erdogan

Përplasje mes Erdogan dhe Mateo Renzit për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të presidentit turk

Postuar në 03 Gusht, 2016 10:29

Rexhep Taip Erdogan nuk e fshehu zemërimin për hetimet e nisura në Itali ndaj djalit të tij Bilal Erdogan për pastrim parash. Në një intervistë për Rai 24, presidenti turk kërkoi nga autoritetet italiane të angazhohen me luftën kundër mafias dhe jo të merren me familjen e tij. I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit italian Mateo Renzi që me një mesazh në tuiter i kujtoi presidentiit turk se në Itali, gjyqtarët  veprojnë sipas ligjeve dhe Kushtetutës, dhe jo në bazë të atyre që thotë presidentit i Turqisë. “Ky quhet sundim i ligjit"-shkruan Renzi.

Vdekja e çuditshme e shekullarizmit turk

Postuar në 29 Korrik, 2016 11:59

Tmerri pas grushtit të sh tetit të dështuar në Turqi ngre dilemën qenësore: A do të vazhdojë Presidenti Recep Tayyip Erdogan të zbatojë politikën e autoritarizmit, mbase me përshkallëzim hakmarrës, apo do t’ua shtrijë dorën kundërshtarëve dhe të mundohet të ndërtojë ura për të mirën e shoqërisë turke?

Ende mbetet të shihet, por e kaluara e afërt na tregon prej shembujve historikë se sfidat serioze ndaj krerëve autoritarë dhe gjysmautoritarë çojnë drejt ashpërsimit të sjelljes së regjimit dhe se nuk sjellin qasje më të moderuar.

Persekutimi më i madh në historinë e Turqisë

Postuar në 29 Korrik, 2016 10:10

Tentativa për grushtin e shtetit ndodhi të premten në darkë. Që nga mbrëmja e së dielës, një listë me emrat e 73 gazetarëve të arrestuar u bë publike nga një profil pro-qeveritar në mediat sociale. Emri im ishte në krye të kësaj liste. Brenda tri ditëve, 20 portale u mbyllën dhe u anulluan liçencat e 24 gazetave dhe radiove. U bastisën zyrat e gazetës “Meydan” dhe dy kryeredaktorët e kësaj gazete u ndaluan. (Ata u liruan 24 orë më vonë). Dje gazetari, Orhan Kemal Xhengiz, emri i të cilit ishte gjithashtu në këtë listë, u arrestua në aeroport bashkë me bashkëshorten e tij.

A është (mund të jetë) më Erdogan miku i çmuar?

Postuar në 28 Korrik, 2016 13:11

Sot mediat kryesore në Europë njoftojnë se qeveria turke, në krye të së cilës de facto është presidenti Reccep Tayyip Erdogan, ka mbyllur 130 organizata mediatike, mes të cilave televizione, gazeta, shtëpi botuese. Është një hap i fundit i radhës në atë që po ndodh në Turqi pas tentativës së dështuar për grusht shteti më 15 korrik. Një grusht i formuluar zyrtarisht si i tillë pas të cilit Erdogan ka arritur të imponojë një tërmet shtetëror, institucional e njerëzor me magnitudë të lartë: nga 6000 të arrestuar, 2745 janë gjyqtarë.

Status satirik për Erdoganin, ambasada turke në Kosovë kërkon arrestimin e Berat Buzhalës

Postuar në 26 Korrik, 2016 23:02

Ambasada turke në Kosovë ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës arrestimin e gazetarit Berat Buzhala për një status satirik në Facebook. Lajmi është njoftuar edhe nga vetë gazetari, i cili ka përcjellë edhe një reagim të posaçëm. Ngjan një kërkesë krejt absurde nga një shtet që nuk po di ku janë kufijtë e vet. Pa mohuar se kjo qasje është një provë force kundër gulenistëve shqiptarë që sipas Ankarasë zyrtare janë të shumtë. Pra është një kërkesë që favorizohet, pse jo nxitet edhe nga bota shqiptare.  E gjitha në kurriz dhe si faturë e lirisë së shtypit. 

Pikëpyetjet e ish-atashehut mbi minigrushtin e shtetit në Turqi

Postuar në 25 Korrik, 2016 11:24

Pas ngjarjeve të 15 korrikut në Turqi nga shumë analistë, gazetarë dhe njerëz të politikës u ngritën dyshime për grushtin e shtetit dhe u përforcua bindja se tentativa ishte një skenar i organizuar nga vetë Erdogan. Një ushtarak mund ta lexojë situatën më në detaje nisur nga dinamika e ngjarjeve. Por edhe në këtë rast pikëpyetjet mbeten të shumta. Ish-atashehu ushtarak në Republikën e Turqisë në vitet 1993-2001 Hajro Limaj thotë për gazetën Shekulli se edhe pse ka Kaluar një javë nga minipuçi ushtarak në Turqi dhe shumë gjëra janë në errësirë, të paqartësuara.

Turqia tërhiqet nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut që ndalon dënimet me vdekje

Postuar në 24 Korrik, 2016 22:48

Grushti i shtetit në Turqi po ravijëzohet qartë si sebepi i shkatërrimit final të asaj që mund të quhej shpresa e një demokracie në këtë vend. Ndonëse janë çështje që i përkasin autoriteteve turke, legjitime si të tilla, disa akte të fundit, shoqëruar me deklaratat e presidentit Reçep Tayyip Erdogan, kanë krijuar jo pak pështjellim.

“Stalini” brenda Erdoganit

Postuar në 22 Korrik, 2016 14:37

“Stalini” brenda Erdoganit tashmë është zgjidhur nga zinxhirët. 

Erdogan: Pilotët që rrëzuan avionin rus, mund të kenë lidhje me gulenistët. Kthimi i dënimit me vdekje, dëshirë e popullit.

Postuar në 20 Korrik, 2016 23:54

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erodgan ka deklaruar në një intervistë për “Al Jazeera” se dy pilotët që rrëzuan avionin ushtarak rus, pak muaj më parë, mund të kenë lidhje me grushtin e shtetit. Ata po mbahen të arrestuar dhe po pyeten për lidhje me gulenistët. Sipas Erdogan pas lëvzjes së Gulen ka edhe shtete të tjera, apo edhe “një tjetë rmendje superiore”, çka lë shumë vend për diksutime. I pyetur për lirinë e shtyptit, ai tha se nuk beson se liria e shtypit duhet përdorur si armë.

A po ndryshon politika e jashtme e Turqisë?

Postuar në 20 Korrik, 2016 03:52

Grushti i Shtetit në Turqi ka prodhuar pasoja reale edhe në politikën e jashtme të Ankarasë. Vetëm tri ditë pas përpjekjes për të ndryshuar pushtetin me dhunë, presidenti turk, Reçep Tayyip Erdogan, ka ndërmarrë hapin e parë që dëshmon zhvendosjen e politikës turke në raport me një krizë serioze si ajo e Sirisë. Agjencia ruse e lajmeve, “Sputnik” raporton se të hënën, Erdogan ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin iranian, Hasan Rouhani, i cili nga ana e vet “ka vlerësuar pjekurinë e popullit turk që dëshmoi se taktikat dorës së fortë nuk kanë vend në rajonin tonë”.

Pages

Subscribe to RSS - erdogan