facebook

Kopertinat njëditore të pushtetit

Postuar në 29 Korrik, 2019 12:25

Nuk ka dy kategori artistësh për Teatrin Kombëtar, siç po mundohet t’i paraqesë kryeministri. Ka vetëm një kategori: të gjithë duan teatër të ri. Loja me artistë, fytyra e të cilëve shfaqet përditë në Facebook e z. Rama është dredhi për të relativizuar një protestë e cila ka sjellë efekte jo të vogla. 

Të gjithë këta artistë që sot përdoren si kopertinë e pushtetit duhet të distancohen, nëse janë edhe qytetarë. Pasi një pyetje e thjeshtë zbardh të gjithë të ërtetën: a po përdoren ata si gjethe fikur për të justifikuar projektin e kullave pas Teatrit? 

Skandali i Cambridge Analytica, Facebook gjobitet me 5 miliardë dollarë

Postuar në 12 Korrik, 2019 23:42

Komisioni Federal për Tregëtinë në ShBA ka vendosur një gjobë 5 miliardë dollarë ndaj Facebook për skandalin e vitit 2018 me Cambridge Analytica. Lajmi është raportuar nga disa media amerikane sipas të cilave kjo është gjoba më e madhe kundër një kompanie teknologjike. Gjoba më e madhe paraardhëse është ajo ndaj Google, në masën e 22.5 milionë dollarë në vitin 2012 për praktikat e privatësisë. 

Banka më e madhe në Itali braktis përfundimisht mediat sociale të Zuckerbergut

Postuar në 08 Maj, 2019 12:24

Banka më e madhe në Itali dhe një prej grupeve më të mëdha financiare europiane ka vendosur të braktisë rrjetet sociale.  UniCredit është larguar nga Facebook dhe aplikacionet Messenger dhe Instagram, por nuk e ka marrë këtë vendim për rrjetet e tjera. Në epokën e dixhitalizimit edhe të sistemit bankar, ky mund të mos duket si vendimi i duhur. Megjithatë është e qartë që ka të bëjë me mungesën e besimit.

Facebook lan duart, po gjyqtarët - censorë të medias online kush i kontrollon?

Postuar në 05 Maj, 2019 23:49

Gazeta britanike “The Guardian” shkruante sot mbi problemin shumë të madh që ka krijuar vendimi i Facebook për të bllokuar faqet e disa figurave të ekstremit të djathtë që propagandojnë ide racore etj.. 

Kthesa 180 gradë e Zuckerbergut: Whatsapp, Messenger e Instagram në një platformë të vetme

Postuar në 07 Mars, 2019 13:25

Mark Zuckerberg bën një kthesë 180 gradë. Nëse më parë koncepti i rrjeteve sociale bazohej në shpërndarjen publike të statuseve, fotove dhe mesazheve, tani ai do të përqendrohet te privatësia dhe komunikimi i kriptuar mes përdoruesve.

Video/Dëgjojeni Kryeministrin. Po shpjegon gjendjen e vet

Postuar në 31 Janar, 2019 22:55

PE i paraprin ndërhyrjes së Facebook në zgjedhje

Postuar në 26 Tetor, 2018 17:03

Parlamenti Evropian i kërkon Facebook të lejojë organet e BE-së të kryejnë një shqyrtim gjithëpërfshirës për mbrojtjen dhe sigurinë e përdoruesve pas skandalit lidhur me përvetësimin e paligjshëm të të dhënave personale të 87 milionë shfrytëzuesve të rrjetit social popullor.

Censura e Facebook-ut/Një grusht algoritmesh po na sterilizojnë çdo ndjeshmëri

Postuar në 27 Shtator, 2018 11:15

Ndodhi ashtu siç pritej. Censura e paralajmëruar nga Facebook-u ka mbërritur te ne. Fotografitë e Wilhelm Von Gloeden, i cili ishte pjesëmarrës në Taormina në vitet e Oscar Wilde dhe D’Annunzio-s, foto të cilat sot janë ekspozuar në Sutri, nuk mund të publikohen sepse konsiderohen thjesht imazhe të disa djemve lakuriq. Censura bëhet akoma më e rëndë sepse përfaqëson një dënim “dinak” të botës së homoseksualëve.

Unë jam Hashim Thaçi! Unë "kam një ëndërr"!

Postuar në 28 Gusht, 2018 19:04

Po bashkangjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë - Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news. HTH

Pas Apple radha i vjen Facebook. Qeveria amerikane kërkon akses në shërbimin Messenger

Postuar në 18 Gusht, 2018 12:52

Agjencia “Reuters” raporton sot për një tjetër përpjekje të qeverisë amerikane për të detyruar kompanitë në dhënien e informacioneve personale për përdoruesit e vet.

Pages

Subscribe to RSS - facebook