financa

Rishikim me ulje i planit të të ardhurave në 12 miiardë lekë? Totali vjetor i mosrealizimit arrin 280 milionë dollarë

Postuar në 21 Nëntor, 2015 22:47

Tashmë janë shumë të paktë ata që besojnë se viti 2015 ishte vit i suksesshëm për financat e vendit, por edhe për qeverisjen. Vetëm në verë, qeveria u detyrua të shikonte me ulje planin e të ardhurave, të cilin e shoqëronte me argumentet se përse plani i mëparshëm nuk ishte realizuar. Kështu edhe në shtator. E po të besojmë ish-kryeministrin Sali Berisha, Ministria e Financave ka ndërmend të rishikojë sërish me ulje planin e të ardhurave. Kësaj radhe çarja ka ardhur nga Doganat.

Kriza, përkeqësohet gjendja financiare e individëve

Postuar në 20 Tetor, 2015 08:17

Bankat tregtare kanë raportuar se gjendja financiare e individëve është përkeqësuar edhe më shumë në tremujorin e tretë të këtij viti. Sipas “Monitor” duke raportuar standardet e kreditimit tek Banka e Shqipërisë, subjektet bankare kanë evidentuar se, përkeqësimi i gjendjes financiare të individëve ka dhënë ndikimin më madhor në moslehtësimin e kushteve të kredisë në tremujorin e tretë, me një ndikim negativ-13 për qind, niveli më i lartë në katër tremujorët e fundit.

Briseida ngarkon me përgjegjësi Canin për humbjen në tatime

Postuar në 12 Shtator, 2015 18:08

Mosrealizimin e të ardhurave në tatime drejtoresha Briseida Shehaj nuk e sheh si përgjegjësi të punës së saj dhe administratës që drejton, por të një takse që sipas saj dha efekte negative në buxhet. Bëhet fjalë për taksën mbi dividentin që nga 10% u rrit me propozim të ministrit Cani në 15%.

Të ardhurat buxhetore: 5 % më shumë se vjet, 20 % më shumë se parvjet, 4 % më pak se parashikimi

Postuar në 11 Shtator, 2015 11:47

Nga të dhënat e fundit të Thesarit të Shtetit, rezulton se të ardhurat buxhetore gjithsej për periudhën janar – gusht ishin 248 miliardë lekë të rinj. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rritja është 5 %. Krahasuar me dy vjet më parë, rritja është 20 %. Ndërkohë, krahasuar me parashikimin në fillim të vitit, realizimi është 4 % më pak.

Të ardhurat, M. e Financave pranon: Parashikim i gabuar. Taksa progresive nxiti deklarim fiktiv pagash minimale

Postuar në 10 Shtator, 2015 11:48

Ministra e Financave ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, një relacion që sqaron zyrtarisht se përse kanë rënë të ardhurat. Dokumenti është më i zgjeruar se përmbajtja e deklaratave publike, që vënë si arsye të parë, tregues pozitivë si rritja e prodhimit të brendshëm. Kjo bazuar në faktin se 65.8% e të ardhurave e përbëjnë doganat dhe tatimet. Por realiteti është më ndryshe. Në relacionin e publikuar nga “Monitor” thuhet se një arsye është parashikimi i gabuar. “Parashikimi tejet optimist i të ardhurave.

Për PD-në korriku ishte muaji i dështimit dhe korrupsionit në financa; Qeveria fshehu të dhënat

Postuar në 28 Gusht, 2015 12:38

“Qeveria vazhdon të fshehë të dhënat zyrtare për financat e muajit korrik, edhe pse zyrtarisht duhej të ishin publikuar me 20 gusht”. Në një dalje të sotme për mediat nga selia blu, këshilltari i grupit parlamentar demokrat për Financat, Dorian Teliti tha se informacionet paraprake tregojnë se muaji korrik është sërish një gërshetim i dështimit me korrupsion dhe të ardhurat nga doganat dhe tatimet janë shumë më poshtë se sa plani. Sipas tij, mungesa e transparencës në këtë drejtim, është thjesht thellim i abuzimit dhe mbulim i hajdutërisë masive në tatime e dogana.

Hekurudha Shqipëri-Kosovë nuk diskutohet në Samitin e Vjenës

Postuar në 24 Gusht, 2015 07:29

Shqipëria është përcaktuar që më parë të ndërtojë linjë hekurudhore me Maqedoninë sesa me Kosovën. “Koha Ditore” shkruan se në afat të shkurtër, lidhjen nëpërmjet binarëve me Prishtinën e ka jashtë planeve. Për pasojë, projekti për hekurudhën Kosovë - Shqipëri, i proklamuar prej vitesh, nuk do të zërë vend në diskutimet e Samitit të Vjenës, ku gjashtë kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të diskutojnë më 27 gusht për infrastrukturën rrugore që lidh kryeqendrat e rajonit.

Evazioni nis nga brenda/M. i Financave: “Punonjës tatimorë bëjnë bilancet e bizneseve”. Deri ku shkon implikimi?

Postuar në 23 Gusht, 2015 03:48

Pak ditë përpara se të nisë aksioni i paralajmëruar kundër evazionit fiskal dhe informalitetit të biznesit, ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka dhënë disa sqarime. Ai ka folur hapur për situatën aktuale, duke bërë disa deklarata që gjithsesi paralelizojnë idenë e krijuar se goditja ndaj informalitetit dhe evazionit është problem i atyre subjekteve që i shmangen ligjit.

Bode thotë se qeveria ka dështuar në mbledhjen e të ardhurave: Buxheti prek shtresat në nevojë

Postuar në 07 Gusht, 2015 17:09

Ish-ministri i Financave Ridvan Bode, ngre shqetësimin se buxheti i rishikuar përmes aktit normativ, do të përkeqësojë më tej kushtet e ekonomisë, e do të rrisë varfërinë ekstreme. Sipas tij, kjo vjen nga ulja e theksuar e shumës së parashikuar për investimet, por gërshëra e buxhetit shkurtoi ndjeshëm edhe shpenzimet për shtresat në nevojë. Bode, gjatë një prononcimi për “Abc News” thotë se e shikon te pashmangshëm vendimin për të ulur shpenzimet, nisur nga dështimi i mbledhjes së të ardhurave, sipas tij.

Të paaftë dhe gënjeshtarë. Kthehet tatimi për rrogat nën 30 mijë lekë

Postuar në 07 Gusht, 2015 15:13

“Monitor” raporton se qeveria ka shpërndarë një variant për tatimin mbi të ardhurat për paketën fiskale 2016. Sipas revistës në fjalë, projekti, ashtu siç paraqitet nga shifrat, përmbys përfundimisht qasjen “e majtë” që kjo qeveri pretendoi se ndoqi me ardhjen në pushtet. Ku konsiston ndryshimi? Ja propozimi:
“Baza tatimore vjetore Norma tatimore
Pagat 0 – 180,000 5%
Pagat mbi 180,000 dhe nën 1,560,000 13%

Pages

Subscribe to RSS - financa