e. Londer

"11 shtatori" i Europës, ISIS kërcënon Romën, Londrën dhe Uashingtonin

Postuar në 14 Nëntor, 2015 10:23

Shteti Islamik ka goditur Europën me akte terroriste që kujtojnë 11 shtatorin amerikan të rrëzimit të Kullave Binjake. Triumfin e kësaj fitoreje xhihadistët e kanë festuar edhe në rrjetet sociale ku kanë paralajmëruar se radhën e kanë Roma, Londra e Uashingtoni.
«Pas Parisit vjen radha e Romës, Londrës dhe Uashingtonit"-thuhet në mesazhin e ISIS."Do ta kujtoni gjatë 14 Nëntorin. Nuk do ta harroni kurrë këtë ditë ashtu si 11 shtatorin".
Më tej në mesazh thuhet: "Franca dërgon avionë luftarakë në Siri duke bombarduar pleq e fëmijë. Sot po pi nga e njëjta gotë".

Subscribe to RSS - e. Londer