Edvard Munch

Mesazhi që fsheh “Ulërima” e Edvard Munch

Postuar në 22 Shkurt, 2021 13:18

“Ulërima”, një prej pikturave më të famshme të Edvard Munch, fsheh një sekret, i cili është zbuluar së fundmi. Skanimet me rreze infra të kuqe kanë zbuluar një fjali të shkurtër, me germa të vogla në një cep të pikturës.

"Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur", është fjalia e shkruar me laps në këndin e sipërm të majtë. Analizat e kryera nga Muzeu Kombëtar i Norvegjisë kanë konfirmuar se fjalët janë shkruar nga vetë autori, raporton BBC.

Subscribe to RSS - Edvard Munch