emri

U vini emra shqiptarë fëmijëve se alarmohen "patriotët"

Postuar në 29 Korrik, 2016 19:00

Mania për emra të huaj alarmon patriotët shqiptarë” – këtë titull e lexon sot në faqen online të BIRN, referuar si shembull i gazetarisë së mirë në Shqipëri.

Shkrimi trajton dukurinë e vendosjes së emrave të huaj, pra të supozuar si joshqip(tarë) nga prindërit në vendin tonë. Dhe në mbështetje të kësaj ideje sillen disa statistika:

Opozita nuk i përmend as emrin Ilir Metës, a i ka "tredhur" LSI edhe Bashën me shokë?

Postuar në 18 Mars, 2016 10:04

Ajo që vihet re në diskursin publik të opozitës ditët e fundit është heqja nga fjalori politik i emrit të Ilir Metës. Basha dhe të tijtë kanë stopuar çdo etiketim dhe sulm ndaj kryetarit të LSI-së duke e përqëndruar retorikën politike tek emri i kryeministrit si autorin kryesor të keqqeverisjes së vendit. Në njoftimet e përcjella nga zyra për shtyp e Partisë Demokratike, ku pasqyrohen deklaratat e kryetarit dhe folësve të tjerë të opozitës, kreu i kuvendit Ilir Meta nuk figuron në asnjë rrjesht dhe togfjalëshi Rama-Meta është zëvendësuar me sulmin frontal ndaj Edi Ramës.

Edhe Tsipras firmos me termin “Maqedonia”. A po heq dorë Greqia nga pretendimet për emrin?

Postuar në 17 Mars, 2016 16:04

Para disa ditësh ministri për Imigracionin John Mouzalas provokoi debate në Greqi kur gjatë një interviste përdori termin “Maqedonia”. Greqia i përmbahet fort një debati se ky term është provokativ nga ana e sllavëve që sot dominojnë shtetin në veri të Greqisë. Mirëpo gazetat greke publikojnë sot një dokument, të firmosur nga kryeministri aktual Alexis Tsipras, ku përdoret po i njëjti term, gjatë një takimi më 12 mars në Paris.

Ahmeti, negociator mes Athinës e Shkupit për emrin e Maqedonisë

Postuar në 08 Janar, 2016 18:08

Kryetari i BDI Ali Ahmeti është takuar në Athinë me ministrin e jashtëm grek, Nikos Kotzias. Takimi ishte pjesë e përpjekjeve për avancimin e procesit të zgjidhjes së kontestit të emrit midis Greqisë dhe Maqedonisë.
I shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Besimi dhe Musa Xhaferri, Ahmeti ka diskutuar për një orë e gjysmë me delegacionin grek.
Ali Ahmeti e ka cilësuar si të dobishëm dhe të rëndësishëm takimin, ku bisedimet janë shtrirë edhe më gjerë në marrëdhëniet dypalëshe. Por sigurisht, kryetema ka qenë çështja e emrit kushtetues të Maqedonisë.

Sinjale pozitive për krizën greko - maqedone të emrit. Gruevski: “Jemi gati të dialogojmë, pastaj pyesim njerëzit në referendum”

Postuar në 16 Dhjetor, 2015 21:35

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, është shprehur në një intervistë për britaniken “The Guardian” se ai dhe qeveria që drejton janë të gatshëm që të rihapin negociatat me Greqinë për çështjen e emrit. “Ne do të dëshironim që sa më shpejt të jetë e mundur të hyjmë në dialog me Greqinë për të gjetur një zgjidhje dhe nëse ne e gjejmë një të tillë do të duhet të shkojmë në referendum ku të pyeten qytetarët”, thotë Gruevski.  Deklarata vjen në një moment delikat për rajonin e Ballkanit dhe ndërkohë që ministri i Jashtëm Nikola Poposki do të vizitojë Athinën.

Kathimerini: SHBA dhe Gjermania po përgatisin ftesën e Maqedonisë në NATO

Postuar në 04 Tetor, 2015 18:10

Diplomacia greke është thellësisht e shqetësuar për qëndrimin që po mbajnë Shtetet e Bashkuara ndaj çështjes së emrit me Maqedoninë dhe perspektivës së vendit të vogël ballkanik, nisur edhe nga incidenti më i fundit në samitin e Nju Jorkut, ku Uashingtoni refuzoi kërkesën e Greqisë që Maqedonia të prezantohej me emrin e njohur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Emri i Maqedonisë, Tsipras bojkoton samitin e Obamës

Postuar në 30 Shtator, 2015 10:19

Greqia dhe Maqedonia janë përplasur edhe njëherë për shkak të diferencave për emrin. Mediat flasin për një incident diplomatik me protagonist kryeministrin grek Aleksis Tsipras, i cili refuzoi të jetë i pranishëm në samitin e thirrur nga presidenti Obama në kuadër të luftës kundër terrorizmit.
Pala greke kishte kërkuar që Maqedonia të prezantohej në këtë samit me emrin e njohur nga OKB, si FYROM, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga organizatorët qe lejuan prezantimin e Shkupit me emrin Republika e Maqedonisë.

Pages

Subscribe to RSS - emri