Europa

Një fenomen i rrallë mbi Europë kapet nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor

Postuar në 02 Janar, 2022 00:12

Një shkëlqim i çuditshëm blu mbi Europë u pikas nga astronautët në bordin e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS) në fillim të muajit të kaluar. Astronauti Thomas Pesquet e përshkoi në Tuiter si "event shkëlqyes kalimtar". Ky është një fenomen që ndodh kur ka vetëtima në pjesën e sipërme të atmosferës, në lartësi mbidetare.

Pragmatizmi ambicioz i Europës së vjetër

Postuar në 13 Dhjetor, 2021 17:55

 

Polonia: Loja e Lukashenkos me imigrantët, kërcënimi më i madh për destabilizimin e Europës në 30 vjet

Postuar në 21 Nëntor, 2021 15:14

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, e ka cilësuar krizën aktuale të imigrantëve në kufirin me Bjellorusinë, si kërcënimin më të madh ndaj në 30 vjet.

Aleksander Lukashenko ka nisur një luftë hibride kundër BE-së. Kjo është përpjekja më e madhe për destabilizimin e Europës në 30 vjet

shkruan në tuiter kryeministri polak.

Me BE-në po tallen të gjithë

Postuar në 15 Nëntor, 2021 15:22

Bashkimi Europian është rivendosur në një pozitë komike teksa po dëshmon se për çdo krizë i duhet të negociojë me dikë tjetër. Aktualisht BE-ja po përballet me një krizë migracioni në kufijtë e vet me Bjellorusinë, një vend të cilin e ka vendosur nën sanksione për shkak të presidentit Aleksandër Lukashenko.

Kreu i ENI-t: Çmimi i gazit do të rritet, duhet plan afatgjatë për Europën

Postuar në 26 Shtator, 2021 18:35

Me afrimin e dimrit, në Eruopë pritet rritje e mëtejshme e çmimit të gazit. Kreu i ENI, gjiganti italian i gazit dhe naftës, thotë se Europës i duhet një plan afatgjatë për energjinë.

“Marrëveshja europiane për emigracionin, pas zgjedhjeve franceze”

Postuar në 20 Shtator, 2021 10:13

Një marrëveshje përfundimtare mbi paktin e ri të migrimit në Evropë mund të arrihet menjëherë pas zgjedhjeve presidenciale franceze që do të mbahen vitin e ardhshëm. Në një intervistë për Euractive, nënkryetari i Komisionit të BE-së, Margaritis Schinas, thotë se propozimi për zgjidhjen e kësaj çështjeje u përgjigjet të gjitha problemeve.

Ndotja/ TEC-et e Ballkanit Perëndimor bëhen problem për Europën  

Postuar në 08 Shtator, 2021 09:51

Rreth 19 mijë vdekje të regjistruara në Evropë në tre vitet e fundit e kanë origjinën te ndotja që shkaktojnë termocentralet me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor. Shifra del në një raport të hartuar nga CEE Bankëatch Network dhe Qendrës për Kërkime mbi Energjinë dhe Ajrin e Pastër.

Tërheqja nga Afganistani mund të bëhet një problem më i madh për Evropën sesa për SHBA-të

Postuar në 31 Gusht, 2021 15:05

 

Shtetet e Bashkuara u larguan nga Afganistani të martën kokulur dhe me vetëm një pjesë të objektivave të arritura, pas 20 vitesh luftë. Për aleatët evropianë të Amerikës, poshtërimi mund të jetë thjesht në fillimet e tij.

E lidhur me Afganistanin në rrugë tokësore, ndryshe nga SHBA-të, për Evropën kthimi i talebanëve paraqet kërcënime më konkrete. Ato përfshijnë jo vetëm terrorizmin, por edhe migrimin masiv dhe tregtinë e heroinës. Pa pasur prani në terren, qeveritë evropiane tani do të kenë një numër të kufizuar mjetesh me të cilat të ndikojnë te grupi militant.

Europianë me "leje kalimi"

Postuar në 07 Gusht, 2021 18:04

Francezët dolën në rrugë dhe sheshe për të katërtën fundjavë radhazi, të organizuar në protesta me të cilat kundërshtojnë vendimin e qeverisë për Green-Pass, leja shëndetësore që është bërë kriter për të hyrë në një kafene ose për të udhëtuar në një tren ndërqytetas. Vendimi hyn në fuqi nga e hëna dhe pak ditë më parë, gjykata më e lartë në Francë e cilësoi atë si "kompromis të balancuar" mes shqetësimeve të shëndetit publik dhe lirisë personale.

Armët europiane provokuan zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve

Postuar në 29 Korrik, 2021 02:24

Eksportet e armëve të prodhuara në Europë kanë provokuar zhvendosjen e të paktën 1.1 milionë njerëzve. Kjo gjetje raportohet nga Instituti Transnacional në Hollandë që ka çmuar se shifra është minimale në raport me realitetin.

Pages

Subscribe to RSS - Europa