edi rama

Roli i Ramës dhe roli i Palaços*

Postuar në 29 Shtator, 2016 11:01

Muç Nano, i cili e ka depozituar tashmë në arkivën e historisë politike togfjalëshin e famshëm të “aleancës së qelbësirave”, ka qëlluar përsëri në shenjë. Ai e ka cilësuar kryeministrin Edi Rama, një palaço politik, pas paturpësisë së këtij të fundit për të miratuar të njëjtin ligj, për rrëzimin e të cilit, ishte përbetuar dhe kishte vepruar tri vite më parë.

Drogën nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush/Propagandë me parimin: Shqiptarët janë budallenj

Postuar në 28 Shtator, 2016 14:26

“Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani”. Kështu e titullon kryeministri Edi Rama një video që poston në Facebook, e ku jepet një hartë e kultivimit të kanabisit në Shqipëri në vitet 2007-2013. Harta na thotë se është përpiluar mbi të dhënat sekrete të policisë të cilat nuk janë bërë publike për të lënë vetëm Lazaratin si pikë të njohur të kultivimit. Konkluzioni propagandistik: Drogën nuk e solla unë, atë e gjeta mes jush.

Kryeministri ynë i paditur

Postuar në 27 Shtator, 2016 11:54

Nuk dua të besoj se kalimi i ligjit të plehrave nga Kryeministri Rama është produkt i kapjes së tij nga mafia e plehrave. Nuk dua të besoj gjithashtu që Rama është një mashtrues ordiner, që e përdori ligjin e plehrave thjesht për të ardhur në pushtet. Ndaj i vetmi justifikim që më mbetet për të kuptuar Kryeministrin tonë është injoranca, ose e thënë shqip padituria.

Këshilla e Edi Ramës: Politika në pak duar, mund të bëjë keq

Postuar në 25 Shtator, 2016 14:24

“FRESSH Voice”, konkursi politik i Partisë Socialiste që synon të thithë sa më shumë të rinj ka mbërritur në atë që quhet faza gjysmëfinale. Konkursi do të identifikojë liderët e rinj të forumit, duke shtuar edhe radhët e tij. Parimisht nisma shpalle atë që thirret si hapja e partisë dhe këtë e ka vënë në dukje edhe kryeministri Edi Rama.

“Politika ka një fuqi që mund të bëjë keq nëse lihet në pak duar dhe në duar të gabuara, por patjetër që fuqia e saj është e jashtëzakonshme për të ndryshuar për mirë”, tha Rama.

Pasi miratoi ligjin, kryeministri: "Nuk kemi tradhëtuar shqiptarët. Zhurmën e bëjnë sharlatanët". Tregon edhe dy tabela

Postuar në 24 Shtator, 2016 18:47

Pasi miratoi ligjin që deshte, pasi heshti dhe nuk tha asgjë, kryeministri ka menduar që t'u tregojë qytetarëve, sesi qëndron e vërteta e importit të mbetjeve. Shkruan Rama në Facebook:

Rama duhet të ikë, por kush do të vijë dhe si?

Postuar në 24 Shtator, 2016 00:28

Gjatë një interviste në TemA TV, Mustafa Nano renditi disa arsye përse Edi Rama duhet larguar nga kreu i qeverisë. Në fakt, mund të ketë edhe 1001 arsye të tjera (përveç atyre që renditi Nano), përse Rama duhet larguar nga kryeministria, por pyetja është se kush do ta zëvendësojë dhe si.

Nano e dha një zgjidhje të mjegullt në intervistën e tij, kur tha se largimin e Ramës e kanë në dorë socialistët, të cilët “me hir apo me pahir duhet t’i japin munxët kryeministrit”.

Sali, a i jep një të rrahur këtij kryeministri si dikur në ’90-ën?

Postuar në 23 Shtator, 2016 00:13

Sali! Të drejtohem me emër pse të zezat që i bëre këtij vendi nuk ma nxënë në gojë fjalën zotëri për ty. Përndryshe, për moshën që ke dhe si doktor do të të respektoja.

Nuk ma kishte marrë mendja kurrë në këtë botë se do të të drejtohesha ty me një lutje që nuk ka të bëjë me ndonjë hallin tim, por me një hall që po na zë të gjithëve. Llafin ta kam për ligjin e plehrave të botës që po na i poftis kryeministri, të cilin e kam votuar, njësoj si partinë që drejton.

Rilindja, ose Rrumpalla 2.0

Postuar në 21 Shtator, 2016 20:14

Gazeta “Shekulli”  publikon sot një fjalë të ministrit aktual të Rinisë dhe Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, mbajtur më 3 tetor 2013 në Parlament. Pra pasi socialistët kishin ardhur në pushtet e po bëheshin gati të nisnin jetësimin e Rilindjes së Shqipërisë.

Këshilltari "falas" i kryeministrit i futet bamirësisë, Tony Blair mund të tërhiqet nga konsulenca për Edi Ramën

Postuar në 21 Shtator, 2016 11:31

Gazeta Shekulli shkruan se ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Toni Bler ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, dhe kësisoj vihet në pikëpyetja edhe aistenca e tij si këshilltar pranë Edi Ramës.

Zullumet e Kokëdhimës dhe soji i socialistit

Postuar në 20 Shtator, 2016 14:05

Para ca ditësh bëri bujë një ngjarje në takimin e Koço Kokëdhimës në PS-në e Vlorës. Një drejtues i Forumit Rinor Eurosocialist, diçka që thuhet se ekziston me të vërtetë, Klajdi Myzaferaj, kundërshtoi prezencën e Kokëdhimës dhe në mënyrë demonstrative u largua.

Edhe deputeti i qarkut Fatmir Toçi doli e dha një intervistë ku ia qëndiste Kokëdhimës të gjitha, në një deklaratë shfryrjeje për të gjitha frustrimet që mentori i dikurshëm i Edi Ramës i ka shkaktuar që nga ardhja e PS-së në pushtet.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama