europol

Raporti i Europol për 2019, jemi në zonën e medaljes për trafikun e drogës

Postuar në 26 Nëntor, 2019 18:05

Shqiptarët vijojnë të jenë faktor i rëndësishëm në trafikimin e drogës në Europë. Në raportin e Europolit për vitin 2019, grupet kriminale shqipfolëse cilësohen si ndër më të fuqishmet në Ballkan. Raporti analizon tregjet dhe rrugët në të cilat kryhet trafikimi i disa llojeve të lëndëve narkotike brenda dhe drejt vendeve të Bashkimit Europian.  

Raporti i Europol/Krimi italian dominon Europën. Lidhje të kufizuara me Shqipërinë përmes Ndragetas

Postuar në 27 Korrik, 2019 17:18

Një opinion i Vincenzo Musacchio në faqen e njohur italiane online, AntimafiaDuemila, vë në dukje çështjen e kriminalitetit të organizuar në Europë. Sipas aktivistit në fjalë, që është në krye të Observatorit Antimafie në Molise, organizatat kriminale italiane dominojnë Europën qoftë në nivel organizativ, qoftë në aspekin ekonomik, qoftë në nivelin represiv.

Raporti i Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit bimë

Postuar në 13 Mars, 2017 09:53

Kemi dëgjuar shpesh për krimin shqiptar anembanë Europës, Bashkimit Europian, mediat e të cilit nuk i lënë gjë mangut traditës më të errët të propagandës baltosëse. Por e vërteta statistikore, ajo policore dhe institucionale, qëndron ndryshe. Sipas një raporti të Europol për vlerësimin e kërcënimeve serioze të krimit të organizuar, në hapësirën e BE-së operojnë aktualisht 5 000 grupe ndërkombëtare të krimit të organizuar, nga 3 600 në vitin 2013.

Europol pranon ndryshimin e njoftimit për “rastin Balili”: “Në fillim nuk kishim të dhëna për rolin e Shqipërisë në operacion”

Postuar në 20 Maj, 2016 14:56

Dje u bë i njohur lajmi se Europol, agjencia policore europiane, kishte ndryshuar tekstin e njoftimit për shtyp për operacionin e kapjes së disa trafikantëve të drogës në Greqi. Në njoftimin e publikuar më 13 maj, Europol, njoftonte se operacioni ishte drejtuar nga Greqia me mbështetjen e Belgjikës dhe të Europol. Pra Shqipëria nuk figuronte në njoftim, ndërkohë që ministri i Brendshëm shqiptar, Sajmir Tahiri, deklaronte se polica shqiptare kishte qenë pjesë e operacionit.

Parashutë italiane për Sajmir Tahirin, Edi Ramën dhe përgjimin. Italianët kujtojnë “imunitetin”. Europol ndryshon njoftimin

Postuar në 19 Maj, 2016 16:29

Sot ka qenë ditë e mirë për qeverinë shqiptare. Sidomos për kufizat e inkriminuara mediatikisht të saj, ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri dhe kryeministrin Edi Rama. Lajmi i parë i mirë erdhi nga televizoni Top-Channel, i cili ishte shërbyer me një letër të drejtorit të Policisë italiane, për pajisjen përgjuese. Nëse një ditë më parë, analisti Andrea Stefani bënte pretencën apo avokatin në “Dita” kur pyeste pse nuk flet Interforza, Top-Channel jep verdikitin kur shkruan se “debati u mbyll”.

Çfarë thotë letra e drejtorit të Policisë Italiane?

Europol: Asnjë rol i Policisë Shqiptare në hetimin e trafikut ndërkombëtar të drogës ku përfshihet edhe Balili

Postuar në 17 Maj, 2016 15:28

Qëkurse doli në sipërfaqe çështja “Balili” qeveria shqiptare deklaroi edhe përmes kryeministrit Edi Rama, apo drejtorit të Policisë, Haki Çako, se operacioni ka qenë i koordinuar me DEA-n amerikane. Madje sipas tyre, kishte muaj që vazhdonte hetimi, i cili në Shqipëri nuk ka sjellë ende asnjë të ndaluar.

Europol: ISIS ka kampe stërvitore në Europë dhe në Ballkan

Postuar në 27 Janar, 2016 04:22

Shteti Islamik ka ndryshuar mënyrën e operimit dhe sipas informacioneve ka arritur kapacitetin e veprimit në shkallë ndërkombëtare. Kjo rezulton nga një përmbledhje e takimit mes ekspertëve të Europol, mbajtur në datat e 29 dhjetor-1 dhjetor 2015, e cila evidenton po ashtu se ISIS ka ngritur kampe stërvitore të vogla në Europë, por edhe në vende të Ballkanit.

Subscribe to RSS - europol