edi rama

Në Policinë e Shtetit, fajin e ka Gledis Nano, shefi. Tek inceneratorët? Presim hetimet

Postuar në 08 Shtator, 2022 02:48

https://fb.watch/foYWa1w2xf/

Minuta 32:00: Kryeministri Edi Rama thotë gjatë prezantimit të drejtorit të ri të Policisë së Shtetit se mbjellja e kanabisit mundësohet pse një shef komisariati e lejon, OSE shefi i tij e mbron që ta bëjë këtë punë. E njëjta për krimin ekonomik. Pra sipas z. Rama ka një skemë me përgjegjësi të disafishtë, jo thjesht personale. Atëherë meqë përgjegjësia shkon zinxhir: ministri ka përgjegjësi? 

Një gjest publicitar dhe një prognozë politike për një ngjarje që kërkon raport nga AKSHI

Postuar në 07 Shtator, 2022 12:29

Në një deklaratë për shtyp - titruar anglisht- sot kryeministri Edi Rama njoftoi se ka vendosur të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Iranin. Shkak: identifikimi i Iranit si sponsorizues i sulmit kibernetik të 15 shtatorit 2022. Ndër të tjera z. Rama tha: 

Presion nga Turqia për të futur Bosnjen në "Open Balkan"

Postuar në 04 Shtator, 2022 14:50

Për Open Balkan po investohet tashmë nga disa aktorë të huaj me peshë, në funksion të një roli alternativ në rajon përtej strukturave të ngritura nga BE dhe NATO.

Naftë kemi, por ajo është e rëndë. Po zbulohet, çmimet i vendoste tregu dhe tani Bordi

Postuar në 03 Shtator, 2022 13:50

Nafta shqiptare është e rëndë dhe ajo është për industrinë. Kështu kemi dëgjuar vitin e shkuar kryeministrin që mbronte me të madhe edhe politikën e rregullimit të çmimit final nga tregu. Dëgjojeni se çfarë thotë z. Rama në tetor të vitit 2021:

 https://www.youtube.com/watch?v=1hzzKmfdX8Y

Pastaj, në korrik të këtij viti, po bëhej një zbulim i madh në Shpirag që do ndikonte mbarë Europën. E bashkë me leksionin për zbulimin që po kryhet – një frazë kjo logjikisht e dyshimtë – kemi edhe leksionin mbi mikpritjen:

Nuk i shpëton dot kompleksit se nuk ka ndonjë rol

Postuar në 02 Shtator, 2022 13:33

Gjatë një fjale në Samitin e Ballkanit të Hapur sot në Beograd, kryeministri Edi Rama është rikthyer virtualisht “në vendin e krimit”, kur ka lënë të kuptohet se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për lëvizjen me karta identiteti i atribuohet Ballkanit të Hapur:

Gjeni shpjegimin për Policinë nga Edi Rama: Kupola e Policisë, organizata më e rrezikshme kriminale

Postuar në 31 Gusht, 2022 21:30

KUJTESË: Kanë kaluar 9 vjet, ka ndryshuar gjë?

Kupola e Policisë, organizata më e rrezikshme kriminale

28 Feb 2013   

Më poshtë mund të lexoni deklaratën e Kryetarit të PS Edi Rama:

Korruptuesi

Postuar në 25 Gusht, 2022 14:55

 

Kryeministri Edi Rama ka hedhur ca radhë sot në profilin e vet në Facebook lidhur me mënyrën sesi u reagua në media dhe rrjetet sociale pritja e Luiza Gegës. Zoti Rama ka folur për shpërblimet e rritura, për faktin se ndaj sportit të gjithë janë borxhlinj dhe se ata që e panë ceremoninë si vjedhje të meritës dhe vëmendjes në fakt nuk shërohen nga urrejtja e vet, pasi sipas kryeministrit përfaqësojnë një vijë që “ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip”.

I njëjti karadyzen përherë

Postuar në 23 Gusht, 2022 12:13

Është pritur në mënyrë ceremoniale Luiza Gega që u shpall kampione e Europës. Më saktë është pritur në Pazar ma tam tame në një dekor të improvizuar, vezullues  aty-aty, i gjithi në bulevardin më indiferent të Europës, edhe pse jo neutral, shoqëruar nga një bandë frymore veshur me teshat e çuditshme që janë i vetmi tregues serioz i më të vërtetës histori tonës.

Video/Sa fytyra ka politika personale e z. Rama?

Postuar në 01 Gusht, 2022 13:41

Europa më 2018 kishte dy fytyra:

Europa më 2019-ën kishte dy standarde:

Eksitimi me tribunën! A ka mbetur gjë ende?

Postuar në 31 Korrik, 2022 19:19

Ka të mirën e vet ta shohim z. Rama në vitin 2000 kur i vetëmanipuluar me idenë e misionarit akuzon sa të mundet për abuizivizëm, prapambetje e modernizëm.

Fatura e hyrjes në politikë, dakord, por a ka mbetur vallë diçka nga ky diatribë pasionante, apo më saktë nga ky vetëeksitim me tribunën?

Shih e shkruaj e gallatë gatuaj… në këtë vend.

Pages

Subscribe to RSS - edi rama