Duçe

Konsideratat pozitive të Tajanit për Duçen ngjallin reagime

Postuar në 14 Mars, 2019 19:29

Reagime të shumta ka provokuar një intervistë e kreut të Parlamentit Europian, Antonio Tajani në të cilën thotë se Benito Musolini "ka bërë disa gjëra pozitive" në kohën e regjimit fashist.

"Para se t’i deklaronte luftë gjithë botës, duke imituar Hitlerin, përpara se të miratonte ligjet raciste, para rastit tragjik Mateoti (deputetit socialist që u vra nga fashistët), ai bëri disa gjëra pozitive, për infrastrukturën e vendin tonë"-dekalroi Tajani në intervistën e tij me Radio24.

Subscribe to RSS - Duçe