diplomatet

Misteri i problemeve shëndetësore të diplomatëve amerikanë në Kubë

Postuar në 17 Shtator, 2017 16:23

Diçka misterioze po ndodh me diplomatët amerikanë në Havana të Kubës. Associated Pres shkruan së fundmi për hetimet që po kryhen nga pala amerikane rreth shkaqeve të simptomave që kanë prekur deri më tani 21 pjesëtarë të trupit diplomatik të SHBA në Kubë. Mjekët, shkencëtarët dhe analistët e shërbimeve sekrete nuk kanë qenë në gjendje të japin shpjegim se çfarë po ndodh ndonëse teoritë e tyre përfshijë armët elektromagnetike, pajisje përgjuese apo edhe një sulm zanor.

“Asnjë Pazar. Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama!”

Postuar në 03 Maj, 2017 09:55

Koço Kokëdhima, kryetar i lëvizjes “Zgjidhja”, ka menduar të dalë sot me një editorial të vetin që merret me trajtimin e krizës politike në vend. Editoriali shfaqet në ditën kur është njoftuaar takimi mes kreut të PD-së dhe kryeministrit Edi Rama, mes të cilëve Kokëdhima, duket se zgjedh të parin në funksion të kauzës së zgjedhjeve të lira.

Koha që roli i ambasadorëve të huaj të inkastrohet në suazën e ligjit dhe konventave

Postuar në 02 Shkurt, 2017 22:51

Dy vitet e fundit kanë nxjerrë në dritë tjetër për opinionin publik rolin e ambasadorëve amerikanë në Tiranë. Qytetarët shqiptarë kanë patur rast të njohin se çfarë ndikimi dhe pasojash prodhojnë ambasadorët që operojnë si parti politike mbi palët, në kohën kur në Shqipëri Mariza Lino merrte pjesë në gatimin e çorbës së përgjakur të vitit 1997. Më pas diplomatët amerikanë luajtën rol thelbësor në ngjarjet pasuese për të ardhur e krijuar profilin e një guvernatori.

Qeveria përmirëson trajtimin financiar për diplomatët jashtë vendit dhe familjarët e tyre

Postuar në 18 Janar, 2017 21:28

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e fundit një sërë ndryshimesh të rëndësishme në ligjin për personelin e shërbimit të jashtëm dhe familjarëve që i shoqërojnë ata, duke propozuar një trajtim më të plotë financiar, handikap që shërbimi ynë i jashtëm e ka vuajtur në vite. Kështu qeveria vendosi që gjatë kohës së ushtrimit të detyrës në misionet diplomatike dhe postet konsullore jashtë vendit, personeli i shërbimit të jashtëm të përfitojë të drejtën e mbulimit të shpenzimeve të qirasë së banesës, energjisë elektrike, ujit, gazit dhe ngrohjes.

Një konsideratë nga Moska për nobelistin Obama

Postuar në 31 Dhjetor, 2016 09:31

Veçanërisht nënçmuese ishin komentet e zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse si reagim ndaj vendimit të qeverisë amerikane për të dëbuar 35 diplomatët rusë nga Shtetet e Bashkuara.

““Miqtë” dhe diplomatët po bëjnë presion për sanksionimin e martesave gej në kuadër të ndryshimeve kushtetuese”

Postuar në 30 Maj, 2016 10:22

Ish-ministri i qeverisë së PD-së, Genc Ruli, thotë në një intervistë për gazetën “Panorama” se me reformën në drejtësi, ekspertët e huaj, po përpiqen që t’i ngecin Shqipërisë edhe një sanksionim kushtetues për orientimin seksual. Sipas Rulit, Shqipëria ka një legjislacion liberal në këtë drejtim, ndaj ngjan disi e pajustifikuar kjo përpjekje e “miqve” ndërkombëtarë që të bëjnë këtë ndërhyrje. “Atëherë përse duhej marrë mundimi të bënim këtë shtesë të panevojshme në Kushtetutën tonë?

“Ky nuk është vendi juaj. Kjo është Turqia”

Postuar në 29 Mars, 2016 16:46

Ka bërë bujë një fjalim i presidentit turk në Stamboll, përmes të cilit ai sulmoi sjelljen e disa përfaqësuesve diplomatikë në Turqi. Recep Tayip Erdogan thuhet se ka sulmuar veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner, i angazhuar për çështjen e një gazetari që po gjykohet për akuzën e spiunazhit. “Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül.

Mikun e Erdoganit "diplomatët e thërrasin “i sëmuri i Tiranës”"

Postuar në 22 Dhjetor, 2015 21:29

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj disa komenteve të kryeministrit Edi Rama në Izrael. Në fakt ka interes më shumë gjuha e përdorur nga Basha, sesa qëndrimi politik, një gjuhë që zbulon se çfarë mendojnë disa diplomatë në Tiranë për kryeministrin, ndonëse kjo pak rëndësi ka. Tha Basha: “As toka e Shenjtë e Jeruzalemit nuk i bën dot derman "të sëmurit të Tiranës" siç e thërrasin mes tyre diplomatët dhe miqtë e huaj. Krahason të pakrahasueshmen.

Pages

Subscribe to RSS - diplomatet