erdogani

“Deti” në Hagë, Nazarko: Mendoj se Rama është konsultuar me Erdoganin

Postuar në 22 Tetor, 2020 13:55

Analisti Mentor Nazarko e cilëson lajm të mirë dakordësinë e palës greke dhe asaj shqiptare për të çuar në Gjykatën e Hagës çështjen e detit. Në një lidhje Skype me edicionin e lajmeve në TvT, Nazarko tha se një vendim i tillë tregon se pala shqiptare nuk i ka kapacitete për të negociuar në nivele të tilla. Nazarko shtoi se vendimi për t’ia lënë gjykatës më të lartë këtë çështje nuk mund të mos jetë konsultuar nga Rama me presidentin turk.

Në Kosovë urdhëron arrestimin e njerëzve, në Shqipëri deportimin, në Liban nxjerr gazetarët para gjyqit

Postuar në 22 Korrik, 2020 00:26

Mëria e presidentit turk, por edhe autoriteti i tij arrijnë larg. Përtej kufijve.

Të deportuar nga Kosova me urdhër të Erdoganit?

Postuar në 11 Mars, 2019 16:56

Gazeta britanike “The Times” shkruan se deportimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, muaj më parë, u bë me urdhër direkt të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan. Sipas kërkesës turke personat në fjalë kanë patur lidhje me organizatën “FETO”, që drejtohet nga Fetullah Gulen. Deportimi u bë në shkelje të ligjit nga shërbimi sekret kosovar dhe urdhëri ndaj tij erdhi nga presidenti Hashim Thaçi, që iu bind kërkesës së homologut turk, pa dijeninë e kryeministrit Ramush Haradinaj. 

Mesazh i qartë për Erdoganin

Postuar në 13 Korrik, 2016 13:35

Kush lejohet të shkojë për vizitë tek trupat e Bundeswehr-it në bazën e NATO-s Inçirlik dhe kush jo? Për Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan kjo nuk diskutohet. Baza ajrore, e cila luan një rol të rëndësishëm në luftën ndërkombëtare kundër "Shtetit Islamik" (IS), është pronë e Forcave Ajrore Turke dhe gjendet në Turqi. Prej kësaj Erdogani pretendon të drejtën sovrane që të lejojë apo refuzojë hyrjen e vizitorëve si t’i shkojë atij për shtat.

Subscribe to RSS - erdogani