ekstradimi

Ngjarjet e Kumanovës, Greqia ekstradon ish-kreun e antiterrorit maqedonas

Postuar në 25 Maj, 2017 14:48

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë greke vendosi ekstradimin në Maqedoni të 30-vjeçarit, Dergian Vukoviç, ish-komandantit i Njësisë Speciale të Antiterrorizmit që udhëhoqi operacionin kundër grupit shqiptar të Kumanovës në 9 Maj 2015. 
Kolegji pranoi rekomandimin e Zv/ Prokurorit, Panagiotis Karagiannis dhe refuzoi kërkesën e 30 vjet për mosekstradim. 
Në shtator të 2016-ëe ai u arrestua nga autoritetet maqedonase pasi në makinën e tij u gjet një "bombë M93 dhe 805 gram marihuanë", por megjithatë u arratis dhe shkoi në Greqi, ku u kap nga policia greke. 

Holanda vendos ekstradimin e Arben Frrokut

Postuar në 16 Maj, 2017 18:26

Holanda ka vendosur ekstradimin e Arben Frrokut në Shqipëri. Gjykata e Lartë holandeze ka refuzuar kërkesën e Frrokut për të qëndruar në këtë shtet, pasi sipas tij në Shqipëri i është bërë një gjyq politik. Gati një vit pas arrestimit të Frrokut drejtësia Holandeze, ka pranuar kërkesën e palës shqiptare për ekstradimin e Frrokut drejt Shqipërisë-raporton shqiptarja.com

I lirë…

Postuar në 27 Prill, 2017 09:31

Gjykata franceze në Colmar ka refuzuar sot kërkesën serbe për ekstradimin e Ramush Haradinajt, kreu i AAK-së dhe një nga figurat kryesore të luftës së Kosovës. Ai është lënë i lirë nga gjykata, duke përmbyllur një ndalim fizik që nga 4 janari. Merr fund kështu një maskaradë e pavlerë politike me një protagonist të ngjarjeve të vitit 1999 që është gjykuar jo pak nga gjykatat ndërkombëtare.

Haradinaj pak ditë më parë mori edhe nënshtetësinë shqiptare. 

Çështja “Haradinaj”, mediat serbe flasin “për evidenca të reja”

Postuar në 11 Janar, 2017 14:53

Beogradi zyrtar duket i vendosur të çojë përpara axhendën e vet politike me kërkesën për eksradim të Ramush Haradinajt.Televizioni N1, raporton se Prokuroria serbe ka të dhëna të reja për krimet e Haradinajt, por pa specifikuar se për çfarë bëhet fjalë. Agjencia “B92” shton se prokuroria serbe do t’i dërgojë materialet për Haradinajn në Gjykatën franceze sapo ato të jenë përkthyer, ndërkohë që pardje, lidhur po me këtë çështje, ministri Jashtëm serb, Ivica Daçiç, foli për sulme të mundshme ndaj ambasadave serbe në Europë.

Polonia refuzon përfundimisht ekstradimin e Polanskit në SHBA

Postuar në 08 Dhjetor, 2016 19:31

Të martën, Gjykata Supreme e Polonisë la në fuqi një vendim të mëparshëm që ndalonte ekstradimin e regjisorit Roman Polanski në SHBA, duke i dhënë fund  çështjes së shum-diskutuar të  vitit 1977 për marrëdhënie seksuale me një të mitur. Vendimi i Gjykatë Supreme ishte një humbje për  Prokurorin e Përgjithshëm dhe Ministrin e Drejtësisë, Zbignieë Zlobro, i cili donte t’u dorëzonte Polanskin autoriteteve amerikane. "Ne jemi shumë të lumtur që çështja  u mbyll më në fund", tha njëri nga avokatët e Polanskit.

Arben Frroku drejt ekstradimit? AbcNews: Gjykata e Amsterdamit ka rrëzuar pretendimet e avokatëve

Postuar në 13 Gusht, 2016 15:44

Arben Frroku, i ndaluar në Hollandë, mund të ekstradohet së shpejti. Kështu raporton AbcNews, që raporton se ka një vendim nga gjykata e Amsterdaimit në favor të kërkesës së drejtësisë shqiptare. “Sipas gjykatës kërkesa e parë për ekstradimin e Frrokut ka mbërritur në zyrat e ministrisë holandeze për Siguri dhe Drejtësi në datën 4 maj 2016. Dosja e plotë për ekstradimin e Arben Frrokut mbërriti në Amsterdam në datën 20 korrik 2016  dhe përmbante vendimin e formës së prerë të gjykatës shqiptare për dënim me burgim të përjetshëm si fajtor në vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.

“Kërkesë ekstradimi nga Venezuela për vëllanë e Fatmir Xhafës. Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge”. Policia: Nuk ka kërkesë të tillë(përditësuar)

Postuar në 30 Korrik, 2016 13:57

Partia Demokratike ka dalë sot me një deklaratë zyrtare përmes së cilës akuzon qeverinë se po fsheh një kërkesë për ekstradim në Venezuelë për vëllain e Fatmir Xhafës, Agron Xhafa.

 “Faktet e fundit në lidhje me të kaluarën kriminale të vëllait të Fatmir Xhafës, të caktuar nga Edi Rama në krye të komisionit për Reformën në Drejtësi, nxjerrin në pah këmbënguljen në skemën për kapjen e prokurorëve dhe gjykatësve, e gjithë institucioneve përmes kunetërve e besnikëve të devotshëm.

SHBA e gatshme të konsiderojë kërkesën e Ankarasë për ekstradimin e Fetyllah Gulen. Por kërkon prova...

Postuar në 17 Korrik, 2016 12:00

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të marrin në konsideratë kërkesën e Turqisë për largimin nga vendi të Fetyllah Gulen, nëse Ankaraja zyrtare do të paraqesë prova legjitime për akuzat që bën. Gjatë një konference për shtyp nga Luksemburgu ku ndodhet për një vizitë, sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, deklaroi se duhen prova në mënyrë që SHBA të gjykojë mbi një kërkesë për Gulenin. Më herët, presidenti turk, Erdogan, deklaroi se "nëse jemi partnerë strategjikë, atëherë duhet të kryhet ekstradimi i një terroristi". 

 

Iraku kërkon nga Jordania ekstradimin e Raghad Hussein, vajza e Saddam Hussein

Postuar në 20 Maj, 2016 16:59

Raghad Hussein, vajza më e madhe e ish-diktatorit iraken, Saddam Hussein, jeton në Amman si mikeshë e shtëpisë mbretërore që nga viti 2003, kur e detyrua të lërë vendin. Por qeveria aktuale në Bagdad kërkon ekstradimin dhe për këtë ministri i Jashtëm, Ibrahim al-Jaafar ka depozituar një kërkesë. Bagdadi kërkon vajzën e Saddamit për ta gjykuar si financuese të lëvizjeve terroriste dhe grupeve që lugtojnë për përmbysjen e qeverisë aktuale. Ajo ka dalë hapur në mbështetje të ISIS dhe ka edhe një urdhër arresti nga Interpol.

Arbitrazhi në favor të Beketit

Postuar në 07 Mars, 2016 09:32

Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.

Pages

Subscribe to RSS - ekstradimi