dorehqeja

Ikën Gruevski

Postuar në 11 Dhjetor, 2017 10:25

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi I partisë, VMRO-DPMNE. Ai e ka paraqitur dorëheqjen para Komitetit Qendror të partië ku morën pjesë 111 anëtarë. VMRO ka njoftuar përmes sekretarit të Përgjithshëm, Hristijan Mickovski mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm në datat 22-23 dhjetor, por duke shtuar se rendi i ditës së tij nuk është përcaktuar ende.

Ndërkohë mediat shqip në Maqedoni përcjellin informacione mbi arsyetimin e vetë Gruevskit për këtë akt.

Ikën Korkuti...për arsye personale

Postuar në 06 Shtator, 2017 13:41

Muzafer Korkuti, që mban edhe titujt profesor doktor, ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e zv.kryetarit të Akademisë së Shkencave, ku u zgjodh para disa ditëve. Në letrën e hartuar me këtë rast, Korkuti që ndërroi vendin me kryetarin aktual, Gudar Beqiraj, ka nxjerrë si shkak largimi, “arsyet personale”.

Kurbanët e stabilitetit(foto)

Postuar në 22 Maj, 2017 14:59

Pas marrëveshjes Rama - Basha, kreu i kQZ-së Denar Biba ka hapur rrugën me aktin e dorëheqjes. 

Subscribe to RSS - dorehqeja