film

“Ringjallja” e Freddie Mercury, një film biografik për “Queen”

Postuar në 22 Maj, 2018 23:50

“Pafundësia është vetëm 6 minuta" thotë i emocionuar  një nga drejtuesit e shtëpisë diskografike pasi “Queen” e prezantojnë me këngën e tyre "Bohemian Rapsodi". "Më vjen keq për gruan tuaj,  nëse mendoni se pafundësia është gjashtë minuta ... " u përgjigj Freddie Mercury.  Ky është një nga fragmentet e filmit kushtuar grupit legjendar “Queen” dhe Freddie Mercury-t, i luajtur nga aktori Rami Malek.

Sergei Dovlatov, film kushtuar një poeti të humbur

Postuar në 18 Shkurt, 2018 13:55

Filmi më i fundit i Alexey German flet për domosdoshmërinë e shprehjes gjuhësore në nderim të një poeti rus. Sergej Dovlatov nuk ishte veçanërisht një emër i njohur. E natyrshme, pasi poeti rus nuk u bë i famshëm kur jetonte. Ai vdiq para kohe në moshën 48 vjeçare, dhe ndryshe nga bashkëkohësi i tij, Joseph Brodsky, (i cili ishte një karrierë në mërgim), Dovlatov nuk e pa kurrë punën e tij të botuar. Megjithatë, poezitë dhe tekstet e tij kanë gjetur ndjekës besnikë që nga vdekja e tij në vitin 1990, që përkon me rënien e komunizmit.

Një film për “europianin” e letërsisë, Nikos Kazantzakis (Video)

Postuar në 09 Maj, 2017 22:18

Në Europën e sotme, ku ka tensione dhe dallime, arti duhet të luajë rolin e tij për të bashkuar njerëzit dhe për t'u dhënë atyre forcë. Katër vende të ndryshme evropiane Greqia, Franca, Gjermania, Austria bashkuan forcat për të krijuar një film për shkrimtarin grek nga Kreta dhe europianin Nikos Kazanzaqis! "Me këto fjalë regjisori grek Yannis Smaragdis prezantoi para disa muajsh projektin i ri ambicioz për të ekranizuar jetën e një njeriu të letërsisë dhe kulturës, shkrimtarit Nikos Kazanzaqis.

Një film për prishjen me sovjetikët

Postuar në 04 Maj, 2017 10:28

Prishja e marrëdhënieve shqiptare me Bashkimin Sovjetik do ekranizohet në një film që do të asistohet nga regjisori i njohur rus Alexander Sokurov. Në projektin shqiptar, Sokurov nuk do të jetë në rolin e regjisorit, por ka pranuar të jetë pjesë e stafit realizues të filmit duke thënë se ky bashkëpunim vjen edhe si një kërkesë e kohës.

Kusturica: Humbja e Clinton shpëtoi njerëzimin nga një luftë e madhe

Postuar në 22 Dhjetor, 2016 21:33

"Nëse zonja Clinton do ishte zgjedhur presidente e SHBA-së, do të kishte shpëthyer një luftë e madhe, por tani me zgjedhjen e Trump nuk mendoj se do të ndodhë”. Kështu është shprehur regjisori serb Emir Kusturica për asgjencinë ruse të lajmeve TASS.

Regjisori i njohur shtoi se fitorja e Donald Trump në zgjedhjet presidenciale amerikane ka shpëtuar njerëzimin nga një luftë e madhe.

Ndahet nga jeta aktori Arqile Lici

Postuar në 11 Tetor, 2015 22:23

Në pak ditë bota e teatrit dhe kinemasë shqiptare është goditur nga vdekja e tre aktorëve: Marko Bitraku, Lazër Vlashi dhe së fundi Arqile Lici. Për ata që nuk e njohin kujtojmë se Arqile Lici ka disa role emblematike në Teatrit dramatik të Fierit si dhe në filmin shqiptar. Shumkush mund ta mbaje mend tek komedia “Shoku Niqifor”, në dramën “Dy krisma në Paris”, në filmin "Pesha e kohës", apo në rolin e ndërmjetësit për faljen e gjaqeve tek filmi “Gjallë”. Mes viteve 2004-2006 ai ka drejtuar Shtëpinë Qëndrore të Ushtarakëve.

Një film për legjendën Enzo Ferrari

Postuar në 22 Gusht, 2015 22:03

Asnjëherë  nuk i pëlqeu ta quanin një djall të biznesit, por nëse nuk do të ishte i tillë emri I Enzo Ferrarit ndoshta sot do të ishte harruar. Themeluesi i një prej emrave më të njohur në industrinë e automobizmit e nisi karrierën si pilot I garave të shpejtësisë në vitin 1919 dhe për shkak të famës që fitoi italianët në atë kohë e krahasuan me Benito Musolinin. Madhështia e tij i kaloi kufijtë e famës kur vetë Musolini  dekoroi Enzo Ferrarin me titullin e Kalorësit të Kurorës, ndërsa më vonë i dha dhe titullon Commendatore.

Subscribe to RSS - film