ekskluziviteti

Autoriteti i Konkurencës i ul pendët “Digitalb”. Hiqet ekskluziviteti për transmetimin në vetëm një platformë. Kanalet kombëtare, falas

Postuar në 16 Shtator, 2016 17:09

Platforma e të gjithë shqiptarëve. Kështu e quan veten Digitalb, që shkon më tej me sponsorizmin e himneve të një etnonacionalizmi histerik, apo të një fryme nacionaliste turbofolk. Natyrisht nuk kemi të bëjmë me dalldisje, por me biznes. Dhe te biznesi do parë edhe dëshira e Digitalb për të “qenë platformë e të gjithë shqiptarëve”. Aq sa sugjeron si mekanizëm “naiv” e në dukje “pa kosto” që edhe shërbime informacioni të hapura si Tv Klan apo Top- Channel t’i servirë me pagesë.

Bie ekskluziviteti i Rinasit. A ka vullnet qeveria të negociojë edhe konçesionet e tjera?

Postuar në 05 Janar, 2016 22:00

Qeveria shqiptare ka arritur që të negociojë ekskluzivitetin e konçesionarit të Rinasit për të hapur kështu rrugën e vënies në punë të aeroporteve të reja. Një lajm i mirë padyshim ky dhe kjo për meritë të qevërisë shqiptare e cila nuk ka asnjë përgjegjësi për konçesionin që mban firmën e Fatos Nanos. “Vizion Plus” raporton diçka mbi termat e marrëveshjes së re që lejon hapjen e aeroportit të Kukësit.

Koncesionari i Rinasit heq dorë nga ekskluzviteti i fluturimeve

Postuar në 16 Shtator, 2015 09:32

Qeveria shqiptare premton se në krye të dy javëve do të njoftojë heqjen e ekskluzivitetit të fluturimeve ndërkombëtare nga Rinasi. Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, bëri të ditur në një intervistë për “A1Report” se është rënë dakord me koncesionarin dhe me këtë hap edhe aeroporti i Kukësit do të vihet në funksionim. “Së bashku me ministrin Haxhinasto besoj në krye të dy javëve do të deklarojmë zyrtarisht me koncesionarin që kemi rënë dakord për heqjen e ekzluzivitet të fluturimeve ndërkombëtare.

Subscribe to RSS - ekskluziviteti