Dogjani

PD-ja do të çojë në Kushtetuese ligjin për kamerat e sigurisë: "Mund të përdoren për qëllime elektorale e shantazhuese"

Postuar në 22 Qershor, 2016 19:13

Ligji “për masat shtesë të sigurisë publike”, do të kalojë për votim në seancën plenare të kësaj të enjteje, pas rrëzimit të dekretit të Presidentit në Komisionin e Sigurisë. Por ka gjasa që ky ligj të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese, pasi Partia Demokratike e sheh si një ligj të papajtueshëm me Kushtetutën dhe se ka interesa klienteliste. Në një intervistë për TemA TV, deputeti i PD-së, anëtar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Asllan Dogjani përveç kësaj tha se kjo mund të përdoret për qëllime elektorale dhe shantazhuese.

Ish-shefi i shërbimit sekret të ushtrisë, emërohet në krye të Forcës Detare

Postuar në 13 Tetor, 2015 18:57

Ylber Dogjani, ish-shef i Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, i shkarkuar nga kjo detyrë pak ditë më parë, është dekretuar sot në krye të Forcës Detare. Kjo zbardhet nga dekreti i Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, që e cakton Dogjanin në krye të një prej forcave përbërëse të ushtrisë shqiptare. “Në mbështetje të nenit 93 dhe pikës 3, të nenit 169 të Kushtetutës, të gërmës “c” pikës 3, të nenit 9 të ligjit nr.

Shkarkohet shefi i shërbimit sekret të ushtrisë

Postuar në 06 Tetor, 2015 14:48

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes, Ylber Dogjanin. Dogjani, me gradë gjeneral, është emëruar në detyrë nga qeveria e kaluar në korrik të vitit 2013. AIM është emri i ri për Shërbimin Informativ Ushtarak. Nuk bëhen të dityara arsyet e shkarkimit.  

Akuza në komisionin parlamentar: Të burgosurit, 100 euro rryshfet për një ditë leje

Postuar në 05 Tetor, 2015 14:14

Në Komisionin kuvendor të Sigurisë Kombëtare, deputeti demokrat (ish socialist) Asllan Dogjani ka akuzuar drejtorin e Burgjeve, Artur Zoto se në institucionin që ai drejton korrupsioni është masiv aq sa për një ditë leje të veçantë duhen paguar 100 euro. Gjatë diskutimit të projektligjit për burgjet e hapura, Dogjani renditi tek rastet e korrupsionit edhe shërbimin e spitalit të burgjeve. "Mos është një mundësi për rritjen e korrupsionit? Sot një ditë leje është 100 euro/dita, për një vizitë po ashtu​. Korrupsioni është shumë i madh. Do doja shumë të më kishe thënë të vërteta.

Subscribe to RSS - Dogjani