etilda gjonaj

Njihuni më në fund me ideatoren e reformës në drejtësi

Postuar në 12 Maj, 2021 12:22

Lexoni në faqen e Ministrisë së Drejtësisë se çfarë thuhet në një nga njoftimet për Ditën Kombëtare të Drejtësisë:

Isha me fat të isha pjesë e protokollit të Kryesisë së Veteranëve të LANÇ- it, “NDERI I KOMBIT”, me të nderuarit, Odhise Porodin Sekretar i Përgjithshëm të LANÇ, Servet Agalliu, shef i aparatit administrativ të LANÇ-it.

Jemi më keq se më 1998

Postuar në 04 Mars, 2020 23:39

 

Mediat në shërbim të Kryeministrit, përfshirë median shtetërore Agjencia Telegrafike Shqiptare, raportojnë se ambasadorja e ShBA në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë kurajo ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj që “të vazhdojë reformën në drejtësi në të njëjtin kurs”. Ky mesazh është përcjellë si një apel i koduar kundër lëvizjeve të Presidentit të Republikës. 

Presidenti kallëzon penalisht ministren e Drejtësisë: "Rilindja është një murtajë"

Postuar në 24 Shkurt, 2020 14:25

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar kallëzim penal në prokurorinë e posaçme (SPAK) në adresë të Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, si dhe të disa zyrtarëve të lartë të institucionit në fjalë. Në fjalën e tij pas dorëzimit të kallëzimit, Meta u shpreh se rilindja dhe qeverisja e ‘rilindjes’ janë një murtajë për vendin dhe se ai i pret qytetarët më 2 mars për të luftuar kundër kësaj sëmundje. Presidenti ka shtuar më tutje se është detyra e tij kryesore që të ruajë Kushtetutën. Sipas tij, ajo që ndodhur është ngjarja më e rëndë në historinë e shtetit shqiptar, ndërkohë që po vlerësohen fakte

Qeveria pranon emergjencën e kriminalitetit në vend. Anti-KÇK, në thelb ka një AKt Normativ

Postuar në 31 Janar, 2020 14:42

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se sot është kaluar paketa anti-KÇK që parashikon goditjen kryesisht të elementëve të inkriminuar brenda sistemit të drejtësisë, por edhe përtej. Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka deklaruar se janë marrë një sërë vendimesh që ndryshojnë ligjin “Antimafia”, ligjin “Për Policinë e Shtetit”, ligjin “Për administrimin e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara” si dhe Kodin Penal.

Ministrja e Drejtësisë që flet pas avokatëve mediatikë

Postuar në 25 Gusht, 2019 22:14

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot me një postim në rrjetet sociale për të sqaruar akuzat që i janë bërë për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit. Zonja Gjonaj nuk mohon faturat e publikuara në mediat e ndryshme online, por bën një interpretim të vetin, ndërkohë që ka bërë të ditur se ka nisur një proces verifikimi për të gjithë prokurimet e kryera për udhëtimet përkatëse. Thotë ndër të tjera ministrja Gjonaj: 

Alkimia e ministres Gjonaj/Qeveria gjermane do ndihmojë të korruptuarit të luftojnë korrupsionin

Postuar në 09 Prill, 2019 13:46

Qeveria gjermane do të vazhdoj të mbështesë Shqipërinë në luftën kundër korruspionit. Këto ishin fjalët e z. Stefan Mayer, Sekretarit Parlamentar të Shtetit, në Ministrinë e Brendëshme Federale, të cilin pata kënaqësinë ta takoja gjatë vizitës në Gjermani

Etilda ndërhyn në vetë të parë për fotografimin e Borëbardhës

Postuar në 24 Mars, 2019 20:10

Në datën 20 mars, redaksia e “Të Kripura” në ResPublica, që kryen punë autonome për llogari të buzëqeshjes publike dhe buzëvarjes politike, publikoi një lajm sipas të cilit fotografi i zonjës Belinda Balluku, njohur nga Gjenerata X si Borëbardha e Infrastrukturës, ishte pushuar nga puna.

Etilda, njeriu i fundit i një qeverie humanoidësh

Postuar në 10 Shkurt, 2019 14:23

Ndoshta është postuar qëllimisht, ndoshta fotografi i ministrisë së Drejtësisë është femër dhe ka parë te kjo shkrepje Etildën jo ministren, ndaj edhe e ka hedhur në faqen e saj në Facebook. 

Ministrja Gjonaj është ndoshta imazhi i fundit i njeriut normal në qeverinë e z. Rama, që përbëhet nga individë që jetojnë në turlinë e përditshme të prezencës mediatike, servilizimit ndaj shefit, recitimit formal të arritjeve të shkëlqyera të ekzekutivit, apo edhe përparimit të pandalshëm të Shqipërisë.

Subscribe to RSS - etilda gjonaj