droga

Lojërat e errëta të Tiranës zyrtare/Pse Donald Lu bën PR e Edi Ramës dhe pse urdhërat e Erdogan zbatohen në Shqipëri?

Postuar në 02 Nëntor, 2016 23:13

Presidenti bëri me dije sot se do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare për çështjen e kanabisit. Është padyshim një goditje e fortë për qeverinë e cila e ka futur veten në një luftë reale me mediat dhe opozitën për këtë çështje dhe në një luftë gjysmake me trafikantët. 3 tonë të kapura vetëm sot flasin se diçka po goditet në këtë drejtim, por ama edhe se deri më sot kultivimi ka lulëzuar i qetë nën hundën e një policie që flitet se është prekur edhe nga konflikte të brendshme.

Kanabisi dhe dështimi i policisë/Një propozim për angazhimin edhe të Këshillit të Sigurisë

Postuar në 19 Tetor, 2016 19:38

Partia Demokratike e ka kthyer kanabisin në argument kryesor politik të saj. E ndërkohë që qeveria po përpiqet të bëjë dicka, pasi e mohoi përmasën e problemit, në sfond duket se mund të ketë zhvillime të reja.

Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bujar  Nishani, deklaroi në takimet që pati me zyrtarë italianë, se “kanabisi është një kërcënim për të dyja vendet”. Deklarata kaloi si pa vëmendje, për vetë dinamikën politike shqiptare.

Kodheli kundër futjes së ushtrisë për drogën: “Në demokraci i kemi punët të ndara”. Po ndërtimi i urave dhe pastrimi i plazheve, detyrë e ushtrisë janë?

Postuar në 19 Tetor, 2016 15:22

Dje ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sugjeroi që në luftën ndaj kanabisit mund të ndërhyjë edhe ushtria. Është një opsion që mund të zgjidhë atë problem që nuk po e përballon dot policia dhe Ministria e Brendshme. Si praktikë futja e ushtrisë për çështje të sigurisë së brendshme, apo për luftë ndaj trafiqeve është përdorur në Kolumbi, por edhe në Itali. Në vendin fqinj, ushtria hyri në vitin 1997 në Napoli për problemet që u krijuan me mbetjet dhe më vonë, në Pulia, për të përballuar kontrabandën me Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Shqipëria po merr statusin e furnizuesit kryesor me drogë të Europës

Postuar në 16 Tetor, 2016 20:43

Rai3 ka vijuar trajtimin e çështjes së kultivimit dhe trafikimit të dorgës nga Shqipëria. Televizioni i është drejtuar me disa pyetje Prokurorit Cataldo Motta, Shefi i Antimafias në Leçe. Ai vlerëson se Pulia është bërë porta hyrëse e droogës së lehtë në Europë, për shkak se Shqipëria ka hyrë në rrugëne e të qenit furnizuesja kryesore. Të paktën siç shprehet Motta për Rai3, bashkëpunimi me autoritetet shqiptare nuk është ai i duhuri, duke hedhur poshtë kështu pretendimet e palës shqiptare.

A ekziston raporti i Guardia di Finanza për kanabisin? Një përgjigje nga Italia që ngre dyshime

Postuar në 13 Tetor, 2016 13:13

Në datën 7 tetor, drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, doli në një konferencë për shtyp në krah të një oficeri të Guardia të Finanza, për të raportuar mbi luftën ndaj kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri. Që nga ajo ditë, kjo konferencë dhe të dhënat e Çakos, u njohën në media si “Raporti i Guardia di Finanza” që sipas deklarimit zyrtar përcillte këtë realitet:

Dyshime për 10 ton kanabis të kapura në Vlorë, gomonia me 750 kg ndalohet në Otranto

Postuar në 05 Tetor, 2016 12:05

Një sasi rekord kanabisi prej 10 tonësh mësohet se është kapur dhe sekuestruar nga policia e Vlorës në një operacion të 3 ditëve të fundit. Policia nuk e ka konfirmuar zyrtarisht sasinë e kapur por ka njoftuar se midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ka konstatuar 6 kasolle brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Kanabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

Z. ministër i Brendshëm! Po Eduard Kukan kujt lobi kriminal i shërben?

Postuar në 03 Tetor, 2016 14:43

Që hashashi një ditë mund të bëhet edhe simbol i buqetës së të sapomartuarve këtë tanimë e dinë të gjithë. Por është një gjë se ekziston një e vërtetë informale dhe krejt tjetër kur ajo artikulohet si shqetësim publik. Shqipëria, kjo republikë droge dhe krimi, ka në krye një ministër të Brendshëm, i cili formalisht ka epror një kryeministër, të cilët sa herë vjen puna te droga mohojnë përmasën e realitetit të saj.

Kur shkruajnë apo filmojnë gazetarët ka heshtje, ose thjesht izolim. Kur akuzon PD-ja këtu kemi të bëjmë me makinerinë e baltës apo me kundërtezën e Lazaratit.

Të gjithë e dinë që droga në Shqipëri është një çështje shumë e madhe

Postuar në 03 Tetor, 2016 13:08

Trafiku i drogës nga Shqipëria është kthyer në çështje të debatit të brendshëm politik, nisur dhe nga sasitë e mëdha të kanabisit të kapur në brigjet italiane. Debati kulmoi me rrëzimin e avionit Piper në Ishëm, megjithatë qeveria nuk pranon se ka toleruar apo që segmente të strukturave shtetërore të bashkëpunojnë me trafikun. Ndonëse në pozita jo fort të favorshme ajo që e mban lart moralin e qeverisë është heshjta e ndërkombëtarëve dhe kryesisht e ambasadës amerikane.

“Shekulli”: Dy drejtorë policie, baxhanakë me njëri – tjetrin, mbështesin kultivimin dhe trafikimin e kanabisit

Postuar në 02 Tetor, 2016 11:04

Gazeta “Shekulli” shkruan sot se disponon një material shtesë të raportit sekret të shërbimeve italo-gjermane për kultivimin e kanabisit në Shqipëri. Sipas këtij materiali, i referuar në media një muaj e gjysmë më larë, janë 363 zona të kultivimit, të gjitha nën hundën e policisë. Por materiali shtesë që pretendon “Shekulli” shton një vërejtje të policisë italiane për dy drejtorë policie në nivel qarku, baxhanakë me njëri – tjetrin, që lejojnë e madje mbëshetesin kultivimin dhe trafikimin e hashashit.

Drogën nuk ua solla unë, atë e gjeta mes jush/Propagandë me parimin: Shqiptarët janë budallenj

Postuar në 28 Shtator, 2016 14:26

“Kjo është e vërteta që nuk na kanë thënë deri tani”. Kështu e titullon kryeministri Edi Rama një video që poston në Facebook, e ku jepet një hartë e kultivimit të kanabisit në Shqipëri në vitet 2007-2013. Harta na thotë se është përpiluar mbi të dhënat sekrete të policisë të cilat nuk janë bërë publike për të lënë vetëm Lazaratin si pikë të njohur të kultivimit. Konkluzioni propagandistik: Drogën nuk e solla unë, atë e gjeta mes jush.

Pages

Subscribe to RSS - droga