doreshkrimi

Zbulohet një dorëshkrim i panjohur i John Locke

Postuar në 03 Shtator, 2019 16:02

 Në SHBA është zbuluar së fundmi një dorëshkrim i panjohur i folozofit të mirënjohur të shekullit të 17-të, John Locke. I titulluar “Arsyet për tolerimin e njëjtë me të tjerë të katolikëve”, dorëshkrimi mendohet se daton në vitet 1667-1668 dhe është poseduar nga pasardhësit e një miku të Locke deri në vitet ’20 të shekullit të 20-të. Në këtë kohë dorëshkrimi iu shit në një ankand ndaj një tregëtari librash dhe nga ai qarkulloi në koleksione private deri sa iu dhuar kolegjit St John në Annapolis.

Patriarkana Ekumenike padit Universitetin Princeton për një dorëshkrim të vjedhur në vitin 1917

Postuar në 24 Dhjetor, 2018 18:21

Patriarkana Ekumenike e Stambollit ka depozituar një padi ndaj universitetit të njohur të Princeton në ShBA me akuzën se gjatë Luftës i Botërore ëshyë bërë pjesë e vjedhjes së një dorëshkrimi të erës bizantine në një manastir në Maqedoninë greke. Padia është firmosur nga patriarku Bartolomeu dhe sipas raportimeve mediatike ajo i referohet një ngjarjeje të vitit 1917 kur guerrilas bullgarë grabitën manastirin e Theotokos Eikosiphoinissa dhe morën dorëshkrime, monedha floriri dhe gjëra të tjera të çmuara të ngarkuara në 24 mushka.

Këngët e Milosaos, Arkivat publikojnë dorëshkrimin origjinal të De Radës

Postuar në 21 Qershor, 2017 11:13

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave publikon sot në faqen e vet në Facebook, pjesë nga dorëshkrimet origjinale të veprës së Jeronim De Radës, konkretisht nga “Këngët e Milosaos”. Po kështu njoftohet se shteti shqiptaar e bleu arkivin e poetit të shquar arbëresh për 3 milionë lireta në vitin 1952 dhe DPA-ja publikon edhe fletën e procesverbalit. Më poshtë fotot që janë interesante:

Procesverbali i marrjes në dorëzim

Zbulohet dorëshkrimi/Avicena ka vëzhguar një Supernova në vitin 1006

Postuar në 24 Prill, 2016 23:39

Disa shkencëtarë gjermanë kanë zbuluar një dorëshkrim të dijetarit të mirënjohur pers, Ibn Sina, njohur në latinisht si Avicena, në të cilën përshkruhet vëzhgimi i një Supernove. Supernova është shpërthimi i një ylli në fund të jetës së tij.

Newton si alkimist. Zbulohet dorëshkrimi i shekullit të 17-të

Postuar në 05 Prill, 2016 04:17

Një dorëshkrim i shekullit të 17-të, i mbajtur në një koleksion privat dhe që është një ndër recetat alkimiste të fizikanit të njohur Isaac Newton është bërë së fundmi pjesë e Fondacionit për Trashëgiminë e Zbulimeve në Kimi. Dorëshkrimi ka të dhëna për atë sesi Newton mendonte të realizonte Gurin Filozofik; aty flitet për zemër pëllumbi  e flakë dragoi. Një anë tjetër e fizikanit që siç thekson “National Geographic”, shkruajti mbi një milionë fjalë për alkiminë.

Dixhitalizohet Dorëshkrimi i Elbasanit

Postuar në 09 Tetor, 2015 14:59

Robert Elsie njofton në faqen e tij, se Dorëshkrimi i Elbasanit – “teksti i hershëm shqip i dorëshkrimit të ungjijve (biblike) të Elbasanit (viti 1761) nga Gregori i Durrësit, shkruar në një alfabet të posaçëm, ndodhet tani në internet në një version të modernizuar”! Dixhitalizimi është shoqëruar edhe me transliterim dhe përkthim anglisht. Dorëshkrimi konsiderohet si vepra më e vjetër e letërsisë ortodokse shqiptare. Në të është vënë në punë një alfabet i veçantë, me parimin një grafemë për një fonemë. Ka 59 faqe , ku përfshihen përkthime biblike.

Subscribe to RSS - doreshkrimi