dw
Deutsche Welles mund t'i ndalohet aktiviteti në Rusi
Parlamenti i Rusisë ka konkluduar se agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Welle” ka shkelur ligjet vendase duke ushqyer dhe justifikuar ekstremizmin. Agjencia ruse e lajmeve, Tass, raporton se Komisioni Parlamentare për Ndërhyrjen e Huaj në Çështjet e Brendshme të Rusisë ka përfunduar hetimin e nisur për këtë qëllim pas të cilit sipas kreut të tij, Vasily Piskarev janë gjetur shumë shkelje.
DW ka shkelur ligje, shumë ligje. Sot ne vendosëm që trupa e ngritur për këtë qëllim duhet të japë një përgjigje për këtë
Protokollet e fundit: Si e përjetoi Stasi fundin e RDGJ-së
"Shumë sekret!" shkruhet në shkresën e zverdhur lehtë të 8 tetorit 1989 lidhur me "gjendjen aktuale të politikës së brendshme në RDGJ". Ditë ma parë regjimi komunist me kreun e shtetit dhe të partisë, Erich Honecker në krye kishte festuar 40 vjetorin e Republikës Demokratike të Gjermanisë (RDGJ). Por në këtë raport prej gjashtë faqesh të Ministrisë për Sigurinë e Shtetit - shkurt Stasi -nuk bëhet fjalë për festën. Përkundrazi: në të shprehet droja, se "shteti socialist dhe rendi shoqëror në RDGJ ndodhen në rrezik serioz".
Zgjedhjet e 30 qershorit, Ilegjitime dhe të paligjshme. Çdo marrëveshje duhet të nisë që këtej
Kush sjell ndërmend qëndrimet e qeverisë shqiptare dhe mediave të saj pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet lokalae të 30 qershorit do të mund të kujtojë se ato përqendroheshin në një pikë: Zgjedhjet ishin legjitime.
A kërcënohemi nga një garë e re armatimi?
Marrëveshja, që i ndalonte SHBA-së dhe Rusisë zhvillimin e raketave tokësore me rreze të mesme veprimi dhe armatosjen e tyre me lëndë bërthamore, nga sot i përket historisë. Kjo është një ngarkesë për arkitekturën e sigurisë në Europë, sepse pikërisht për këtë kontinent u nënshrkua 32 vjet më parë marrëveshja INF.
Kohё tё vёshtira pёr trashёgiminё e Bretton Woods
Korrik 1944: Teksa nё Francё trupat aleate pas zbarkimit nё Normandi luftonin kundёr Wehrmacht-it gjerman, ishin mbledhur nё hotelin luksoz Mount Washington nё Bretton Woods nё shtetin federal tё SHBA-sё New Hampshire pёrfaqёsuesit e 44 shteteve. Qёllimi i tyre ishte tё krijonin kushtet pёr njё rend global ekonomik pёr kohёn e pas luftёs. Nё takim ishin edhe studiuesi i shkencave ekonomike John Maynard Keynes nga Britania e Madhe dhe kolegu i tij nga SHBA-ja Harry White.
Garanci teorike për luftën kundër korrupsionit
Në një intervistë për agjencinë gjermane Deutsce Welle, kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, premton se Struktura e Posaçme Antikorrupsion, SPAK, ka disa garanci dhe kredenciale ligjore që të bëjnë të besosh se ajo do të godasë korrupsionin në nivele të larta.
Videoreportazh/Shpopullimi i fshatrave në Shqipëri
Një videoreportazh i Deutsche Welle që tregon situatën e fshatrave që po braktisen në masë për shkak të varfërisë, por që në fakt provon dështimin spektakolar tonin si shoqëri dhe si shtet, për të menaxhuar një vend kaq të vogël dhe që nuk vuan për pasuritë bazike.
BE-ja duhet të gjejë një strategji të re në Ballkan
Në gjendjen aktuale politike në Bashkimin Europian askush nuk mendon për zgjerimin e tij në drejtim të Ballkanit Perëndimor. Kjo është e vërteta e thjeshtë dhe e qartë. BE brenda saj ka kaq shumë sprova të vështira, me të cilat duhet të përballet, e në lidhje me Ballkanin Perëndimor është tërësisht jo-unike.
Oligarkët në politikën e Europës Lindore e Juglindore
Prej javësh protestojnë qindra mijëra çekë kundër kryeministrit të tyre, Andrej Babis. Ai është edhe një nga njerëzit më të pasur të vendit. Por si u bë i pasur Babis? Që në kohën e komunizmit, si anëtar partie ai ka qenë menaxher i firmës shtetërore çekosllovake për tregtinë e jashtme, Petrimex. Me këshillën e tij, Petrimex krijoi një sipërmarrje të re, Agrofert, që u ble pastaj nga investitorë zviceranë jo me nam të mirë, miq të vjetër, si i ka quajtur Babis. Shumë shpejt, Babis u bë pronari i vetëm i firmës. Ai bleu media dhe u fut në politikë.
Akuza e DW: Rama ka koncept të gabuar për demokracinë
"Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut", është shprehur drejtori i degës gjermane të organizatës "Reporterët pa Kufij", Christian Mihr", sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. "Është detyrë e medias, mes tjerash, që t'u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur hulumtimet e saj në burime.