fatura

Koronavirusi në faturë

Postuar në 04 Korrik, 2020 21:57

Një restorant në Bruksel, Viva M’Boma, ka nisur të aplikojë tarifë për masat e marra kundër CoVid-19. Masat konsistojnë në pleksiglas, maska, gel dezinfektues, të gjitha në shërbim të çdo klienti që duhet të paguajë 5 euro.

Faturat “e zeza” në kopshtet e Tiranës

Postuar në 01 Shkurt, 2020 15:16

Kopsht publik apo privat? Shumë prindër zgjedhin kopshtet e administruara nga bashkia për shkak të tarifave të ulëta. Por fatura reale që paguajnë prindërit përgjatë vitit është më e kripur se kaq, siç e evidentoi edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin e tij më të fundit. Drejtoresha e kopshteve dhe çerdheve të kryeqytetit,  Zhaneta Beqiri thotë  për TvT se kostot janë transparente dhe se për çdo pagesë shtesë është marrë miratimi nga bordi i prindërve.

Fatura kriminale e politikës në Tiranë tani edhe në gjermanisht

Postuar në 26 Shtator, 2019 22:15

Ashtu siç pritej, Shqipëria u trajtua me preçedencë në Bundestagun gjerman për vetë problemet e mëdha që ka, sajë faturës që i ka prodhuar vendit klasa politike dhe në veçanti qeverisja e 7 viteve të fundit.  Teksa për Maqedoninë e Veriut u rekomandua hapja e pakushtëzuar e negociatave për Shqipërinë kërkohet plotësisimi i 9 kushteve, sic u theksua edhe ne rezoluten e CDU/CSU.

Në Romë, jo në Dhërmi: Dy hamburger, dy kapuçino 81 euro!!!

Postuar në 13 Maj, 2019 11:07

Gazeta italiane “Corriere della Sera” i ka lënë vend një incidenti tipik të këtyre kohëve që ka të ëbjë me turistët. Ajo publikon një kupon tatimor me shifër për t’u paguar 81.40 euro. Dy turistët kanë qenë në Vatikan dhe janë ulur të marrin diçka në Romë. Kjo diçka është dy hamburger që kanë kushtuar 50 euro, dy kapuçino për 16 euro, një kafe amerikane 8 euro plus shërbimin që shkon 7.40 euro.

Në fund paguan eurot dhe të mbetet vetëm të thërrasësh: Viva l’Italia!

Të kënaqur me lekët e marra nga faturat e ujit

Postuar në 08 Nëntor, 2018 21:23

Ministri i Infrastrukturës i pranishëm në një konferencë mbi çështjet e ujit të organizuar nga Bashkia e Tiranës dha një shifër interesante që shpjegon edhe arsyet pse Erion Veliaj futi duart në faturat e ujit, duke rritur çmimin për banorët e kryeqytetit.  

Shtohet fatura nga konçesionet në shëndetësi

Postuar në 28 Tetor, 2018 17:10

Buxheti i shtetit po ngarkohet me fatura të papërballueshme të cilat po lindin nga koncesionet në shëndetësi. Për vitin 2018-ë, kostot shtesë të koncesionit të instrumentave kirugjikalë të sterilizuar janë shtuar me 40% më shumë se sa plani që ishte hartuar fillimisht nga qeveria.

Taksa e pronës te fatura e energjisë, 4% e merr OSHEE

Postuar në 03 Gusht, 2018 17:41

Dështimi për të mbledhur taksën e re të pronës, e cila ka hyrë në fuqi prej 1 Prillit duket se ka detyruar Ministrinë e Financave të kërkojë partner në mbledhjen e parave.

Në Prill qeveria vendosi që pushteti lokal të zgjidhte vetë agjentin, dhe nga pjesa dërrmuese e bashkive u caktua ujësjellësi, por tashmë propozohet që agjenti i ri të jetë OSHEE. 

“Fatkeqësitë e natyrës, qeveria na lë faturën”

Postuar në 04 Dhjetor, 2017 10:18

Ajo që përflitej se qeveria po shqyrton një draft për sigurimin e detyrueshëm të banesave është konfirmuar edhe zyrtarisht nga vetë kryeministri. Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave që u transmetua direkt në kanalin ERTV, kreu i qeverisë la të kuptohet se ky është viti i fundit që shteti do kompesojë dëmet e përmbytjeve, pasi me hartimin e një nisme të re ligjore për sigurimin e detyrueshëm të banesave dhe bizneseve këto dëme do përballohen nga vetë qytetarët.

Raportimi i një të ashtuquajturi televizion kombëtar

Postuar në 27 Korrik, 2017 15:44

Lexoni se si raporton televizioni kombëtar Top-Channel situatën që po zhvillohet për çmimin e ujit në Tiranë. Dje përpara se të miratohej çmimi i ri:

Londra refuzon të paguajë faturën e Brexit

Postuar në 21 Maj, 2017 17:05

Londra është tejet e acaruar me BE-në pas kërkesës për dëmshpërblim që lidhet me  Brexit. Sekretari britanik David Davis, përgjegjës për çështjet e daljes nga BE-ja kërcënoi se Anglia do të tërhiqet nga negociatat e Brexit nëse Brukseli kërkon dëmshpërblim në shuma të mëdha.
"Negociatat do të zhyten në kaos. Madje edhe 1 miliard sterlina konsiderohen si" të holla të mëdha"- tha ministri britanik në një intervistë për  The Sunday Times.

Pages

Subscribe to RSS - fatura