Europa

Europa, foleja e sigurt e përgjuesve

Postuar në 30 Tetor, 2023 15:44

BE-ja mund të ketë fituar reputacion si kufizuesi i revanshit të kompanive të teknologjisë (është përplasur me Facebook-un për privatësinë dhe me X-in për dezinformimin), por ka pasur një qasje shumë më të butë në raport me kompanitë që prodhojnë pajisje apo programe përgjimi.

Nëse Shtetet e Bashkuara e janë goditur një biznes të tillë, BE-ja ka zgjedhur të mos veprojë. Kjo ka bërë që në kontinentin e vjetër të “mbijnë” kompani që  përfitojnë nga talenti i saj teknik - dhe më e rëndësishmja nga ligjet e dobëta të licencimit dhe eksportit.

E ardhmja e energjisë elektrike të Evropës është te interkonjeksioni

Postuar në 17 Tetor, 2023 18:22

Tranzicioni i energjisë elektrike në Evropë është përshpejtuar. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me shtimin e paneleve diellore dhe turbinave me erë. Sekreti është te funksionimi optimal i infrastrukturës së rrjetit. Kjo do të përcaktojë nëse dhe si Evropa i arrin objektivat e saj të sektorit të energjisë dhe sa kosto-efikas është ky proces. Ndërlidhësit - kabllot ndërkufitare, të tensionit të lartë që lidhin rrjetet kombëtare të energjisë elektrike - dhe rregullat e përbashkëta të tregut së bashku krijojnë tregun e integruar evropian të energjisë elektrike.

Kissinger: Europa gaboi rëndë me emigrantët

Postuar në 12 Tetor, 2023 15:45

Ish-sekretari amerikan i Shtetit, Henry Kissinger, thotë se vendet e Europës kanë gabuar që kanë pranuar shumë njerëz, që tani po mbështesin veprimet e Hamasit kundër Izraelit.

I pyetur gjatë një interviste për Welt TV, për "arabët që festojnë" në rrugët e Berlinit pas inkursionit të Hamasit në Izrael, Kissinger, një hebre i mbijetuar i Holokaustit, tha se gjeste të tilla të mbështetjes për aktet kriminale i dukeshin "të dhimbshme".

Europa e të pastrehëve

Postuar në 06 Shtator, 2023 12:20

Rreth një milion njerëz ishin të pastrehë në Europë vitin e kaluar. Sipas një raporti të Federatës Europiane të Organizatave Kombëtare dhe Fondacionit Abbé Pierre, në vitin 2022 ishin 895 000 të pastrehë në kontinentin e vjetër, një shifër që mendohet të jetë rritur për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Në Gjermani janë regjistruar 84 500 të pastrehë, ndërsa në Spanjë më shumë se 28 500.

Pse po lulëzon konspiracioni për mikroçipat në Europë

Postuar në 30 Gusht, 2023 17:00

Një teori konspirative po përhapet në të gjithë Evropën. Mikroçipat që implantohen nën lëkurë me synimin për t’i mbajtur njerëzit nën monitorim është paralajmërimi i Marc Friedrich, ekspert financash dhe një nga autorët më të shitur.  

Nuk është thjesht një teori që ka ngjitur, por ka marrë trajtën e një paralajmërimi shqetësues, madje në Amsterdam janë mbajtur edhe mitingje publike për ta kundërshtuar një projekt të tillë.

Gjallërohet ekonomia europiane, në suficit pas dy vitesh deficit

Postuar në 30 Gusht, 2023 00:08

Bilanci tregtar midis Bashkimit Evropian dhe pjesës tjetër të botës është rikthyer në suficit pas gjashtë tremujorësh radhazi deficiti.

Sipas një raporti të Eurostat, një suficit modest prej 1 miliard eurosh u regjistrua në tremujorin e dytë të këtij viti.

Nxitjen kryesore për rritjen e kanë përcaktuar kimikatet, makineritë, automjetet, ushqimet dhe pijet e eksportuara nga BE-ja, të cilat arritën të kompensojnë blerjet e produkteve energjetike, si gazi dhe nafta, çmimet e të cilave mbeten jashtëzakonisht të larta si rezultat i luftës në Ukrainë.

Europa nuk ka urgjencë për zgjerimin

Postuar në 29 Gusht, 2023 14:49

Për Komisionin Evropian (KE), zgjerimi si proces nuk ka ndonjë urgjencë. Zëdhënësja e KE, Dana Spinat, thotë se KE është më shumë i angazhuar në asistencën ndaj vendeve aspirantë, sesa në afatet konkrete të pranimit.

Deklarata e Spinat vjen pas propozimit të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afati kur vendet që janë aktualisht kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim.

Fundi i Europës është afër

Postuar në 27 Gusht, 2023 12:35

 

Ne europianët jemi ende të bindur se kontinenti ynë i vogël është qendra jo vetëm e historisë së njerëzimit, por se ai formëson edhe botën e sotme. Ne u japim të gjithëve leksione bazuar mbi vlerat në të cilat ne besojmë vendosmërisht se janë universale. Ne e mendojmë veten si fisnikë, të fuqishëm me qëllime të mira. Por periudha e fuqisë së vërtetë europiane ishte thjesht një devijim historik.

Prodi: Franca, si shoferi që sheh vetëm pasqyrën e pasme

Postuar në 25 Gusht, 2023 18:08

Ish-kryeministri italian, Romano Prodi, thotë se Europës i duhet një pakt paqeje, por pengesë për ta arritur janë ndarjet e brendshme që ajo ka.

Në një intervistë për Avvenire, Prodi thotë se paqen e bëjnë të mëdhenjtë dhe në këtë pikë, roli i SHBA-së dhe Kinës është i pazëvendësueshëm.

Kriza e vajit/ Mes luftës dhe ndryshimit të klimës

Postuar në 08 Gusht, 2023 19:38

Tregu botëror i vajit vegjetal është në një moment transformimi, për një sërë arsyesh, të cilat kanë çuar në uljen e disa prodhimeve, rritjes së të tjerave dhe luhatjeve të çmimeve që prekin kryesisht Evropën.

Pages

Subscribe to RSS - Europa