emisioni Stop
Kërkoi 3 mijë euro për licensën mjedisore, shkarkohet inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit
Pas denoncimitnë emisionin investigativ “STOP”, në TV KLAN, Prokuroria e Tiranës ka nisur kryesisht hetimet për veprën penale të korrupsionit pasiv.
Në videon e transmetuar të hënën në mbrëmje në emisionin e parë të këtij programi, shfaqet në pamje filmike inspektori i Agjencisë Rajonale të Mjedisit në Tiranë , Taulant Manaj, që i kërkon 3 mijë euro një qytetari për t’i dhënë licensën mjedisore për një biznes zgarë.