drejtesi

Ngjela flet për reformën në drejtësi: Ka një marrëveshje të fshehtë politikë­-gjyqësor, duhet zhbërë

Postuar në 25 Shtator, 2015 11:31

Në një konferencë të organizuar nga Akademia e Shkencave për reformën në drejtësi ka folur edhe avokat Spartak Ngjela, i cili ka qenë i ashpër në deklaratat e tij. Ai u shpreh se në Shqipëri nuk ka sistem drejtësie. “Pa ligj nuk do shtegtonim dot, ligj kanë dhe kafshët. Ajo që na ndan është principi etik. Kriza jonë është krizë sistemi, ndërsa problem kryesor është dhënia e drejtësisë. Konstatoj me bindje se ne nuk kemi sistem”,­ tha Ngjela. Avokati foli për një marrëveshje të fshehtë mes politikës e gjyqësorit, të cilën sipas tij, shqiptarët duhet të kenë forcë ta zhbëjnë.

Lu: Në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi

Postuar në 18 Shtator, 2015 13:10

Në Shqipëri fjala e një ambasadori vlen më shumë se e çdo politikani tjetër. Edhe kur bëhet fjalë për denoncime. E sidomos kur ai përfaqëson një vend të fuqishëm si Shtetet e Bashkuara. Këtë herë ambasadori amerikan Donald Lu ka deklaruar se në Shqipëri duhet të paguash për të marrë drejtësi. Ai tha se populli shqiptar nuk i beson sistemit të drejtësisë. Lu ka bërë një tjetër thirrje për një reformë drejtësie gjithëpërfshirëse. I pranishën në prezantimin e projektit “Just”, ambasadori Lu tha se populli shqiptar meriton një sistem të ndershëm dhe të pavarur.

Reforma në Drejtësi, jo reforma për Drejtësi

Postuar në 13 Shtator, 2015 12:20

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka dhënë një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shiptare. Duke folur për procesin e Integrimit, Gjosha, shprehet optimiste se vlerësimi në muajin tetor nga progres raporti, do të jetë "shumë i gjerë". "Ne presim në tetor progres raportin i cili do të jetë shumë i gjerë në vlerësime edhe për shkak të reformave që qeveria ka ndërmarrë në shumë fusha.

Presidenti: “Pa dekriminalizim, shqiptarët nuk besojnë në vendimmarrjen e institucioneve”

Postuar në 17 Gusht, 2015 22:34

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në një intervistë dhënë për Tv Klan. Ndër të tjera, Nishani ka folur edhe për dekriminalizimin e politikës, proces i pakapërcyeshëm sipas tij, bllokimi i të cilit minon besimin e qytetarëve tek institucionet. “Unë besoj që do të ketë hapa shumë seriozë, sepse mbi të gjitha nuk ka një alternativë tjetër.

Reforma në Drejtësi, Halimi flet për ura bashkëpunimi me mazhorancën

Postuar në 15 Gusht, 2015 11:07

A mundet që për shkak të një bashkëpunimi pozitë-opozitë siç është dhe Reforma në Drejtësi, të hidhen hijet e dyshimit për një plan aleancë mes dy partive të mëdha PS e PD? Kjo gjë po ndodh përditë në tregun mediatk. Gjithçka mund të ndodhi, edhe pse liderët përkatës e kanë mohuar së fundit një gjë të tillë. Megjithatë bashkepunimi për Reformen në Drejtësi është një shkas më shumë për të aluduar

Pages

Subscribe to RSS - drejtesi