erdogan

Samiti i Vendeve të Europës Juglindore, Erdogan konfirmon pjesëmarrjen

Postuar në 07 Korrik, 2019 14:15

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan njoftohet se do të marrë pjesë në samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit të Vendeve të Europës Juglindore që mbahet në Sarajevë në datat 8-9 korrik të këtij viti. Sipas drejtorit të Komunikimit të presidentit turk, Fahrettin Altun ky samit është e vetmja platformë që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit.

Takimi do të përqendrohet në hapat që duhen ndërmarrë për të përmirësuar bashkëpunimin në Ballkan, veçanërisht në fushën e ekonomisë, tregëtisë, transportit, infrastrukturës dhe investimeve

Tjetër poshtërim për Erdoganin në Stamboll

Postuar në 23 Qershor, 2019 19:30

Stambolli nuk iu bind Erdoganit. Kandidati i opozitës Ekrem Imamoglou korri një tjetër fitore dërrmuese përballë të përzgjedhurit të Presidentit.

Binali Yildirim, humbi edhe në betejën e dytë me Imamoglou siç tregojnë rezultatet e zgjedhjeve të përsëritura për Bashkinë e Stambollit.

Përplasje Erdogan-Makron

Postuar në 16 Qershor, 2019 10:59

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan reagoi ashpër ndaj homologut të tij francez, Emanuel Makron për mbështetjen që ky i fundit ka shprehur ndaj kërkimeve që po bëhen Zonën Ekskluzive Ekonomike në Detin e Qipros.

"Për Mesdheun lindor mund të flasin ata që kanë të drejtë të flasin. Me çfarë të drejte flet Franca për Mesdheun Lindor? Macron është një axhami. Nuk di asgjë. Ne nuk tërhiqemi nga të drejtat që kemi në Qipro"- tha presidenti turk.

Pazari me rusët u mbyll, rrezikon sanksione nga SHBA

Postuar në 12 Qershor, 2019 23:37

"Nuk po them se do të blejmë nga Rusia S-400, po them që Turqia  tashmë i ka blerë ato. Kjo është një punë e kryer "-deklaroi Erdogan teksa këmbënguli se sistemi i mbrojtjes raketore do të dorëzohet muajin e ardhshëm.

Presidenti turk tha se kishte shpresë në tejkalimin e problemeve me SHBA në lidhje me avionët luftarakë F-35 që Turqia kërkon të blejë nga SHBA, temë që do të diskutohet  në takimin mes tij dhe homologun amerikan Donald Trump në fund të qershorit.

Turqia nuk tërhiqet nga blerja e sistemit rus, S-400, Erdogan: Do prodhojmë me Rusinë edhe S-500

Postuar në 19 Maj, 2019 14:41

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të thellojë bashkëpunimin ushtarak me Rusinë duke u përfshirë në linjë të përbashkët prodhimi për sistemin mbrojtës S-500.

As nuk diskutohet fare që Turqia të tërhiqet nga blerja e S-400. Ajo është një marrëveshje e mbyllur. Do të ketë prodhim të përbashkët të S-500 pas blerjes së S-400

ka deklaruar Erdogan në Stamboll.

Erdoganit i mbeten vetëm kërcënimet në Mesdhe: Qiproja bën mirë të kujtojë 1974-ën

Postuar në 11 Maj, 2019 18:21

Turqia e Recep Erdoganit ka mbetur vetëm me kërcënimet ndaj Qipros që së fundmi është ktyer në pikë strategjiek në Mesdheun Lindor për shkak të gazsjellësit EastMed. Zëdhënësi i partisë qeverisëse, AKP, Omer Çelik, deklaroi në një konferencë për shtyp se:

Do të ishte mirë për Anastasiades të kujtojë vitin 1974 dhe të rifreskojë atë

Erdogan refuzon humbjen në Turqinë Europiane

Postuar në 07 Maj, 2019 00:07

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) në Turqi, pas kërkesës së partisë së presidentit Erdogan për pavlefshmëri të rezultatit, vendosi përsëritjen e zgjedhjeve në Stamboll; zgjedhje që do të zhvillohen më 23 qershor.

Fillimi i fundit!

Postuar në 01 Prill, 2019 09:54

Erdogan merr një goditje të rëndë në zgjedhjet lokale të së dielës në Turqi. Ndonëse fitoi shumicën e bashkive, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e presidentit turk, humbi kryeqytetin Ankaranë dhe sipas të gjitha gjasave ka pësuar disfatë edhe në  Stamboll.

Erdogan inauguron Muzeun e Trojës

Postuar në 18 Mars, 2019 17:39

"Muzeu i Trojës është shembulli më i ri i përpjekjeve tona për të transmetuar historinë tonë tek gjeneratat e ardhshme. Troja, e përfshirë nga UNESCO në Listën e Trashëgimisë Botërore në vitin 1998, është një nga monumentet më të rëndësishme arkeologjike me një histori prej 5.000 vjetësh"- tha presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në përurimin e Muzeut të Trojës. 

Der Spiegel: Tsipras, aleat i Erdoganit në BE

Postuar në 07 Shkurt, 2019 10:06

Me shumë vëmendje u ndoq nga shtypi gjerman vizita e kryeministrit grek Aleksis Tsipras në Turqi. Der Spiegel, vë në dukje se Greqia dhe Turqia janë rivalë historikë, por Presidenti Erdogan dhe kryeministri Tsipras kanë mbajtur “një lidhje të fortë - sepse përfitojnë nga tjetri "

Pages

Subscribe to RSS - erdogan