Drejtoria e Tatimeve

Dorëhiqet zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve

Postuar në 10 Shkurt, 2020 22:41

Jep dorëheqjen zv.drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Xhavit Curri.

Dorëheqja e tij nga ky post është konfirmuar për TvT nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Curri është një nga personat kyçë në hartimin dhe monitorimin e procesit të fiskalizimit.

Ai është emëruar nëndrejtor i Përgjithshëm i Tatimeve në fund të vitit 2013 dhe përgjatë kësaj kohe është marrë me pjesën operacionale të tatimeve.

Curri për vite me radhë ka punuar si konsulent fiskal.

Tatimet pranojnë abuzimin me profesionet e lira për vendosjen e kasave

Postuar në 15 Mars, 2016 10:51

Nga shtatori, kur filloi aksioni anti informalitet, profesionet e lira u gjendën nën presionin e tatimorëve për t’u pajisur me kasa fiskale, pavarësisht faktit nëse ato bënin pagesa cash apo jo.

Bankers Petrolium padit Drejtorinë e Tatimeve në Arbitrazh

Postuar në 21 Nëntor, 2015 11:04

 

Një tjetër padi në arbitrazh për qeverinë shqiptare. Këtë herë është kompania e naftës Bankers Petroleum që ka dorëzuar një padi në Arbitrazhin Ndërkombetar pas urdhrit te Drejtorisë së Tatimeve për të bllokuar llogariteë bankare të kompanisë në Shqipëri me qëllim marrjen e 75 milionë dollarëve, të cilat tatimet pretendojnë se duhet të paguhen nga kompania.

118 biznese në proces falimentimi, Vlora dhe Durrësi në krye të listës

Postuar në 07 Tetor, 2015 14:56

Vlora dhe Durrësi kanë  numrin me të madh te bizneseve të vogla e të medha të cilat janë në poces falimentimi, pasi për të paktën 2 vjet nuk  kanë paguar taksat dhe detyrimet në shtet. Sipas të dhënave të Drejtorise së Përgjithshme të Tatimeve  për muajin shator nga 118  subjekte tregtare në proces falimentimi, 36  ndodhen në Vlore, 27 ne Durres, 10 në Gjirokaster dhe  8 në Tirane. Pjesa tjetër janë të shpërndara në qytete të vogla të vendit.  

Subscribe to RSS - Drejtoria e Tatimeve