emigrantet

Tension në Portin e Pireut, emigrantët djegin flamurin e BE (Video)

Postuar në 31 Mars, 2016 11:30

Rreth 2000 refugjatë dhe mbështetës të tyre grekë kanë manifestuar në Athinë për të kërkuar hapjen e kufijve dhe kalimin e tyre në Europë. Refugjagtët u niseën nga porti i Pireut dhe u grumbulluan fillimisht në sheshin Omonia. Ata marshuan drejt parlamentit grek dhe më pas u tubuan para selisë së Komisionit Europian në Athinë. Aty protestuesit dogjën një flamur të Bashkimit Europian.Protesta e refugjatëve në Athinë u zhvillua disa orë pasi në Idomeni refugjatë të tjerë ishin përkeshur me forca të policisë greke.

Papa puth këmbët e 12 emigrantëve (Video)

Postuar në 25 Mars, 2016 10:56

Papa Françesku tërhoqi edhe njëherë vëmendjen për natyrën kontraverse në raport me rregullat e Kishës Katolike. Ai lejoi gratë të merrnin pjesë në ritualin e larjes së këmbëve nga Papa të 12 njerëzve, në respekt të asaj që Krishti bëri me 12 dishepujt e tij. Përveç lejimit të grave në këtë ceremoni kishtare, Papa përzgjodhi për ritualin 8 burra dhe 4 gra të kombësive dhe feve të ndryshme, ndryshe nga rregulli dhe tradita e Kishës Katolike. Simbolika sipas zëdhënësit të Vatikanit lidhet me mesazhin që Papa kërkon të përcjellë se gjithkush duhet të respektohet për besimin e tij.

Sirianët grumbullohen 25 km pranë kufirit me Shqipërinë (foto)

Postuar në 19 Mars, 2016 10:51

Refugjatët, shumica gra e fëmijë, kishin udhëtuar për më shumë se 15 orë: Nga ishujt e detit Egje, në portin e Pireut dhe prej andej me autobusa për në Doliana. Ata u strehuan në një strehë mësimore e cila kishte dhjetë vjet që nuk funksiononte.

Avramopulos: Shqipëria e përgatitur për të pritur emigrantë

Postuar në 18 Mars, 2016 13:23

Komisioneri për Emigracionin, Dimitris Avramopulos deklaroi në Tiranë se ka një plan emergjence që Shqipëria të presë emigrantë. Në konferencën për shtyp me ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri ai tha se nëse do ketë fluks emigrantësh Shqipëria do të ndihmohet edhe nga Bashkimi Evropian.

Arrihet pakti BE-Turqi për emigrantët

Postuar në 18 Mars, 2016 10:38

Udhëheqësit e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një qëndrim të përbashkët për trajtimin nga Turqia të emigrantëve. Marrëveshja e propozuar parashikon që të gjithë emigrantët që zbarkojnë në ishujt e Greqisë të kthen pas në Turqi. Në këmbim të bashkëpunimit, Turqia do të marrë një ndihmë të madhe financiare, dhe udhëtimin pa viza për qytetarët e saj në zonën Shengen. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Turqia ka për të përmbushur standardet ndërkombëtare të mbrojtjes për të gjithë emigrantët.

Fotolajm/Frika e hyrjes së emigrantëve, kontrolle të rrepta në Kakavijë nga pala shqiptare

Postuar në 16 Mars, 2016 21:52

Athina përgënjeshton La Repubblica-n: “Nuk i shtyjmë refugjatët drejt Italisë”

Postuar në 15 Mars, 2016 10:40

Qeveria greke ka përgënjeshtruar se po i nxit refugjatët që t’u drejtohen vendeve të tjera që i kanë të mbyllur kufijtë e tyre. Autoritetet greke as i drejtojnë, as i lehtësojnë refugjatët që të kalojnë kufij të mbyllur. Por përkundrazi, punojnë për t’i penguar, në kuadër të detyrave të tyre”, deklaroi të martën zëdhënësi i komitetit qeveritar të menaxhimit të krizës së refugjatëve, Jorgos Kiritsis.

Gati ushtria për të mos lejuar hyrjen e emigrantëve në Shqipëri

Postuar në 14 Mars, 2016 16:03

Shqipëria mund të përdorë edhe ushtrinë për të kontrolluar vijën kufitare në rast të një fluksi të mundshëm refugjatësh nga Greqia. Drejtori i Përgjithshëm i  kufirit në policinë e shtetit Genc Merepeza dekalroi se aktualisht pikat doganore dhe rrugët ku mendohet se mund të lëvizin ata, po kontrollohen nga policia, e cila i ka shtuar sherbimet. Në rastet që është e papërballueshme nga policia kufitare do aktivizohen të gjithë përfaqësuesit e autoriteteve që veprojnë.

Greqia akuzon për ksenofobi vendet e rajonit. Emigrantët: Na lini të kthehemi të vdesim në Siri

Postuar në 14 Mars, 2016 10:18

Qeveria greke ka kritikuar vendet e rajonit që nuk pranojnë refugjatët. Ministri alternat i mbrojtjes, Dimitris Vitsas, e ka konsideruar këtë si një turp, duke theksuar se kjo po ndodh edhe në vende prej nga para 25 vjetësh kishin ardhur në Greqi mijëra emigrantë.

Ngrihet kampi i parë i emigrantëve në kufi me Shqipërinë

Postuar në 12 Mars, 2016 10:30

Në qytezën e Konicës, pranë kufirit me Shqipërinë, kanë mbërritur mbrëmjen e të premtes 162 refugjatë nga Siria. Shumica e tyre janë gra dhe fëmijë. Ata vinin nga Porti i Preiut, ku kishin mbërritur ditë më parë nga ishujt e detit Egje.
Refugjatët janë pritur me mjaft ngrohtë nga banorët, të cilët janë mobilzuar për t’i mbështetur duke ofruar kryesisht veshmbathje. 162 refugjatët janë sistemuar në mjediset e një kampi fëmijsh, ku strukturat e pushtetit vendor kanë krijuar me shpejtësi kushte tepër optimale.

Pages

Subscribe to RSS - emigrantet