri, ku është krijuar ideja se ka një përplasje mes erdogan-istëve e gulen-istëve. Të parët janë më të qetë sot, por të dytët kanë qenë në momente ngazëllimi në orët e ara të grushtit të shtetit, s'ka gjë se vetë Gulen-i nuk ka marrë përsipër asnjë rol në këtë tentativë për një përmbysje politike në Turqi. Ai është distancuar qartazi nga ata që e kanë bërë grushtin e shtetit.

Kredia e BERZH për hekurudhën shitet si sukses për Shqipërinë në Samitin e Parisit!

Postuar në 04 Korrik, 2016 21:24

Samiti i Berlinit ishte një sukses për Shqipërinë. Aty Shqipëria mori financime për projektin e lidhjes energjetike me Maqedoninë dhe siç thotë zv.ministrja e Jashtme, Odeta Barbullushi, janë lëvruar këstet e para nga KFW gjermane. Po sipas zv.ministres edhe Samiti i Parisit ka rezultuar i suksesshëm për Shqipërinë. Në një intervistë për TemaTv, Barbullushi tha se vendi ynë, i përfaqësuar në këtë samit nga kryeministri Edi Rama, ka marrë financime për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe zgjatjen e saj deri në Rinas.

“The Telegraph”: Shërbimet amerikane, hetim masiv për financimin nga Rusia të partive politike në Europë

Postuar në 18 Janar, 2016 02:35

Gazeta britanike “The Telegraph” shkruan në një shkrim të para dy ditëve se shërbimet sekrete amerikane kanë ndërmend nisjen e një hetimi në shkallë të gjerë, për të identifikuar përmasën dhe thellësinë e depërtimit të shërbimeve ruse në partitë politike nëpër Europë. Gazeta pretendon se disponon një raport lidhur me këtë çështje, ku thuhet ndër të tjera se drejtori i Shërbimit Sekret Kombëtar, James Clapper, është udhëzuar nga Kongresi që të nisë verifikimin.

Subscribe to RSS - financimet