drejtesia

Për një drejtësi “të njerëzve tanë”

Postuar në 16 Qershor, 2016 14:26

Sot u shfaq para mediave ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas tij në uniformë qëndronte Haki Çako,i qeshur dhe jo me çehre të prishur si në rastin kur e shkarkuan si “Zhukovi në ajër”; ishte edhe Ardian Çipa, i akuzuar rëndë nga përfaqësues të opozitës. Sajmir Tahiri konsumoi teatrin e radhës para qytetarëve, por kësaj radhe pa akuza për gjyqtarët, ndaj të cilëve ai dhe Edi Rama çfarë nuk thanë këto ditë. “Rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtësisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur.

Reforma zgjedhore apo reforma në drejtësi?

Postuar në 02 Qershor, 2016 09:05

PD-ja e ka vendosur reformën zgjedhore pothuaj si një kusht të panegociushëm për të dhënë konsensus për reformën në drejtësi. Pavarsisht argumentave që ajo jep, duket se kjo është një taktikë për të shtyrë miratimin e reformës në drejtësi, me synimin që zbatimi i saj të fillojë pas zgjedhjeve të vitit tjetër. Por sidoqoftë pyetja “zgjedhje të lira e të ndershme apo një drejtësi që jep drejtësi?” është një pyetje që ka shqetësuar shumë mendimtarë botërorë, pas dështimeve të disa përpjekjeve demokratizuese në një sërë vende të botës.

Unë zgjedh DREJTËSINË

Postuar në 29 Maj, 2016 13:33

Dikush zgjedh partinë, dikush zgjedh Shqipërinë, por drejtësinë nuk po e zgjedh dhe e zgjidh askush. Po bëj optimistin dhe po marr përsipër ta zgjedh unë drejtësinë. Po për kë drejtësi do flasim? Atë të Gërdecit? 21 janarit? Atë të orave Omega dhe të çantave Hermes? Se kjo është çorba që është gatuar këto 25 vite.

Reforma shemb piramidën që kontrollohet nga opozita

Postuar në 12 Maj, 2016 12:59

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka deklaruar sot në fjalën e tij në Parlament, se reforma në drejtësi u jep fund ndër të tjera strukutrave që aktualisht kontrollohen nga opozita. “Po të ishit kaq apasionantë për të luftuar krimit, duhet të ishit ju të parët që të prisnit pas derës te komisioni për reformën dhe jeni ju që i shmangeni asaj. Nxirrni përralla për të shtyrë reformën në drejtësi.  Ju i ikni reformës në drejtësi, sepse shemb piramidën e sotme të drejtësisë dhe të gjithë strukturat dhe mekanizmat që ju kontrolloni bie.

Reforma në drejtësi si gjyq publik

Postuar në 21 Mars, 2016 15:09

Kërkesave të vazhdueshme në rritje të qytetarëve të Shqipërisë dhe partnerëve tanë euroatlantikë për drejtësi në Pushtetin Gjyqësor partitë politike pushtetmbajtëse iu përgjigjën duke marrë iniciativën konkrete dhe filluar procesin për Reformë në Drejtësi, jo thjesht sa për të afruar standardet me vendet e BE, por tashmë duhet pranuar dhe pranohet nga të gjithë se plaçkitja legale, e cila favorizohet nga plaçkitja ilegale (korrupsioni) është bërë e rrezikshme për individët, liritë dhe të drejtat e tyre, për mbarë shoqërinë, pasurinë shoqërore, publike, kombëtare dhe shtetërore.

Gërdeci, biznes politik me Drejtësinë

Postuar në 15 Mars, 2016 23:03

Dje në emisionin e Rudina Xhungës u shfaq një intervistë me Guy Lawson, gazetar, i cili ka shkruar një libër për ngjarjen e Gërdecit të vitit 2008. Gazetari në fjalë bëri të ditur se ka gjetur informacione që implikonin në ngjarjet e Gërdecit, ku nga shpërthimi i një fabrike demontimi municionesh gjetën vdekjen 26 njerëz, ish-kryeministrin Sali Berisha, ministrin e dikurshëm të Mbrojtjes Fatmir Mediu, por edhe ish-zyrtarë të ambasadës amerikane, që sipas tij “mbyllën njërin sy”.

S’ka tërmet, reforma në Drejtësi do të jetë Publiçitare

Postuar në 01 Mars, 2016 14:30

Opinioni i Venecias për reformën në Drejtësi i ka dhënë oksigjen dy aktorëve kryesorë që e ndjenin veten të cenueshëm nga realizmi i saj sipas versionit të parë: Ilir Metës dhe Sali Berishës. Me gjykimet evazive, opsionale dhe me delegimin që Venecia i bën politikës shqiptare, ka lënë derën e hapur për çdo spekullim. Pika kritike e diskutimit është hetimi penal, pasi aty ka çaluar drejtësia, në hartimin e akuzës. Gjykata mandej e ka patur të thjeshtë të fusë kokën në rërë si struci.

Modeli kroat për antikorrupsionin, axhenda e LSI-së dhe Byroja e Hetimit si kartë rezervë

Postuar në 23 Shkurt, 2016 17:55

Reforma në Drejtësi është me gjasë kushti i ekzistencës së koalicionit aktual qeverisës. Kjo u bë e qartë edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili gjatë një interviste të paradisa ditëve deklaroi se nëse ajo nuk miratohet, marrëdhënia me Lëvizjen Socialiste për Integrim, prishet. Pika kritike e kësaj marrëdhënieje që po merr shkas nga “lexime” të ndryshme të draftit të të propozuar nga ekspertët, është njësia antikorrupsion, e cila së fundmi, është shoqëruar me propozimin e ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit në varësi të Ministrisë së Brendshme.

"Duhen monumente për Dështimin"

Postuar në 09 Shkurt, 2016 22:56

Nëpërmjet artit të tij kërkon që të mbajë qëndrim ndaj fenomeneve social-politike. Kësaj radhe fenomeni që e ka ngacmuar është dështimi. Për këtë ka zgjedhur çështjen e Gërdecit, duke e konsideruar si më të gjeturën, ose si dështimin më të suksesshëm që ka ndodhur në historinë bashkëkohore shqiptare. Ai tregon se vendimi i Gjykatës së Lartë në vitin 2013, nuk e mori parasysh gjendjen ekonomike të banorëve të fshatit, që punonin në fabrikë, për demontimin e armëve, në kushte të mjerueshme.

Prokurorisë i skadojnë afatet, Fullani mbyll hesapet me drejtësinë

Postuar në 26 Janar, 2016 20:39

Prokuroria ka tejkaluar afatin e rekursit për çështjen e ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, duke mos e dërguar atë në Gjykatën e Lartë. Zyrtarisht prokuroria e Apelit pohoi për Top Channel se nuk ka depozituar rekurs në Gjykatën e nivelit të tretë, për të kundërshtuar vendimin e pafajësisë të shpallur më 23 dhjetor nga Kolegji Penal i kësaj gjykate.

Afati për ta kryer këtë veprim ishte deri më 23 janar, ndërkohë që në tejkalim të kësaj periudhe proceduriale meqënëse nuk pati asnjë reagim nga prokuroria, vendimi i pafajësisë për Fullanin merr formë të prerë.

Pages

Subscribe to RSS - drejtesia