dhuna

Ambasada amerikane: Në të ardhmen protestat duhet të mbeten paqësore

Postuar në 08 Dhjetor, 2015 18:40

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në një njoftim të saj thotë se dënon dhunën e ndodhur gjatë protestës së sotme në Tiranë.

“Duke shprehur bindjen se  e drejta e qytetarëve për t’u mbledhur, për t’i bërë kërkesa qeverisë dhe për të protestuar paqësisht është simboli i një shoqërie të lirë dhe të shëndetshme, selia diplomatike e Shtetetve të Bashkuara thotë se akte të tilla si hedhja e gurëve, vënia e flakës dhe dëmtimi i pronës publike nuk përputhet me vlerat demokratike”-shkruhet në njoftim.

Kapitalizimi i protestës

Postuar në 07 Dhjetor, 2015 15:10

Disa media pranë qeverisë, si gazeta “Shekulli” njoftojnë se protesta e nesërme do të ketë dhunë. Madje sipas kësaj gazete, mbështetës të skenarit të dhunës është ajo që në shkrim quhet si “garda e vjetër me Sali Berishën në krye”, ndërkohë që Lulzim Basha qenka kundër këtij skenari. Po sot Arben Imami ka kritikuar opozitarizmin e Lulzim Bashës, teksa është shprehur se “shqiptarët nuk kanë shpresë as tek opozita”. A është ky një paralajmërim se protesta e 8 dhjetorit do të ketë dy axhenda?

Emigranti shqiptar dhe shoku i tij shpërblehen me 150 mijë euro për shuplakat që i dhanë njëri tjetrit në komisariat (Video)

Postuar në 02 Dhjetor, 2015 13:50

Këto shuplaka që u detyruan t’I japin  njër-tjetrit një emigrant shqiptar dhe shoku i tij nga Kazakistani në një rajon të policisë greke kanë vlerë 150 mijë euro.Pas 8 vitesh process gjyqësor ndaj shefit të policisë që i detyroi ata të dhunojnë njëri-tjetrin Gjykata vendosi dëmshpërblimin e tyre nga shteti në vlerën e 150 mijë euro me shpjegimin se organet e rendit duhet të respektojnë të ndaluarit dhe t’I trajtojnë ata me të gjitha të drejtat që u takojnë pa ushtruar asnjë formë dhune.

E mira e përbashkët lyp Transplant...

Postuar në 10 Nëntor, 2015 14:53

 

“ABCNEWS” raporton sot se një grup xhirimi i këtij televizioni është sulmuar dhe dhunuar nga shefi i Komisariatit nr. 4 në Tiranë, Fatmir Lleshi. Po sipas këtij televizioni një operator është shoqëruar në mjediset e këtij komisariati. Në faqen e televizionit thuhet se “ngjarja ka ndodhur sot në drekë ndërsa grupi i xhirimit të “ABC NEWS” ka qenë duke përgatitur një kronikë në një rrugë pranë këtij komisariati, kronikë që nuk kishte objekt të saj policinë”.

Video/Rrahje masive mes serbëve e kroatëve në Athinë

Postuar në 05 Nëntor, 2015 15:45

Rreth 20 kroatë, tifozë të Dinamos së Zagrebit, janë sulmuar nga dhjetëra serbë në aeroportin e Athinës pasi ktheheshin nga ndeshja e ekipit të tyre me Olimpiakos. Pamjet tregojnë se serbët ishin organizuar me shkopinj dhe mjete të forta për të sulmuar kroatët, një tjetër provë e urrejtjes etnike që dominon Ballkanin. 

 

Luan Pobrati: "Sigurimi ndikoi pak, ose aspak në krijimin e partive politike më '90-ën

Postuar në 03 Nëntor, 2015 10:08

Luan Pobrati, një ish-pjesëtar i Sigurimit të Shtetit i ka dhënë gazetës "Dita" një intervistë ku flet për disa aspekte të së shkuarës dhe akuzave për dhunë ndaj artistëve. Në intervistë del edhe ndonjë pseudonim për ndonjë artist, si dhe rrëfehet një moment për vitin '90.

-Z.Pobrati, si e vlerësoni ligjin për hapjen e dosjeve? A mendoni se ai do t’ja arrijë qëllimit?

Druri ka dalë nga Xheneti/“Mësuesja e shkollës në Bushat, të kthehet në punë”

Postuar në 21 Tetor, 2015 13:51

Mësuesja Nevila Duraj u largua nga puna sepse u filmiay duke qëlluar një nxënës në shkollën “Gjon Ndoci” në Bushat. Por sot, nëna e fëmijës thotë se mësuesja ka të drejtë ta qëllojë nxënësin kur bën prapësi. Ndaj ajo duhet të kthehet në punë: “Fëmijën tim kur e kam çuar në shkollë i kam thënë mesueses se fëmija kur bën zhrumë, s’mëson, një shpullë me ja dhanë fëmijës, ça ka se e rreh mësuesja, se i jep një shuplakë? Për mua ajo është një mësuese shumë e mirë. Sa për mua si prind për mua ajo që tani fillon mësimin.

Kinema apo stadium? Masa ekstreme për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Postuar në 20 Shtator, 2015 13:27

Federata Shqiptare e Futbollit dhe strukturat që do të mbikëqyrin ndeshjen Serbi-Shqipëri kanë menduar ashpërsimin e masave. Kështu sipas “Mapo” “veprimet e paligjshme të tifozëve në ndeshjen Shqipëri-Serbi, ka gjasa të konsiderohen akte terroriste, duke bërë që fajtorët të dalin përballë Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe të marrin ndëshkime ekzemplare”.

Skenar vere, apo e vërtetë? Berisha shkruan se kryeministri Rama ka qëlluar ministrin e Brendshëm Tahiri

Postuar në 05 Gusht, 2015 05:54

Disa media “vunë re” se ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, kishte një sy të nxirë gjatë aktiviteteve të fundit në Jal. Dhe nuk vonoi “shpjegimi”, në të cilin jep kontributin e vet edhe ish-kryeministri, Sali Berisha. Sipas tij, Saimir Tahirin e ka goditur kryeministri Edi Rama. Diçka e pakonceptueshme. Mirëpo Berisha nuk ndalet kur shkruan se përvoja të tilla kanë patur edhe Shkëlqim Cani, Ilir Beqja, apo Arben Ahmetaj.

Pages

Subscribe to RSS - dhuna