durres

Deputeti Tom Doshi dy herë i dënuar, publikohen faksimilet

Postuar në 02 Tetor, 2015 08:43

Gazeta “Dita” në artikullin kryesor të saj shkruan sot se deputeti Tom Doshi rezulton dy herë i dënuar. Ne pjeset nga një vendim i dënimit të dytë të deputetit Doshi nga Kolegji Ushtarak i Gjykatës së Rrethit të Durrësit shkruhet edhe që Doshi është dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje. Vendimi mban numrin 18 dhe është i datës 25 maj 1990. Ngjarja ku është përfshirë Doshi është një plagosje e rëndë me thikë. Nga vendimi publikuar sot ne gazeten “Dita” mësohen dhe rrethanat e ngjarjes.

Durrësi me pishinë të re. Kriza e ujit në qytet do zgjidhet mandatin e dytë

Postuar në 31 Gusht, 2015 12:07

Samiti i Vjenës, aksi Nish-Prishtinë-Durrës, projekti kryesor

Postuar në 19 Gusht, 2015 12:30

Serbia do të paraqitet me një projekt të madh në Samitin e Vjenës që mbahet më 27 gusht. Agjencia serbe e lajmeve, “Tanjug” shkruan se projekti i rrugës Nish-Prishtinë-Durrës, do të jetë një nga projektet më të rëndësishme të propozuara, i cili pritet të fillojë në vitin 2017. Pala serbe e cilëson atë si shumë të rëndësishëm dhe e sheh madje si me rëndësi në integrimin rajonal, por refuzon që formalisht të njohë Kosovën si palë të tij.

Shënim: Formula qesharake “Pa dallim bindjesh” dhe “bindjet politike të mësuesve”

Postuar në 03 Gusht, 2015 17:34

Edhe kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, u betua në ceremoninë e marrjes së mandatit të ri, duke theksuar se do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve pa dallim bindjesh politike. Më parë e dha këtë mesazh Veliaj në Tiranë e të tjerët gjetkë. A duhet vërtet theksuar kjo? A nuk është e padiskutueshme që bashkia do t’u shërbejë të gjithëve, e po kështu qeveria në rang kombëtar? Por fakti që kjo formulë duhet theksuar patjetër publikisht, tregon se në realitet ndodh e kundërta.

Pages

Subscribe to RSS - durres