femra

Vitet ’40-’50, përpara se femra të vraponte drejt modelit të sotshëm të manekinit

Postuar në 07 Maj, 2016 14:34

Nina Leen, një nga fotografet e para femra të “Life” sjell këto foto të veçanta të modelit të femrës së viteve ’40-’50. Me origjinë nga Rusia, rritur në Gjermani, Zvicër dhe në Itali, Leen fitoi një sens vëzhgimi të mprehtë për “mënyrën e jetesës” kur shkoi në SHBA. Fotot janë edhe një dëshmi e kohës, kur femra ende nuk kishte nisur të kërkonte modelin e manekinit, që sot me këmbëngulje ka “monpolizuar tregun”. 

Robotë seksi me imazhin e një 12 vjeçareje. Tregëti mbi pedofilinë

Postuar në 17 Mars, 2016 00:16

Kompania kineze “Shengyi” ka nxjerrë në shitje një kukull – robot me pamjen e një vajze 12 vjeç për një çmim prej 770 stërlinash britanike. Roboti në fjalë është pjesë e argëtimit seksual dhe fakti që kompania ka menduar të hedhë në treg imazhin e një vajze, ka provokuar reagime, shkruan britanikja “The Sun”. Robotët e seksit që imitojnë pamje fëmijësh, apo vajzash të vogla, janë kritikuar në rrjetet sociale si nxitëse të pedofilisë, ose lodra seksi të pedofilisë.  Pavarësisht nga ngjyra e flokëve dhe e lëkurës, të gjitha vijnë nën interesin tregëtar të “robotëve të vegjël për meshkuj”.

Gratë tragjike të letërsisë

Postuar në 07 Mars, 2016 17:40

(Rreth romanit “Gurit të varrit ia rrëfej” të Agron Tufës)

ARTA MARKU

Gjinjtë e Ritës vrasin!

Postuar në 29 Janar, 2016 22:31
Ka vendosur Rita Ora për t'u zhveshur! 
Shfaqja e Rita Orës në kopertinën e gazetës "LUI", tregon se, kjo gocë është e fortë. Rita, që herët, u dëshmua se ka mundësi për të kontribuar, më shumë se sa me gjinj. Megjithatë, kjo zgjodhi për t'u zhveshur për magazinën “Lui”. E mbroj të drejtën e saj për këtë veprim: Të lumtë!
 

Buzë, Bythë, Botoks

Postuar në 21 Janar, 2016 09:59

Me të njëjtën lehtësi që thyejnë ligjet e shtetit, me të njëjtën lehtësi shqiptarët e këtij tranzicioni nuk pranojnë edhe ligjësitë e natyrës. E cila, kur bëhet fjalë për bukurinë, nuk kujdeset aspak për një shpërndarje të drejtë të saj.

Një luftë që nuk diskriminon/Dy varre me 80 trupa femrash yazidi të therura, zbulohen në Irak

Postuar në 19 Nëntor, 2015 14:30

Historia e pasojave të luftës që Shteti Islamik ka prodhuar në këto vite të përgjakshme për Sirinë, ndoshta do të shkruhet vetëm përmes asaj që do të quhej arkeologjia e vdekjes. Përveç episodeve makabre të publikuara posaçërisht, krime të heshtura zbulohen së fundmi, duke i dhënë betejës së ISIS një përmasë absurdi. Mediat raportojnë se në Irak, konkretisht në Sinjar, janë zbuluar dy varre masive me trupa të grave yazide të therura nga militantë të Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për 80 trupa të cilat janë therur për t’u varrosur në varre të përbashkëta.

Raporti i OKB-së: 39% e femrave shqiptare nuk përfitojnë pension

Postuar në 26 Tetor, 2015 14:26

Një raport i Kombeve të Bashkuara që trajton Progresin e Femrave për vitet 2015-2016 zbardh një fakt të rëndësishëm për Shqipërinë.  Ky fakt ka të bëjë me trajtimin me pension që i vendos femrat shqiptare në pozicion të diskriminuar, për shkak edhe të pjesëmarrjes së tyre më të ulët se burrat në tregun e punës. “Hendeku mes gjinive në përfitimin e pensionit ekziston edhe në vendin tonë, ku sipas të dhënave të raportit, 39 % e grave shqiptare nuk përfitojnë pension.

Burkini, kostumi i notit për femrat myslimane

Postuar në 07 Shtator, 2015 18:15

E dini çfarë është Burkini? Burkini është një kostum banjoje për femrat myslimane, realizuar fillimisht nga australiano-libanezja, Aheda Zanetti, në vitet '2000. Por kostumi, emri i të cilit është bashkim i Burkha dhe Bikini, po bëhet popullor edhe te femrat myslimane në Rusi. Me poshtë disa modele të realizuara nga Dilara Sadrieva, e specializuar në modën myslimane.

- http://asia.rbth.com/arts/2015/09/07/7_facts_you_never_knew_about_burkin...)

Umoja, fshati ku banojnë vetëm femra dhe fëmijë

Postuar në 16 Gusht, 2015 18:08

“The Guardian” sjell në vëmendje historinë e rrallë të fshatit Umoja, në kullotat e Samburus, në veri të Kenias. Përmes një reportazhi, gazeta në fjalë shkruan për fshatin e banuar vetëm nga femra dhe fëmijë. Themeluar në vitin 1990 prej 15 femrave që i kishin mbijetuar përdhunimeve nga ushtarët britanikë, Umoja u shtua gjatë viteve me femra që i iknin martesave në moshë të njomë, përdhunimeve dhe dhunës, që janë të zakonshme në Samburu. Aktualisht Umoja ka 47 banore ferma dhe 200 fëmijë, që jetojnë duke shitur punime artizanale ndaj turistëve që bëjnë safari afër.

Pages

Subscribe to RSS - femra