dollari

Një “botë” alternative pa dominimin e dollarit

Postuar në 24 Qershor, 2023 12:01

Vendet e BRICS janë angazhuar muajt e fundit për të shmangur përdorimin e dollarit, monedhë që sipas tyre i ka vënë në disavantazh. BRICS është shkurtesë për Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën, të cilave në vitin 2010 iu bashkëngjit edhe Afrika e Jugut, të gjitha tregje në zhvillim që së bashku përbëjnë 1/3 e ekonomisë globale dhe 40% të popullsisë së botës.

Perspektiva e një çrregullimi monetar global

Postuar në 30 Mars, 2022 19:12

 

Në fund të janarit, Rusia kishte rezerva valutore me vlerë 469 miliardë dollarë. Ky akumulim lindi nga maturia që imponoi kriza e vitit 1998 dhe, siç shpresonte Vladimir Putin, njëkohësisht edhe një garanci për pavarësinë financiare. Por, kur filloi "operacioni special ushtarak" në Ukrainë, Putin u gjet para faktit se më shumë se gjysma e rezervave të tij valutore kishin ngrirë. Monedhat e armiqve të tij pushuan së qeni para të përdorshme. Kjo nuk ka rëndësi vetëm për Rusinë. Një demonetizim i shënjestruar i monedhave më të përdorura globalisht ka implikime të mëdha.

Guvernatori i Bankës së Anglisë: Dollari duhet zëvendësuar me një monedhë globale si Libra

Postuar në 26 Gusht, 2019 14:27

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney ka propozuar një valutë globale të ngashme me Libra-n e propozuar nga Facebook në mënyrë që të zgjidhet aop korrigjohet problemi i krijuar nga hegjemonia e dollarit amerikan. Ndonëse një ide e paplotë, sipas bankierit britanik një monedhë globale do të zgjidhte edhe problemin e krijuar nga dualiteti mes dollarit dhe monedhës kineze. Propozimi është bërë në simpoziumin e Jackson Hole dhe sipas tij realiteti i një bote multipolare kërkon një sistem valute multipolare, me një valutë sintetike “hegjemone”, që “reflekton monedha të besueshme si rezerv

Turqit, "luftë" dollarit me hanxharë dhe vare

Postuar në 18 Gusht, 2018 18:32

Një pjesë e turqve kanë shprehur solidaritetin e tyre me thirrjen e qeverisë për luftë ndaj dollarit dhe ndaj mallrave amerikane. Kasapë që presin kartëmonedha me hanxhar, një tjetër që godet me vare iPhone, apo një tjetër që djeg kartënmonedhat, të gjithë kanë përcjellë në rrjete sociale mërinë e tyre anti-amerikane.

Turqia nuk e ka përjetuar fare mirë vendimin e SHBA për të vendosur sanksione për shkak të çështjes së pastorit Brunson. Erdogan ka adoptuar gjuhën e tij të zakonshme duke deklaruar se Turqia do të triumfojë.

Turqia, luftë dollarit në Azi: Tregëti me Iranin, Rusinë dhe Kinën në monedha lokale

Postuar në 06 Dhjetor, 2016 08:31

Turqia ka ndërmarë së fudmi një nismë me karakter ekononomik që mund të ketë rrjedhoja jo të vogla: tregtëti me katër vendet kryesore aziatike në monedhën lokale. Më datën 3 dhjetor, presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, zbuloi këtë ide në Ankara:

Sugjerova si më poshtë: Le ta bëjmë tregëtinë në monedhë locale. Çfarëdo lloj gjëje që blej prej jush do ta paguaj në rubla ruse dhe çfarëdo lloj gjëje që do blini prej meje do ta paguani në lira turke”, citon “Hurriet” presidentin turk, i cili këtë ofertë ua ka bërë edhe Iranit dhe Kinës. 

Luftë dollarit/Rusia propozon pagesa në monedha kombëtare me Kinën dhe Iranin

Postuar në 09 Shkurt, 2016 15:37

Pas Iranit që deklaroi se do të pranojë pagesa vetëm në euro për shitjen e naftës së vet, një tjetër veprim i ngjashëm pasohet nga Rusia. Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se Presidenti i vendit, Vladimir Putrin, ka deklaruar nevojën e përdorimit të monedhave kombëtare në pagesat bilaterale me Iranin dhe me Kinën.

SHBA drejt reçesionit?

Postuar në 03 Janar, 2016 04:38

Banka Federale Amerikane ka vendosur së fundmi të rrisë normën e interesit, duke vlerësuar se ekonomia e vendit po performon mirë. Mirëpo për dy emra të rëndësishëm në botën e biznesit, viti që po vjen mund ta gjejë Amerikën në reçesion. Miliarderi Sam Zell deklaroi në një intervistë për “Bloomberg” se ekonomia e SHBA-së mund të hyjë  në reçesion vitin që vjen, duke shtuar se Banka Federale duhet të rriste normën e interesit të paktën 6 muaj më parë, për të patur mundësi të manovrojë.

Subscribe to RSS - dollari